Rektori Dhori Kule: Akuzat ndaj meje
sulm personal i Irfan Hysenbelliut

Rektori i Universiteti të Tiranës Dhori Kule ka hedhur poshtë pretendimet se ndaj tij ka një raport për abuzime financiare nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në emisionin “Tonight”, të gazetares Ilva Tare, Kule tha se ekziston një raport i KLSH-së, por me asnjë akuzë ndaj tij. Të gjithë këtë amulli ai e ka konsideruar një konflikt interesash për marrjen e godinës së Gjuhëve të Huaja mes Universitetit të Tiranës dhe një sipërmarrje private (kompanive mediatike të Irfan Hysenbelliut). Kule ka qenë i prerë dhe në lidhje me universitetet private, duke u shprehur se duhen lejuar dhe mbështetur vetëm ato që vinë me resurse në shërbim të shoqërisë.

Sfida e arsimit të lartë, cili është problem më i madh aktualisht?

Vij sonte pas shumë akuzave mediatike ndaj meje. Jam I përkushtuar për arsimin, pasi kam një jetë që jam përkushtuar ndaj tij. Jam me fat që punoj në një hapësirë në të cilën ka prirje për ta ushtuar si profesion. Arsimi i lartë është përballë sfidave evropiane masivizimit dhe cilësisë, por ne si Shqipëri jemi dhe përballë sfidave të komercioralizimit. Elementët e tregut të lirë duhen mirëkuptuar se ku është efektiv tregu dhe ku është shteti. Edukimi nuk është funksion rregullator i shtetit, është shteti ai që e menaxhon . Nuk është funksion i tregut, nëse shteti e lë si funksion të tregut ai shtet ka mbaruar. Publike dhe private kuptohen kompetencat që ka shteti ndaj këtyre industrive jo në bazë tarifash.

Shteti është investitori më I madh në arsim, kërkoni autonominë dhe e keni, a ka një kontradiktë mes kësaj, si e keni zgjidhur pjesën?

Problem I raportit me shtetin nuk ka të bëjë me faktin se investohet nga shteti nuk duhet të ketë autonomi, është një nga fushat që mat sesa është e zhvilluar demokracia e një vendi. Shkollat kanë pasuri mendimin dhe jo paranë, nuk ka konflikt në këtë pjesë. Autonomia është akademike, është financiare. Momenti që merr burimet nga shteti I ka dhënë për të kryer nevojat bazë. Në universitete shoqëria ka përcaktuar funksionimin autonom, e dhënë kjo dhe nga Gjykata Kushtetuese. Këto organizma autonome kanë vlerësimin e shoqërisë.

Debatet e kohëve të fundit, duket se keni një betejë mes atyre publike dhe private, a është një diskriminim ndaj privatit?

Universitet private janë komplementare në këtë fushë, nëse do të kishte hapësira në publiket për të sistemuar çdo student dhe mbeten të tjerë që nuk vinë por zgjedhin privatet atëherë mund të flasim për konkurrencë në këtë rast jo. Ne kemi probleme me infrastrukturën dhe kemi hedhur një hap pozitiv me ndërtimin e kampusit universitar dhe atëherë mund të shohim punën e konkurrencës.

Premtuat që korpusi do të fillonte në 2009, çfarë është bërë me të?

NGA 2009 u përgatit projekti i detajuar, është një projekt madhor, ka përfunduar dhe është dorëzuar në Bashki për të marrë lejen e ndërtimit. Ai do 3-4 vite të përfundojë por është vendimi më pozitiv në arsim. Modeli që sipërmarrja duhet të marrin objekte publike kjo nuk duhet përkrahur.

Ç’mendim keni për disa sugjerime të shkruara në një artikull të Henri Çilit?

Universitet private duhet të plotësojnë kriteret ligjore. Nga 50 të tilla në Shqipëri vetëm tre u përmbahen këtyre kritereve. Ne kërkojmë model financimi siç e ka Europa e zhvilluar. Modeli kilian ishte modeli që e shkatërroi arsimin. Modeli i financimit në Shqipëri është I thjeshtë, fondi shtetëror financon vetëm fondin e pagave. Dyndja e studentëve edhe nëse do të ishte tarifa më e lartë përsëri do të vinin në universitetet tona publike. Elementët që e përbëjnë universitetin janë pedagogët dhe studentët, ne kemi pedagogët dhe kuadrot më të mirë. UT ka 1000 pedagogë, 600 me tituj dhe grada, nga pikëpamja e stafit pedagogjik nuk krahasohet kush me ne, po kështu dhe nga rendimeti i studentëve, nxënësit më të mirë nga e mesmja vijnë tek ne. Procesi I shkollimit kërkon që të gjithë të ndjekin shkollat, por kjo në hyrje dhe jo në dalje. Në universitetet private kjo nuk qëndron edhe nëse stafet e pedagogëve janë të njëjtë, pasi nxënësit që shkojnë atje nuk janë në nivelin e atyre që vinë tek ne. Masivizimi nënkupton që jo të gjithë janë cilësorë. Duke ardhur nxënës të mirë dhe pasur staf të përgatitur produkti është I mirë.

