Regjistrimi i fermerëve pa pronësi mbi tokën, Goxhobelli: Afati është 31 dhjetori, procesi është tërësisht falas

Të gjithë fermerët që janë përfitues të tokave bujqësore me ligjin 7501, duhet të aplikojnë pranë njësive administrative për të marrë aktin e marrjes së titullit të pronësinë.

E ftuar në studion e Report Tv, Lorena Goxhobelli, këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë ka sqaruar hapat që duhet të ndjekin fermerët për të marrë titujt e pronësinë.

Nuk është një proces i ri, ka nisur që në 2014. Sot i kemi dhënë një peshë pasi jemi drejt fundit. Jemi 4 vite sot dhe ky ligj është shtyrë çdo vit në parlament. Të gjithë e dimë që ligji 7501 nuk ka kaluar pa probleme. Slogani ynë ‘Bëhu pronar i tokës tënde’. Është titulli që ta jep të drejtën ta shfrytëzosh nëse s’ke titull.

Jemi drejt fundit dhe afati është 31 dhjetori, pas këtij afati, përdoruesit janë thjesht uzurpuesë në këto toka. Duhet t’iu drejtohen bashkive për të marrë një titull.

Lorena Goxhobelli, këshilltare e ministrit të Bujqësisë

E pyetur sesi do të informohen fermerët për të marrë titujt e pronësinë dhe dokumentet që duhen për të bërë aplikimin, Goxhobelli ka thënë

Një kërkesë e thjeshtë, qoftë edhe me shkrim dore. Është planvendosja për ngastrën që ata përdorin për qëllime bujqësore. Një certifikatë familjare, me këto dokumentacione paraqitesh në bashki, dhe bashkia bën verifikimin a janë përdorues faktikë, dhe a janë subjekt i ligjit. Nëse s’janë subjekt i ligjit, s’janë pronarë. Është e detajuar që bashkia bën verifikime edhe në bashkëpunim me institucione të tjera. Doja të theksoja, se meqënëse jemi më pak se 3 muaj, dhe ka një angazhim nga kryeministri dhe ministri, iu bëjmë thirrje fermerëve që të paraqiten në bashki, dhe nëse kanë ankesa, mund t’i drejtohen edhe bashkëqeverisje. Ka vëmendje dhe angazhim maksimal.

Lorena Goxhobelli, këshilltare e ministrit të Bujqësisë

Këshilltarja Lorena Goxhobelli, ka thënë se ky proces është tërësisht falas dhe fermerët nuk duhet të paguajnë asgjë për të marrë titujtë e pronësisë.

Prandaj kemi bërë fletushka, këto shpërndahen në njësitë administrative, dhe administratorët e kanë porosi që t’i shpërndajnë që të informohen të gjithë. Është një proces falas, pasi procesi e ka bashkia dhe tek zyra e regjistrimit është tjetër proces.

Bashkitë raportojnë se janë plotësuar 11 mijë që janë në proces, ose 6 mijë familje. Duhet të punohet, prandaj jemi angazhuar. Ka bashki me ritme më të shpejta, të tjerat më ngadalë por vëmendja dhe fokusi është i padiskutueshëm. Kemi plotësuar qindra dosje dhe janë dhënë 7 mijë tituj pronësie, 11 dosje pritet të merren.

Lorena Goxhobelli, këshilltare e ministrit të Bujqësisë

Goxhobelli ka folur edhe për pasojat që do të vijnë pas afatit 31 dhjetor 2018. Fermerët nuk e kanë më  tokën e tyre.

Teorikisht dhe praktikisht pas 31 dhjetorit, toka nuk është më e tyre. Ata kanë një kapital të vdekur, nëse nuk kanë një titull. Ata nuk marrin dot kredi, s’përfitojnë dot nga nismat e qeverisë, as nuk e shesin dot.Dokumentet mund të gjenden lehtësisht të gjendshme. Janë dokumente që nuk hapin probleme. Procesi zgjat sepse kalon në disa hallka, nga bashkia tek ALUIZNI, tek ATTP, me drejtoritë rajonale dhe kërkon kohë. Ka një sërë institucionesh që marrin pjesë, por është e pashmangshme, sepse nuk duam të përballemi me mbivendosje.

Lorena Goxhobelli, këshilltare e ministrit të Bujqësisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia