Tendera? PPP? Apo koncesione?

Tendera? PPP? Apo koncesione?

Nisur nga raportimet e fundit që në Shqipëri mund të bësh çdo gjë, kur të duash, sa të duash dhe si të duash, është krijuar përshtypja e gabuar se janë ezauruar të gjitha idetë për të bërë tendera.

Lajmet se janë bërë tendera  për menytë në stane apo parashikimin e motit nuk duhet të krijojnë idenë e gabuar se në këtë vend janë konsumuar kapacitetet intelektuale për ide novatore që mund t’i shërbejnë jo vetëm taksapaguesve shqiptarë, europianë apo amerikanë, por të gjithë njerëzimit.

Ja një listë modeste që mund të merret në konsideratë:

Ministria Mbrojtjes: Thirrje për tender: Parashikimi i nisjes së konfliktit/luftës Rusi- Ukrainë (procedurë e përshpejtuar)

Ministria Arsimit: Studim; cila gjuhë e huaj duhet të jetë prioritare në programin shkollor të vitit 2056

Ministria Drejtësisë: Edukimi i të burgosurve me vlerat ambientaliste!

Ministria e Brendshme: Ndikimi aksidenteve në Indi, në sigurinë rrugore të rajonit Ballkanit.

Ministria Shëndetësisë: Pandemitë që do të tronditin botën në 2060-2090.

Ministria e Jashtme: 1. Reformimi arkitekturës institucionale, legjislative dhe organizative të BE-së. 2. 33 vjet pas Luftës së Ftohtë, emergjenca për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministria e Kulturës: Gjetja e veprave të humbura të Eskilit.

Bashkia Tiranës: Rikualifikimi urban i Hiroshimës dhe Nagasakit.

Akademia e Shkencave: 1. Perandoria Osmane dhe Ballkani Hapur, një qasje krahasuese. 2. Vizioni Skënderbeut për integrimin europian të Shqipërisë.

SPAK: metodat speciale të hetimit për të luftuar dy mafiet më të rrezikshme në glob; jakuzën japoneze dhe triadat kineze.

Drejtoria Emergjencave: strategjitë dhe taktikat e shuarjes së zjarreve në Amazonë.

Posta Shqiptare: Përpilimi letrave dhe kolipostës në Egjiptin e Lashtë.

Sigurimet Shoqërore: Skema e pensioneve në perandorinë Romake dhe shkaqet e kolapsit të saj.

Doganat: Kontrabanda e mallrave në Republikën e Venedikut.

KESH: roli i kandilit në revolucionin e dytë industrial anglez.

Shërbimet rrugore:  Sistemi targave në karrocat europiane, shekulli 17-19

Shoqata Dardania: Kontributi Mic Sokolit në falimentimin e fabrikës më të madhe osmane për prodhimin e topave.

Shoqata Labëria: Roli pararendës i Selam Musait në integrimin e Shqipërisë në Traktatin e Varshavës dhe më pas në NATO!

Pyetja është: duhet tender me procedurë të përshpejtuar? Partneritet Publik Privat? Ofertë e pakërkuar? Konçesion?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 20/02/2022 12:53

    Lutfiu qe merr rrogen qyl ne RTSh

    Përgjigju
    • @Drini Karit: 20/02/2022 13:38

      Ti ke hallin e Lutfiut(mua personalisht sma ndjen dhe nuk eshte se e pelqej si gazetar)por në këtë rast ka shumë të drejtë.. Apo ke hallin se je nje nga lëpirsat e kockës PPP që po rrjep Shqiptaret pa dallim i PD a i PS..?! QOR DOWN LEGEN JE O DRIN KARI

  • ariu: 20/02/2022 11:42

    PPP =POLITIK, PIDH,PARA

    Përgjigju
    • Hahahahaha: 20/02/2022 12:26

      ariu.....je i madh!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin