Refugjatët, Klosi:Qendrat sociale
do presin fëmijët në rast emergjence

Refugjatët, Klosi:Qendrat sociale<br />do presin fëmijët në rast emergjence
Qendrat e përkujdesit social do të bëhen edhe qendrat pritëse për fëmijët në risk dhe në situatë emergjence. Kështu ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi teksa iu referua situatës së emigrantëve.

“Qendrat e përkujdesit social tashmë do te bëhen dhe qendra pritëse per fëmijet në risk dhe në situatë emergjence, ato kanë stafe profesionale të cilat janë orientuar të shërbejnë për të ardhurit nga zonat e konfliktit. Nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme, është ngritur në Qershor 2015 një grup pune në nivel qëndror me pjesëmarrjen edhe te MMSR. Ky grup pune ka hartuar një plan veprimi emergjence për të pritur të ardhurit nga Lindja e Mesme dhe zona të tjera me fluks të lartë largimi të qytetarëve. Stafet e qendrave pritëse dhe të qendrave të zhvillimit në të gjitha qarqet e Shqipërisë kanë marrë udhëzime për të asistuar të moshuarit, viktimat e dhunës dhe abuzimeve, dhe personat me aftësi të kufizuara,“ është shprehur Klosi.

Sipas tij, MMSR do të japë maksimumin në evidentimin e fëmijëve  dhe mbrojtjen e tyre në raste emergjence.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, zBlendi Klosi morri pjesë në takimin e Komisionit të  Përgjithshëm për Zhvillimin Social, Edukimin, Kërkimin dhe  Shkencën i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së.

klosi

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema