Report TV ishte sot në banesën e kthyer në laborator droge ku policia sekuestroi 300 kg kanabis sativa. Vila dy-katëshe që shihni në pamje është në fshatin Rrotull dhe ka funksionuar si magazinë për përpunimin e kanabisit nga trafikantët e drogës.

Në këtë banesë që i përket Besmir Agasit, i cili është shpallur në kërkim, policia sekustroi mëngjesin e së enjtës 300 kg kanabis sativa. Banesa ishte përshtatur nga trafikantët për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndës narkotike. Në dhomë kishte edhe dy shtretër.

Në banesë janë gjetur ushqime dhe gota plastike kafeje. Vila luksoze dykatëshe është pranë një pylli, e veçuar nga banesat e tjera dhe në maje të një kodre.
Sic shihet edhe nga pamjet, vila është e sapondërtuar dhe brenda saj nuk banonte asnjë familje, pasi nuk është e mobiluar. 

Mobilimi i vetëm i saj janë disa pajisje të përshtatura për përpunimin e drogës. Vila e shndërruar në laborator drogë ndodhet në një pozicion strategjik me një pamje të gjërë nga të gjitha anët, cka mund të ketë ndikuar edhe në largimin e trafikantëve sapo kanë pikasur policinë.

Mbetet mister fakti se si arriten të largohen 13 punëtorët që përpunonin drogën.

Pronari i banesës Besmir Agasi është shpallur në kërkim, ndërsa është proceduar penalisht një 32-vjeçar, i cili është kapur me një mjet furgon me targa AA 039 BK, me 13 punëtorë, të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.

Banesa është shumë afër vendit ku u ul piloti Italian Guido Guidi, i cili dyshohet nga policia se kishte ardhur në Shqipëri për të trafikuar drogë. 
Guidi deklaroi se kishte ardhur për të transportuar 200 kg kanabis në rrugën e dytë, pasi të njihte pistën.

Po hetohet për një lidhje të mundshme mes punishtes së drogës dhe pilotit Italian, i cili u ul me avionin e tij tip “piper” pak ditë më parë, shumë afër magazinës së zbuluar nga policia.

ishem laboratori
ishem laboratori
(Godina dy katëshe që shërbente për tharjen e bimëve narkotike)  Foto të tjera
ishem laboratori
ishem laboratori
ishem laboratori
ishem laboratori
(Dhoma e godinës dy katëshe që shërbente për tharjen e bimëve narkotike)

 Foto të tjera..


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com