Historia e qeverisjeve të shtetit shqiptar u pasurua me një “lloj” i ri.
Qeverisja nga një kabinet në përbërjen e të cilit funksionojnë ata që i emërtuan si “ministra teknikë”. Ky grup funksionarësh të lartë, me kuptimet, qëndrimet dhe sjelljet e tyre, formon një rast studimi interesant për studiuesit e politikës, të sociologjisë, psikologjisë etj.
Në vijim dhe sa lejon ky format mediatik, reflektohet mbi bëmat e një përfaqësueseje tipike të grupit, Zonjës Mirela Karabina, ministre e Arsimit dhe Sporteve. Ajo është e panjohur për mjedisin politik, akademik dhe arsimor shqiptar. Me arsimin atë e lidhin, thjesht, vitet e punës si mësuesve. Si e tillë, sigurisht, nuk ka vlerë analiza e qëndrimeve dhe e vendimeve të saj ministrore.
Përkundër kësaj, mendojmë se vlen jo pak rezistenca e administratës publike të MAS-it që ndali me profesionalizëm “batërdinë” institucionale që mund të shkaktonin vendimet e saj.
Njëherazi, shqetësuese janë kuptimi dhe përgjegjësia që kanë për qeverisjen drejtuesit e PD-së dhe Presidenti që e përzgjodhën, dekretuan, orientuan dhe këmbëngulin për ta mbajtur në detyrë.
Që në krye të herës dhe për të mos u keqkuptuar, nuk na shqetëson anonimati profesional i znj. Karabina. Anonimati, përpara marrjes së detyrës nuk është parakusht për mosplotësimin e saj me sukses. Përkundrazi. Janë të shumtë rastet, në botë dhe tek ne, ku persona të panjohur më parë për publikun, me njohuritë, kompetencën profesionale dhe përkushtimin në plotësimin e roleve dhe të përgjegjësive, kanë ofruar deri dhe modele të qeverisjes së mirë. Por, anonimati i ministres teknike, me gjithë sa jetësoi në detyrë, provoi të kundërtën.
Në vijim, shtjellohet përballja e saj me profesionistët e MAS-it, që arritën të shmangnin dhunimin e praktikave ligjore administrative nga vendimmarrjet e saj subjektive. Vendime që, mund të shpartallojnë institucionet, kur frymëzohen nga mllefi armiqësor për të ndryshimit, militantizmi i verbër dhe këmbëngulja për të mos nxënë. Njëherazi, theksohet se sa urgjent është reformimi i thellë i administratës tonë publike.
Dihet e vërteta e thjeshtë sipas të cilës udhëheqja e çdo ministrie, qoftë dhe për pak kohë, kërkon njohjen e aspekteve kryesore ligjore, drejtuese dhe administrative. Faktet të shumtë tregojnë që znj. Karabina, nuk i njeh këto aspekte.
Po përmend, me vlerën e ilustrimit, pushimin nga puna për shkeljet e supozuara të dispozitave ligjore, pa bazën e duhur të evidencave, të mjaft drejtuesve të zyrave arsimore, pezullimin e disa drejtuesve të departamenteve kryesore të MAS-it, vetëm pse ata kundërshtuan zbatimin e vendimeve ministrore të pabazuar në ligj, emërimin në vendin ë tyre të specialistëve të tjerë të ministrisë, edhe pse kjo nuk përkonte me tagrin e saj si ministre teknike, deri te pushimi nga puna i nëpunësit që menaxhonte hyrje-daljet e personave në ministri (!)
1. Sjelljet prej militanti dëmtojnë administratën publike. Nja nga rastet që e dëshmon këtë sjellje është emërimi si redaktor gjuhësor, pa asnjë kualifikim përkatës, i një militanti të PD-së. Sipas gazetës Tema, “mes qindra mijërave demokratëve të mirëarsimuar të papunë, ministrja e arsimit Mirela Karabina, në kundërshtim edhe me ligjin, me kodin Zgjedhor, neni 88, emëron si punonjës të tempullit të arsimit dhe dijes kombëtare, një eksponent të dhunshëm e të ndëshkuar zyrtarisht”.
2. Mllefi, deri armiqësor, për të ndryshmin cenon veprimtarinë, cilësinë dhe efikasitetin e institucionit. Një nga shfaqjet e kësaj ndjesie është vendimi i znj. Karabina për të pezulluar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të MAS-it. Ajo, me sa kërkoi dhe udhëzoi, tregoi qartë padije për procedurat ligjore të marrjes dhe të zbatimit të vendimeve, sipas dispozitave në fuqi. Të mos dish se si drejtohet një ministri dhe të mos njohësh morinë e dispozitave që rregullojnë aspekte të caktuara administrative, kjo, për një ministër fillestar, sigurisht, nuk është kufizim.
Kufizimi duket se lidhet edhe me mllefin e znj. Karabina ndaj shumë personave në MAS, që i konsideroi dhe i trajtoi më shumë se kundërshtarë politikë. Në rastin e z. Sekretar, kundërshtitë u shfaqën që në fillim. Memot dhe sugjerimet profesionale, të ofruar me etikë dhe profesionalizëm nga z. Ndreca, për aspekte ndryshme që lidheshin me zbatimin e procedurave të caktuara, të panjohura prej ministres, u përjetuan padrejtësisht nga znj. Karabina si kundërvënie, nuk u morën parasysh prej saj dhe u zëvendësuan me veprime personale të pakuptimta dhe konkluzione të gabuara. Kështu, p.sh., u veprua me Maturën Shtetërore. Znj. Karabina ndryshoi skemën e provuar dhe të miratuar nga Ministrja Nikolla. Sugjerimi i z. Ndreca për të respektuar skemat e caktuara të monitorimit, u ndryshuan arbitrarisht nga znj. Karabina.
3. Këmbëngulja për të mos nxënë mbyll shtigjet e ndryshimit të dëshiruar. Nga moria e sjelljeve dhe qëndrimeve, që dëshmojnë padije proverbiale për kërkesat e kuadrit ligjor dhe proceduarat gjegjëse, po shkëpusim rastin e padijes për procedurat e lëvrimit të pagave të punonjësve arsimorë, padije që ministrja Karabina e deklaroi publikisht. Me qëndrimet e saj ajo provoi, veç të tjerave, se nuk di që padijen, fillestari i përkushtuar e mposht me këmbënguljen dhe përkushtimin për të nxënë, me përpjekjet për të thelluar njohuritë.
Sepse, ai di që nxënia e aftëson ta shohësh jetën si draft që mund të përmirësohet; ai di, gjithashtu, që, nëse frikësohet dhe shqetësohet nga nxënia, atëherë i zvogëlohen mundësitë e zgjedhjes dhe gjërat nuk do të shkojnë për mirë. Fakte të shumtë, një pjesë syresh të shtjelluar më sipër, një pjesë të ofruar nga mediat, provojnë padijen e znj. Karabina rreth kësaj të vërtete të çmuar.
Në tërësi, me “bëmat” e saj, Ministrja Karabina duket harron betimin te Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën. Që, së pari e mbi të gjitha, kërkon të mos cenohet zbatimi i programit arsimor të qeverisë Rama 1. Ajo nuk di, apo nuk do, të kuptojë se rrezikon të shkelë deri Kushtetutën, nëse vijon të zbatojë në mënyrë përzgjedhëse funksionet ministrore.
Me qëndrimet dhe sjelljet e saj, të motivuara nga mllefi për kundërshtarin politik, nga militantizmi i verbër dhe këmbëngulja për të mos nxënë, po dëshmon se qeverisja “teknike” e arsimi e realizuar prej saj është vite drite larg gjërave të cilave iu përkushtuan mendjet e ndritura të kombit; po aq larg përvojave të vyera të viteve të fundit.
Ndërkaq, ka një lajm të mirë. Qëndresa e personelit drejtues të administratës së MAS-it ndaj ministres është një provë tjetër që tregon qartë se sa më profesionale ta ndërtojmë administratën shtetërore, në të gjithë nivelet, aq më profesionale, cilësore, efektive dhe efikase do të jenë veprimet dhe produktet që do të ofrojë ajo për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com