Në terminalin e transportit interurban për në juglindje, qytetarët u shprehën se çmimi i biletës për në linjat Tiranë-Librazhd dhe Tiranë- Korçë është rritur me 100 lekë ndërsa drejtuesit e mjeteve u kanë thënë se pritet që të ketë edhe më shumë rritje në ditët në vijim.
Ju keni udhëtuar nga Korça në Tiranë, sa është çmimi i biletës?
"Sot më thanë 7 mijë lek, pardje kam ardhur me 6 mijë lek", tha një qytetar.
E njëjta problematikë vihet re në terminalin e Fierit, ku çmimi i biletës së autobusit për linjën Tiranë Fier nga 400 ka shkuar në 500 lek.
"Po po është rritur bileta, por jemi të detyruar të lëvizim për halle familjare. Patjetër që na rëndon ku i kemi lekët me rroga 300 mijë lek", tha një qytetare.
Rritja e çmimit të karburantit ka reflektuar dhe çmimin e biletës së urbanit në linjën Sarandë-Ksamil, nga 100 ka shkuar në 1500 lek. E njëjta rritje çmimi konstatohet edhe në linjat urbane Sarandë - Delvinë.
Por e kundërta ndodh me shërbimin interurban në Vlorë. Operatorët e transportit thonë se rritja e çmimit të biletës nuk mund të kryhet pa miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
"Vlorë Ne nuk mund të rrisim çmimin e biletave pa një miratim nga Ministria e Financave. Ne kemi kërkuar rishkimin e çmimeve nga ministria e Intrastrukturës", tha një operator.
Në Gjirokastër shoferet e operatorët e licencuar për transport kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të mbajtur nën kontroll çmimet.
"Shteti nuk po vepron për çmimet. Kemi mbetur pa punë, njerëz nuk ka nafta rritet çdo ditë", tha një drejtues furgoni.
Pavarësisht ankesave çmimet në Gjirokastër për transportin interurban ende nuk kanë pësuar ndryshime.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50