Rënia shqiptare e popullsisë, 10 herë më e lartë se ajo evropiane

Rënia shqiptare e popullsisë, 10 herë më e lartë se ajo evropiane

E premtja e 2 qershorit do të shihte të publikuar një raport të ri nga Instituti i Statistikave INSTAT në Shqipëri, ku reflektohej se si popullata shqiptare kishte rënë për vitin 2022 në 2.76 milionë banorë, duke u tkurrur kështu me 1.1% vetëm në vitin e fundit.

Në terma faktikë, ashtu si tregon raporti, problemi i vërtetë qëndron më shumë jo në shtimin ose rënien natyrore të popullsisë, pasi raporti i lindjeve me vdekjet mbetet pozitiv, por me largimet.

Kështu, fjala bie, vetëm në vitin e fundit janë larguar 46 mijë e 460 rezidentë nga Shqipëria. Ndërsa, 13 mijë e 963 emigrantë, kanë ardhur për të jetuar në vend.

Numri i lindjeve, ka pësuar po ashtu rënie shumë të madhe, me 9.3%, ku vetëm 24 mijë e 688 foshnje erdhën një jetë. Por, rënie akoma më të madhe çuditërisht kanë pësuar edhe vdekjet, të cilat në vitin 2022 ishin 23 mijë e 998 persona, duke rënë me 21.3% krahasimisht me një vit më parë.

Në këtë mënyrë është ruajtur edhe raporti pozitiv i lindjeve ndaj vdekjeve.

Fakti është se problematika e rënies së popullsisë i takon gjithë Evropës.

Aktualisht, ka 742 milionë e 272 mijë njerëz, të cilët jetojnë në kontinentin e vjetër.

Vitin e shkuar ka pasur 0.17% më shumë. Pra, në 365 ditë, popullata në gjithë Evropën ka rënë me 0.17%.

Megjithatë, nuk është ky problemi real, aq sa është fakti që Shqipëria e ka shumëfish më të lartë këtë shifër dhe fakti se ajo lidhet me largimet.

Për shembull, Italia pati në vitin e fundit një ndryshim popullate prej -0.6%.

Nga ana tjetër, Gjermania e ka pasur me -0.09%.

Por, vende si Franca, apo Spanja, e kanë rritur popullatën respektivisht me 0.3% dhe 0.1%.

Këto vende të mëdha në kontinentin e vjetër, përfitojnë edhe nga fakti se presin shumë emigrantë dhe një pjesë e mirë e tyre kthehen në rezidentë atje.

Pra, paradoksalisht, Shqipëria ka një bilanc më të mirë të lindjeve krahasuar me vdekjet se këto vende, për shifra shpopullimi 10 herë më të larta.

Në projeksionet e Kombeve të Bashkuara, Evropa si kontinent, këtë përqindje shpopullimi nuk do ta ketë as në vitin 2100, kur parashikohet të shkojë tërësisht në terma vjetorë në 0.29%.

Gjatë rrugës megjithatë, do të ketë edhe pika kur shpopullimi të kapë nivelet e -0.50%. E sërish, nuk kapen nivelet e -1.1% që Shqipëria aktualisht ka.

Në gjithë Evropën, viti 2020 mendohet se do të mbetet i fundit për rritje pozitive të popullatës, ku prej 2021 e më pas, ka marrë vend rënia e saj.

Ndërkaq, në Shqipëri, prej vitesh shpopullimi është kthyer në një problemet ekonomiko-sociale më madhore.

Tirana është i vetmi qark me rritje pozitive të popullsisë, ku 33.5% e banorëve të vendit janë mbledhur të jetojnë.

Po për ata që në vend të Tiranës, zgjedhin të shkojnë jashtë dhe ta shpopullojnë vendin më tej?

Një zgjidhje sa më e shpejtë duhet gjetur për të frenuar fenomenin, i cili ndryshe nga fuqitë e mëdha, për Shqipërinë nuk zgjidh lakun thjesht me emigracion në pritje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 03/06/2023 15:57

    Nuk ke c'ben, infrastruktura po rregullohet dita dites. Gjerat nuk behen dot me suste dhe te besh zhvillim nuk behet brenda dites, merr kohe, dhe kjo behet duke punuar ne vendin qe ke. Turizmi ne Shqiperi eshte duke u shtuar. Pune ka. Duhet kerkuar nje page e mire pa diskutim, dhe mendoj tani me krahun e punes qe po shkurtohet duan nuk duan do paguajne, por duhet kerkuar pa diskutim, sepse ja tek vijne te huaj te punojne aty. Mos te kerkojme te behemi te pasur brenda nates.

    Përgjigju
  • Zgjidhje: 03/06/2023 15:45

    Vetëm infrastruktura nese nuk beni 100% rrugeve në veri apo në jug nuk keni punet ne vije! Fillimisht njeriu iken nga zona rurale ne qyteza (zonaa vogla urbane) pastaj nga qytezat ne kryeqytet dhe ne fund ikin ne EU apo vende perendimore Kjo tregon mungese infrastrukture! Anijet që djegin gaz ne det jane infrastruktura për çoka dhe për momentin duhet zhvillim I qendrueshem dhe investim në cdo cep deri në 2025! Normal që vende si Gjermani Belgjike Norvegji i terheqin Shqiptarët Pasi jane vende botes parë

    Përgjigju
  • Timonin: 03/06/2023 10:48

    Mos u lodhni kot me zgjidhje, kur tjetri ikën e ka mbush mendjen se ja keni mbush kupën, më keq s'ka për me qenë kudo të shkojë robi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin