Refugjatët nga Italia/ Alibali: Do nxitet emigracioni klandestin në Shqipëri! Gazetari shqiptar në Athinë: Shqipëria do ngrejë qendra refugjatësh në Kakavijë e Korçë

Analisti Neritan Alibali e sheh me rezerva marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni për ngritjen në Shqipëri të 2 qendrave për pritjen e refugjatëve nga Italia.

Studio Live, në Report Tv, Alibali tha se marrëveshja duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të parë vlefshmërinë e saj në raport me ligjin themeltar të shtetit. Sipas tij, Parlamenti duhet të modifikojë legjislacionin e vendit në funksion të marrëveshjes.

Gjithashtu, Alibali tha se Shqipëria eksporton emigracion dhe mund të kthehet në një vend që do të shfrytëzohet për emigracionin klandestin, pas mbërritjes së refugjatëve.

'Ajo që të bënë përshtypje ose që duhet parë me kujdes janë një pjesë e madhe e elementëve të së drejtës. Si do të qëndrojnë kjo marrëveshje para të drejtës së brendshme shqiptare. Duhet të dimë se deri ku shkon juridiksioni italian. Është thënë se do t’i jepet territor shtetit italian. Këta persona që hyjnë në territorin e Shqipërisë kthehen në subjekte të ligjeve të Shqipërisë. Kjo marrëveshje mendoj se më parë duhet të kaloj në Gjykatën Kushtetuese. Mund të them që Shqipëria është një vend migrator, e cila eksporton emigracion dhe në këtë aspekt një numër i madh shqiptarësh kalojnë në vende të tjera ilegale. Infrastruktura e mafies shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore është ekselente e mirë organizuar dhe nuk dot të bëjë gjë tjetër që ti shtohet puna. Mund të kthehet një vend që eksporton në mënyrë të lehtë emigracionin klandestin.'- tha Alibali.

Gazetari shqiptar me banim në Athinë, Etmond Guri komentoi në "Studio Live" marrëveshjen e Edi Ramës me homologen italiane, Giorgia Meloni, për ngritjen e dy qendrave për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër. Duke iu referuar artikujve të mediave greke, Guri tha se Shqipëria po përgatitet të hapë kampe për emigrantët edhe në Kakavijë e Korçë.

"Gazeta Kathimerini, versioni në greqisht i Euractiv kanë patur në lajmet kryesore marrëveshjen Rama-Meloni".

"Mediat greke kanë shkruar vite më parë, por edhe para disa muajsh lajmin se Shqipëria po përgatitet për të ngritur qendra refugjatësh në zonat kufitare pranë Greqisë në dy pika, një me Kakavijën dhe një në Korçë. Ku edhe aty ka patur shumë reagime nga mediat greke. Mediat greke kanë shprehur frikën dhe dyshimin se Greqia mund të kthehet në një kamp refugjatësh dhe do të ishte shumë e vështirë për Greqinë për të menaxhuar kufijtë mes dy vendeve, siç është pretenduar në artikujt e tyre. Rrymat e emigrantëve që vijnë nga Turqia dhe pjesën tjetër që mund të hyjë nga Shqipëria, pra që vijnë nga vendet e tjera. Dhe ky është një problem akoma më serioz siç paraqitet te mediat greke, duke u kushtuar shumë vëmendje, madje duke iu referuar burimeve nga BE që nuk kanë patur informacion dhe pritet reagim nga BE për këtë marrëveshje që mund të jetë shqetësuese për shtetin helen", tha Guri.

Një ditë më parë (6 nëntor) Shqipëria dhe Italia nënshkruan një memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi në menaxhimin e flukseve migratore. Kjo u bë me dije nga në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm, parandalimin e flukseve të parregullta dhe mirëpritjen e atyre që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes. Shqipëria do të japë mundësinë e përdorimit të dy zonave në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, në të cilat Italia do të mund të krijojë dy qendra për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm me shpenzimet e saj dhe nën juridiksionin e saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • analiza: 08/11/2023 02:34

    nese e ha shqiperia edhe greqia edhe italia e kan problem , duhet europa me shume fonde per Greket Italian dhe Shqiptar besoj i meriton greqia 10 miliard € dhe 1-2 miliard shqiperia per kete ndihme qe do jepet , besoj jemi te gjith europa jugore ne nje anije ndaj mendoj meriton fonde shume keto shtete , por tani vendos EU per keto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit