Regjisori me famë botërore Ivica Buljan, në Tiranë për 'Jul Qezarin'

Regjisori me famë botërore Ivica Buljan, në Tiranë për 'Jul Qezarin'

Ivica Buljan

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka postuar fotot e para të provave, ku mësojmë se regjisori i njohur kroat Ivica Buljan ka mbërritur këto ditë në Tiranë për të ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental “Jul Cezarin”. Vepra do të interpretohet nga aktorët shqiptarë. Në tavolinën e punës, përballë regjisorit kroat, duken aktorët Alfred Trebicka, Amos Zaharia, e të tjerë. Drejtori i TKE-së “Spahivogli”, Kiço Londo pohon për “Shqiptarja.com” se “shfaqja do të ngjitet në skenë nga mesi i korrikut”. Ndërkohë Londo pohon se Ivica Buljan do të rikthehet sërish të hënën në Tiranë për të vijuar provat.

Prania e regjisorit të njohur në skenat botërore, duket se premton një produksion të madh këtë herë. Londo e quan një nga shfaqjet më të rëndësishme të kalendarit të institucionit. I konsideruar si një nga 10 regjisorët më të mirë në botë, shpallur nga “New York Times”, Buljan ka nisur prej një jave provat për produksionin e madh në teatrin shqiptar.

Tragjedia e Jul Qezarit është një tragjedi historike nga Uilliam Shekspir, e cila besohet është shkruar në vitin 1599.

Në këndvështrim të sfondit historik, pjesa reflekton ankthin e përgjithshëm të Anglisë elizabetiane mbi vazhdimësinë e lidershipit. Në kohën kur u krijua dhe u vu në skenë për herë të parë, Mbretëresha Elizabet, një sovrane e fortë, ishte e moshuar dhe refuzonte të emëronte një pasues, duke u hapur udhë shqetësimeve, se pas vdekjes së saj mund të shpërthente një luftë civile, e ngjashme me atë të Romës.

Jul Qesar është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet Jul Qezar, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Kush është Ivica Buljan

Regjisori Ivica Buljan ka studiuar shkenca politike në Zagreb dhe fillimisht ka punuar si shkrimtar dhe kritik i rregullt i teatrit për “Slobodna Dalmacija”, një gazetë e përditshme e botuar në Split, Kroaci. Buljan me shkrimet e tij profesionale ka bashkëpunuar edhe me revistat teatrore ndërkombëtare “Primer Acto” (Madrid), “Ubu” (Paris, Londër), “Mask” (Ljubljana). Fillimisht nisi të punoj me skenën tetarore si drejtues teatri dhe i disa festivaleve ndërkombëtare tetarore.

Shfaqjet e tij kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit.

Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të ETJ në Bruksel, Instituti i Teatrit Mesdhetar në Madrid dhe ITI-UNESCO në Paris. Së bashku me Dubravko Vrgoč, Buljan themeloi Festivalin e Teatrit Botëror në Zagreb në vitin 2003 dhe ishte drejtor artistik i saj.

I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe sukseset skenike Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si lektor ligjërues në La MaMa në Nju Jork. Gjithashtu ai është profesor në Akademinë Kombëtare të Teatrit në Saint-Étienne, Francë.

Si dramaturg, ka punuar në Kroaci, Francë dhe Slloveni dhe ka bashkëpunuar në më shumë se njëzet projekte ndërkombëtare me drejtorë të tillë si Vito Taufer, Matjaž Pograjc, Christian Colin, Pierre Diependaele, Jean-Michel Bruyere, Krizstof Ëarlikoëski, Eduard Miller, Robert Waltl.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar