Leonard Koka u shoqërua sot për tre orë në Policinë e Durrësit për kundërshtim të forcave të rendit.
 
Në audio dëgjohet qartë insistimi i Kokës për të mësuar arsyet e shoqërimit në komisariat.
 
Ai iu drejtohet disa herë efektivëve të policisë në rajon se kush ka dhënë urdhër për shoqërimin e tij.
 
"A je ti komandanti? Më jep një arsye pse më keni shoqëruar? Cila është arsye që më kemi shoqëruar o zotëri", iu drejtohet Koka policëve.

Vëllai i ministrit të Mjedisit u kujton bluve se është arrestuar edhe njëherë tjetër nga Sali Berisha por ka pasur urdhër arresti mbi arsyet e ndalimit. 
 
"Edhe kur më arrestoi Sali Berisha ma dhanë një urdhër arresti dhe kam ikur në burg. Ju më jepni një arsye", thotë më tej ai.
 
Edhe gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Leonard Koka u shpreh se ndalimi i tij është i padrejtë, ndërsa hodhi akuza në adresë të drejtori të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj.
 
Koka u shoqërua mesditën e kësaj të premte pas përplasjes me policët e rrugores, të cilët kishin gjobitur djalin e tij si dhe i bllokuan automjetin për mungesë dokumentacioni.
 
Ai u mbajt në komisarit tre orë dhe më pas u la i lirë. 

Biseda e plotë

Polici:Hiqe telefonin po të thëm, bjere shokut tat

Koka:Po për ça kush të tha?

Polici:Bjere se tha komandanti pastaj ta jap unë pastaja.

Koka:Kush është arsyeja?

Polici:Arsyeja është se në dhomat e shoqërimit nuk lejohen paisjet personale.

Polici tjetër:Jepja atë…

Polici:Më kupton apo jo…

Koka:Ta jap unë po prit mos u ngut…

Koka:Unë mund ta di arsyen se për çfarë më keni shoqëruar?

Polici:Do ta them unë arsyen më mbrapa

Koka:Ma thuj…

Polici:Po dal pra se unë tani erdha.

Polici:Ti je shoqëruar se ke thyer rendin dhe ke prishur atë.

Koka:Po ku??

Polici:Po tashi do të sqarojmë më mbrapa

Koka:Ore më thuaj ku e kam prishur rendin

Polici:O ti Nari tani, qetësohu njerë, bjere telefonin, pastaj…

Koka:Ore jam fare i qetë. Po të them edhe një herë dhe me sqaro.Unë ku e kam prishur rendin. Unë në rrugë nuk jam kap, erdha vetë këtu tek komisariati.
Polici:Ku u fute në komisariat ti

Koka:Këtu tek komisariati, nga dera jam fut.

Polici:Komisariati ka polic aty roje…

Koka:Po u futa pra, nga dera dhe në komisariat. Por më thuaj ku me ke kap, edhe jam plotësisht dakord.

Polici:Mirë mo mirë, ma jep atë hajde…

Koka:Ore ta jap unë atë, ta jap unë celularin

Polici:Ore dorëzo sendet personale të plotësohen në procesverbal, të lutem

Koka:Ore më thoni për çfarë jam shoqëruar?

Polici tjetër:S’dimë gjë, na erdhi urdhëri ne e zbatuam…

Koka:Ore kush e dha urdhërin, si e betë urdhërin, ore ta did he unë.

Polici:Je shoqëruar se je futur në mënyrë të padrejtë në dhomat e shoqërimit të komisariatit

Polici:Këtu tek qarkullimi futesh nga kjo dera tjetër, jo ketej

Koka:Po unë skam rejt policin dhe të hy këtu more..

Polici:Hajde pra se spo bëjmë shaka tani, dorëzo telefonin….

Koka:Koka ore më thuaj për ça?

Polici:Po do të shoqërojmë..

Koka:Ore më thuaj arsyen, për ca, kush ka dhënë urdhër të më shoqëroni?

