UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve Europiane pas ndeshjeve të Champions League, Europa dhe Conference League. Bie në sy se në renditen e re sërish Manchester City qëndon në krye me 128 mijë pikë, ndjekur nga Bayern Muncih, Real Madrid, PSG, Liverpool etj.
Interi është skuadra e vetme italiane në "top 10", duke mbajtur flamurin e Serie A. Për paraqitjet në Evropë, Roma renditet e 11-ta dhe Juventusi i 12-ti. Napoli mban pozitën e 16-të, ndërsa zhgënjen Milani që me 49 mijë pikë renditet në pozitën e 31 në Europë.
Në bazë të pikëve për fitoret dhe barazimet në garat evropiane, UEFA bën edhe vlerësimin e duhur për skuadrat, që më pas dalin në një renditje.
Renditja e UEFA:
1. Manchester City 128.000
2. Bayern Munich 124.000
3. Real Madrid 110.000
4. Paris Saint Germain 99.000
5. Liverpool 98.000
6. Chelsea 96.000
7. Manchester United 89.000
8. Inter 88.000
9. Leipzig 85.000
10. Sevilla 84.000
11. Roma 84.000
12. Juventus 80.000
13. Barcelona 76.000
14. Borussia Dortmund 73.000
14. Atletico Madrid 72.000
16. Napoli 69.000
17. Benfica 69.000
18. Villarreal 68.000
19. Bayer Leverkusen 65.000
20. Porto 64.000
Ekipet e tjera italiane:
23. Atalanta 57.000
31. Milan 49.000
38. Lazio 43.000
70. Fiorentina 22.000
98. Torino 14.913