Cilësia shkon jo me masën në përgjithësi?

Edhe tek ne cilësia shkon në segmente, stratifikohet cilësia e studentëve.

Ju thatë që janë 1000 pedagogë, sa është numri I studentëve?

Eshtë 1 me 25 me studentët me kohë të plotë , me ata part time shkon 1 me 40, normat europiane është 1me 18, 1 me 20. Vitet e fundit janë shtuar pedagogët e brendshëm.

Si duhet bërë reforma në arsim?

Duhet fokusuar fakti se edukimi është funksion i shtetit, s’mund të heqë dorë prej tij. Masivizimi është plotësuar, si element i reformës. Pjesa e cilësisë është e lidhur me stafin akademik, pa staf të kualifikuar nuk ke mundësi, në sasi dhe cilësi. Procesi I kualifikimit tek ne është prioritar, ndihmojmë dhe universitetet private për të kualifikuar stafin e tyre. Kemi kërkesa dhe nga vendet e tjerë shqipfolëse. Pastaj vjen tek shkallët e kualifikimit, problemin e kemi në shkallën e dytë tek masteri shkencor dhe profesional dhe këtu kemi një tendencë drejt atij shkencor në një kohë që tregu kërkon atë profesional dhe kjo ndodh nga numri I krediteve të përcaktuara për to.

Edhe universitetet private nuk kanë kërkuar t`ju ndërpritet financimi universiteteve publike?

Arsimi nuk është të mendojmë si ti krijojmë hapësira një konkurrenti në treg, nuk kemi kërkuar rritje tarifash , kjo është politikë e qeverisë, nuk kondicionojmë politikat sociale. Mund të na duhen më shumë por këto I ka shteti. Nuk kemi kërkuar rritje por kemi kërkuar të mos ulen sidomos në mastera, pasi nuk ka motive të ulen. Është kërkuar nga tre universitete të bëhen diferencime për shkolla që janë të integruara, në shkollat që bëjnë 5 vjet.

Pse nuk keni pranuar një rankim nga një kompani e huaj?

Procesi i rankimit nuk bëhet pa akreditimin. Kërkojmë të akreditohemi nga agjencitë e huaja. Të ndahet se kush është dhe kush nuk është Universitet. Procesi I rankimit që u bë tek ne nuk nxori asnjë rezultat.

Me çfarë mesatareje merret stafi pedagogjik?

Stafi merret me mesatare mbi 8, ka universitete që e përcaktojnë dhe më lart edhe mbi 8 apo 9.

Stafi pedagogjik në Tiranë është më cilësori por nga ana tjetër nuk kanë qenë imun ndaj korrupsionit?

Është një çështje që eleminohet me procedurë. Abuzimi me notën ka një çelës të ndalimit, që të mos i lihet pesha e tij tek nota në fund.

Keni kapacitete të munguara, ka rritje kuotash, të gjitha këto nuk duket se po u çojnë drejt cilësisë?

Ne vërtet na shtohet numri por cilësia është në rritje, nuk mund të pretendojmë që cilësia të jetë e unifikuar.

Si është marrëdhënia me tregun e studentëve të universitetit publik?

Kompanitë private prioritar kanë studentët tanë, vinë më të mirët, kanë cilësi. Tregu nuk ka miqësi.

Nuk keni asnjë vërejtje për studentët tuaj?

Fakti që punojmë bëhet që cilësia të rritet, nuk është se ne mbaruam misionin dhe s’kemi asgjë për të bërë. Universiteti I Tiranës e ka pjesë detyruese kërkimin. 350-400 pedagogë I kemi në proces doktoraturash, jemi në fazën që po zhvillojmë konferenca me doktorantët.

Disa Universitete private kanë shprehur gatishmërinë të kthehen në aktivitete jofitimprurëse, çfarë mendoni ju?

Deri tani nuk kam parë ndonjë model që të na e dëshmojë diçka të tillë, nuk do të sjellë ndonjë çudi në treg, vetëm si shprehje nuk të thotë asgjë, nuk është koncepti ekonomik të kesh bilancin zero merr tarifën nga nxënësit dhe paguan pagat. Koncepti jofitimprurës është që një filantrop investon në shoqëri për ti dhënë prioritet një fushe në fund.

Keni qenë publik në media për disa akuza për abuzime nga KLSH, ekziston raporti?

Nuk ka asnjë akuzë, KLSH ka një raport por asnjë akuzë. Media që donte të merrte sipërmarrjen për godinën e gjuhëve të huaja ka spekuluar me këtë fakt. Ka një të vërtetë vetëm me pagesën e pedagogë për ngarkesat mësimore, pedagogët e brendshëm tejkalonin ngarkesën e orëve të përcaktuara dhe këtë e përcakton kodi i punës që duhen paguar, por nuk është shkelje. Në universitete publike nuk janë Rektorët që merren me financat, është këshilli i administrimit që e bën diçka të tilla që ka 17 veta, ku 8 të emëruar nga Ministri. Makina apo çdo gjë tjetër i është përcaktuar një shumë për tu blerë, janë kryer procedurat që verifikohen nga strukturat përkatëse shtetërore dhe kaq. I bëj thirrje publike kreut të KLSH që këtë situatë të mos e lërë në amulli, nëse ka shkelje ta çojë çështjen në Prokurori. Problemi është i mbyllur se nuk qëndrojnë të tilla akuza, unë e di se pse bëhet kjo.

Keni pasur takim me një nga aksionerët e këtij konvikti, jeni nxitur në këtë kërkesë tuajën nga ndonjë grup interesi?

I gjithë problemi është i një biznesmeni, Irfan Hysenbelliu. Unë I kam thënë gjatë takimit me të që kjo godinë ishte kërkuar prej nesh, pasi më thanë që ka pak nxënës dhe e kam bërë një kërkesë verbale në Bashki. Unë e kam marrë vesh nga media që po ndodh procesi I privatizimit, më pas io bëmë një kërkesë Kryeministrit për të marrë UT godinën.

Ka një lidhje kjo situatë me Lotarinë Kombëtare?

Jo.

Është e çuditshme kjo që ju informoheni nga media, ka një mungesë transparence në këtë mes, duke qenë se jeni anëtar i Këshillit bashkiak?

Nuk e di si ka ecur kjo punë. Kjo media nuk u mor me probleme akademike por me çështje biznesi. Nuk është e drejtë që një biznes të marrë objekte publike. Tek edukimi privati duhet të vijë me resurse se në të kundërt cpërfituam prej tyre, jot ë marrin hapësirat tona.

Mimoza Hafizi ka disa pyetje ndaj jush, ju nuk ktheni përgjigje për investimet?

Zonja Hafizi nuk është e sinqertë, edhe kjo është bërë pjesë e kësaj loje. Ajo I di shumë mirë këto elementë, mashtron kot. Zonja Hafizi mendoi që po merr dhe kjo shpatën për ti rënë rektorit që më mundi me 70%, edhe kur flet për laboratorët nuk është e sinqertë. Nëse e filon me një lajm në terren nuk e mban dot gjatë. Unë marr pjesë në politikë, por jo në universitet.

A nuk është bërë pak konformiste bota akademike?

Bota akademike përgjithësisht ka element konformisti, unë nuk bëj dot diçka të tillë se ndihem keq dhe kështu do të jem gjithë kohës. Unë jam profesor i ekonomisë dhe nga sjelljet e biznesit verifikoj se çfarë problemesh ka ai. Sjellja e këtyre ditëve e kësaj sipërmarrje tregon një problem të saj, një siklet ekonomik që ka në themelin e saj.

Hafizi thotë se ju bëni pjesë në atë grup që jeni bërë profesor brenda një ditë?

Është mashtrim, është e turpshme.

Lëvizjet në fakultetin e gjuhëve të huaja, pse?

Nevoja e transformimit erdhi pasi UT vitin tjetër fillon një fazë historike. Ne morëm vendimin të shtojmë pedagogët për gjuhët e huaja. Anglishtja nuk bëhet vetëm në gjuhët e huaja por në gjitha fakultetet e tjera. Janë transferime në fakultete të ndrysheme në varësi të nevojave të universitetit, janë vetë pedagogët që kanë shprehur vullnetin e tyre, ku kanë shprehur dhe preferencat për fakultetet se ku duan të shkojnë. Nuk kemi luksin të kemi 50 pedagogë në gjuhët e huaja kur ata kanë nevojën vetëm për ¼ e tyre.

Pse brenda majit të gjithë dekanët ishin sinkron në nevojat për pedagogë të gjuheve të huaja?

Ata do të punojnë për të përgatitur studentët në anglisht, për të qenë të kualifikuar dhe në dhënien e provimit final të saj.

Jeni shprehur se pranimet e studentëve duhet të bëhen nga universitetet dhe të hiqet matura shtetërore.

Matura shtetërore kërkon vetëm një element, defekti është në vlerësimin e madh dhe peshën që i është dhënë provimeve shtetërore, mesatarja në shkollën e mesme është ajo që duhet të vlerësohet dhe jo në tre provime të vetme. Nuk i duhet lënë pesha kryesore rojes në fund. I duhet besuar mësuesit të gjimnazit, nuk spekulon dot para dhjetëra nxënësve.

U ndjetë xheloz që s’u morët në ngjitjen e alpinizmit në Everest?

Do kisha dëshirë të isha dhe unë por tani nuk e përballoj dot, u ndjeva krenar që ata e arritën dhe që djali I shokut të babait tim Gjergji ishte aty. Sporti më ka kultivuar këtë personalitet që kam. Jam vlerësuar qytetar nderi në tre qytetet dhe nuk mund të më çnderojnë tre rreshta gazete.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime