Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi tha se qytetarët nuk duhet të habiteshin nëse para ose pas datës 6 dhjetor të kishte ndryshime në qeveri.
Në studion e Repolitix, Murrizi u shpreh se viti i ri nuk do e gjente mazhorancën me të njëjtën qeveri.
“Mos t’u duket habi nëse do ketë edhe ndonjë ndërrim të qeverisë ose para ose pas 6 dhjetorit. Unë nuk besoj se viti i ri e gjen mazhorancën me këtë qeveri. Ka shumë litarë nëpër këmbë, ai inceneratori 1, 2, 3. Unë e shoh se viti i ri nuk do e gjejë mazhorancën me këtë qeveri”-tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ndërsa i pyetur mbi prezencën e Metës në protestën e 6 dhjetorit, ish deputeti i PD ishte i mendimit se kreu i PL-së do të ishte i pranishëm.
“Më shumë e shoh Metën 90% që do jetë në protestë. Deri më datë 6 të shohim, unë nuk u besoj këtyre në asnjë lloj deklarate. Unë shoh që edhe Meta do jetë atje”- u shpreh Murrizi.
Murrizi nuk la pa thumbuar edhe aleatët e PD, me në krye Fatmir Mediun i cili deklaroi se nuk do të merrte pjesë në protestën e thirrur nga Berisha në 6 dhjetor sepse ish kryeministri nuk ishte konsultuar me aleatët.
“Por aty po nuk qe Mediu, Dulja edhe Idrizi, protesta dështon sepse kanë shumicën e qytetarëve shqiptarë me vete. Tani jam i dyzuar edhe unë të shkoj apo jo. Po këta edhe një mandat ia kanë vjedhur Myslym Murrizit”-shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Gjikondi në Repolitix: Në 6 dhjetor gjykata jep vendimin për PD, Berisha e di prandaj kërkon kaos! Murrizi: Nëse do ishte protestë kundër liderve të BE nuk do shkoja
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
66%
-
Jo
25.8%
-
S'kam mendim
8.3%
Vota total: 423
Lajme të tjera
-
Del VIDEO, si Berisha merr autorësinë e 'Gërdecit': Mediu zbatoi me përpikëri porositë e mia! Tani bën ‘prapa kthehu’ pasi ish ministri po shkon drejt burgut
28 Janar, 15:32
-
VIDEO/ Si e shpjegonte Altin Dumani, mos thirrjen e Shkëlzen Berishës në Prokurori për Gërdecin
27 Janar, 22:14
-
Geri Kokalari: Mediu hëngri byrekun e nënës sime, ndërsa ndërronte orët e dorës mbi 10 mijë dollarë secila! Takoi me urgjencë Shkëlzenin, pasi NYT i shkoi në zyrë
27 Janar, 14:39
-
14 Maji/ Pritet ‘luftë’ mes 2 PD-ve në KQZ për emrat e anëtarëve të KZAZ, Berisha dorëzon sot listën, Alibeaj në ditët në vijim
27 Janar, 13:45
-
18 fakte dhe dëshmi/ Të gjitha lidhjet e Shkëlzen Berishës me Gërdecin, pse i biri i Berishës del ‘pronar’ në hije i biznesit të vdekjes dhe ministrat ushtarë të tij
26 Janar, 19:44
-
Hetimet e Gërdecit, Shkëlzen Berisha jep llogari në SPAK, i përfshirë në demontimin e armëve që solli 26 të vdekur: S'kam lidhje
26 Janar, 10:13
-
Precedenti ‘Mediu’/ A mund të rikthehet për gjykim Lulzim Basha për dosjen e rrugës Durrës-Kukës? Disa pikat e përbashkëta mes dosjes Gërdeci dhe Durrës-Kukës
25 Janar, 14:52
-
21 janari/ Debate në 'Repolitix', Haklaj: Shashka e PS ndaj Bashës! Çaça: Socialistët kanë 12 vjet me lot krokodili! Beqiri: Lërë politikën dhe fol si jurist! Meçe: Skenar i Berishës
24 Janar, 22:06
-
Nuk është Basha kundërshtari juaj!
24 Janar, 14:27
-
Mero Baze: Përse 6 Marsi, u kthye nga ditë ‘fitoreje’ në një ditë humbje për Berishën?
22 Janar, 20:07
-
Gërdeci, familja Durda në SPAK: Fatmir Mediu ‘vrau’ nuk ‘shpërdoroi detyrën’, të ndryshojë akuza! Vrasje në rrethana cilësuese ose 'me dashje të tërthortë’
22 Janar, 12:39
-
Çfarë po paralajmëron Berisha? Ish-Kryeministri: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të vjedhura, do bëjmë revolucion! Betejë për 'jetë a vdekje'
21 Janar, 12:09