ITALI- Një tjetër rekord infektimesh shënohet përsëri në Itali, ku 37.242 rezultojnë të jenë pozitiv me COVID-19 ditën e sotme.

Gjatë 24 orët e fundit numri i viktimave në vend është 699, duke shënuar një rritje nga dita e djeshme ku u regjistruan 653 viktima.

Numri i personave të cilët gjenden nën përkujdesje intensive nga mjekët është rritur nga dita e djeshme me 36 pacient më shumë, ndërkohë numri total i personave që gjenden nën përkujdesin intensiv është  3,748.

Italia edhe përse ndodhet në një karantinim të pjesshëm dhe i është nënshtrua masave drastike për uljen e infektimeve në vend, përsëri mbetet një ndër shtetet më të prekura për sa i përket COVID-19.