Polici:Unë kam urdhëruar të të shoqërojnë

Koka:Për ça?

Polici:Pse stë pëleqen ky njeri

Koka:Për ça më ke dhënë urdhër ti mo, ku, për ça??

Polici tjetër:Ke hy vetë në komisariat, ndaj të kemi shoqëruar

Polici:Hë pra tani ja ku po të thotë, bjerë atë telefon tani.

Koka:Po ti me çin tall k… ti more.

Polici tjetër:O Nari, oooo

Koka:O Kingo, me çin tall k… që thua që unë kam hyrë vetë, hë me çin.

Polici: Hë more se po bën shaka se duket se kur bë bëhet luftë këtu…

Koka:Po me çin tall k… që thotë ashtu more

Policët:O nari, o Nari qetësohu

Koka:Ore po jua them edhe një herë kush më ka shoqëruar, më thoni arsyen.

Polici tejtër:Po s’të ka shoqëruar njeri, ti vetë ke hyrë, ai që të hapi portën e komisariatit por edhe polici gjynah se…I këputur, ta shohësh rrugës i këputur

Polici:Po ri o burr dhe ti, mo na prish punë tani…

Koka:Ore po nuk ka rëndësi ai, po mu këtu për ca më mbani mbrëna, për ca..

Polici:Po dil o burr ta sqarojm, ça ke o burr

Koka:Ore më thonë ça kam bërë… a kam gjujt njeri, a kam vra njeri më thoni…

Polici:Po ske vra njeri mo burr

Koka:Po për ca më mbani

Polici:Ca ke mo burrë, do të sqarojmë. Bjere atë telefonin, fike dhe ma jep.

Koka:Fik e kam morë. Për kokë të dy çunave e kam të fikur.

Polici:Mirë bjere telefonin…

Koka:Unë po të them kujt ju tek

Polici:Mua mu tek, se pot a them troç tani. Po ca ke o burr, bëj muhabet kot tani, do ti marrën gjërat policat ty tani…

Koka:Ore ti vllai, që të marrësh një njeri nga rruga me e fut brenda, munda ta marrë vetëm një i paftë…

Polici:Po mirë o burr atë e sqarojmë, ça ke o burr e sqarojmë

Koka:Ore më thoni mua kujt ju tek, që të më çoi

Polici:Po bjere o burr atë telefonin tani, ça ke…

Koka:Ore po më thoni kujt ju tek…

Polici:Po mirë pra nuk e di, tani dhe ti vazhdon

Koka:Ore ti a po më shoqëron mua…?A je ti komandanti?Më jep një arsye, ti Nar Koka për këtë arsye je shoqëruar derisa të verifikohesh.

Polici:Kur u futa unë të gjeta këtu mor burr….do të verifikojmë tani nuk e di, më jep çik kartën e identitetit

Koka:Pasaport pa problem

Polici tjetër:O Nar e di kush është halli jonë

Koka:Kush janë morë?

Polici tjetër:Pse hyre këto brenda, ai polici i mbarum. Unë e di kush je ti dhe se ça…… respekti ke për policinë.

Koka:Ore nuk ka rëndësi fare. Ore zotni ca keni me mua, a keni ndonjë gjë prej meje që unë kam shel këtë gjë.

Polici tetër:Jo

Koka:A ju respektoj gjithmonë rrugës, a ju rrezikoj gjë unë…

Polici:O Nar, ku i ke telefonat, mi jep.

Koka:Ore të jap telefonin, por më thuani arsyen. Më thoni Nari je shoqëruar për këtë punë.Unë e jap telefonin i jap të gjitha…. Ju kam për borxh ça të doni me një fjalë, të heq edhe lidhëset e këpucëve, se kam hyrë dhe njer në burg se e di si është rregulli që i hiqen. Por ama kur më ka marr edhe Sali Berisha, më kanë thënë si njerës, ja ku ke urdhër-arrestin.

Polici:O Nar leri tani këto, se kemi dhe gjithë këto punë o burr.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com