Rehabilitohet qendra shëndetësore e Kaninës, Manastirliu: Prioritet qendrat në zonat turistike

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Kaninës, në Vlorë, duke garantuar shërbim shëndetësor cilësor për 2500 banorë, por edhe për turistët që frekuentojnë këtë zonë turistike. 

“Vijojmë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, me 100 qendra të tjera këtë vit, duke përparësuar ato qendra apo pika ambulancash që janë në zonat turistike”, - u shpreh Ministrja Manastirliu, gjatë vizitës në ambulancën e të Kaninës.

Ambulanca Kaninë është 1 nga 7 qendrat shëndetësore dhe ambulancat e rikonstruktuara në vitin 2018. Kjo ambulancë ofron shërbim shëndetësor edhe gjatë sezonit të verës për rreth 3,000 qytetarë.

Në Bashkinë Vlorë janë rehabilituar 7 qendra shëndetësore dhe ambulanca me një vlerë investimi 20.5 milionë lekë, për të shërbyer afër vendbanimit për rreth 30 mijë banorë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat