Tiranë- Teksa ditë më parë ishte ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që njoftonte ringritjen e kompanisë së prodhimit të armëve nën administrimin e shtetit, sot është njoftuar edhe regjistrimi i saj zyrtar.
E emërtuar edhe si KAYO, ajo do të ketë në krye të saj si drejtor pikërisht ish-kryepolicin Ardi Veliu, njëkohësisht ish-kreu i SHÇBA (sot AMP).
Bashkëngjitur në foto poshtë është dhe pasaporta e kompanisë me zotërim publik, për prodhimin dhe tregtimin e armëve, e regjistruar në QKB ditën e djeshme, datë 16 Tetor 2024.
Ardi Veliu në krye të kompanisë për prodhimin e armëve, kurse kapitali fillestar i saj i regjistruar është 150 mln lekë. Ministri Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.
Hajdutin e bene drejtor. Si mos te ikesh nga ky vend plehre pastaj?
PërgjigjuCfar ofendimi (edhe per nje vend kaq injorant si i joni) me emerimin e ketij lloj niveli drejtori.
Përgjigjunormale i duhej gjetur nje vend pune edhe ketij...
PërgjigjuKaq keq ja paska lidhur kembet Rames ky plehra , qe nuk la post te rendesishem pa u emeruar …
PërgjigjuSerish e serish ky injorant, ky turp qe s dinte me fol shqip e ta mendosh qe ka drejtuar Policine e Shtetit...por jo me merite se per merite te hante m.....