Vetëm zemra e një nëne e di se sa dhemb kur shikon fëmijën e vet të pa mundur për të jetuar qetësisht dhe me shëndet.
Edhe dhimbja e Hanke Pirrës nga Paskuqani është tejet e madhe. Duke shtuar edhe varfërine ekstreme që është ulur këmbëkryq në të e bën dhimbjen e fëmijës edhe më të mundimshme.
Djali i hankes, Perlati, është 30 vjeç. Ai është para dhe tetraplegjik si edhe i verbër. Përgjatë gjithë jetës së tij ai ka jetuar në këto kushte.
"Gjithë jetën jam në shërbim të tij, po iku ai vdiqa edhe unë", shprehet ajo.
Hanke shprehet se lekët që merr si pagesë për invaliditetin e të dy djemve të saj nuk dalin as për medikamente.
"565 mijë lekë, ku t'i çoj mëpara ato unë, borxh jam deri në fyt, jam 5 milion borxh që i kam marrë nga 200 mijë, 300 mijë, e marr bukën me list, ushqimet me listë", tregon Hanke.
Vonesat që bashkia Kamëz bën në shpërndarjen e pagesës së invaliditetit shkakton shumë probleme në familjen Pirra, ku Perlati nuk është i vetmi i sëmurë.
"Jemi të gjithë pa punë, na kan trajtuar si qen, jo si shqiptar të bashkisë së Paskuqanit por si qen. Edhe në datë të caktuar nuk i marrim, kur tu teket atyre, mbas tre muaj, katër muajsh, si i marrin ato të ndihmës ekonomike edhe unë", shprehet 62-vjeçarja
Një mënyrë tjetër e të shtimit të të ardhurave në familje ka qenë edhe dhënia e gjakut që zonja e shtëpisë ka bërë.
"Nuk kam çfarë të bëj, nuk kam nga t'ja mbaj, kam 28 vite që jap gjak në spitalin Ushtarak, është edhe sot kartela aty, kam 28 vite që jap gjak vetëm për këta fëmijë"Në familjen Pirra jetojnë 7 veta dhe të ardhurat e vetme që kanë janë pagesat e invaliditeti që marrin të dy djemtë e shtëpisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 ish-kryebashkiakë të PD-LSI në SPAK, ja kujt ia jepnin tenderat e dyshimtë Xhelal Mziu, Miranda Rira dhe Zamira Rami
1 Shkurt 2021, 17:45
-
Dokumentet/Rakip Suli zbardh tre kallëzimet ndaj Mziut për Report Tv: Nuk mori 3 % që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit, shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzave
28 Janar 2021, 18:32
-
Dalim për një kafe andej nga mbledhja
27 Janar 2021, 11:14
-
Nuk e pranuan brenda në lokal, klienti përleshet me pronarin me sëpata e pistoleta në Babrru
21 Janar 2021, 16:39
-
Xhelal Mziu përgatitet për zgjedhje vendore në vjeshtë: Jam konsultuar edhe me mbështetës, do garoj për kryetar bashkie
7 Korrik 2020, 18:26
-
Do të kandidojë për deputet, Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së Kamzë
6 Korrik 2020, 18:23
-
Ja si Sali Berisha ‘pushtoi’ rrugët e Kamzës me emrin e tij, të Lazaratit dhe të ish-drejtuesve të PD, përdori Xhelal Mziun si në rastin e Gazidedes
23 Qershor 2020, 16:16
-
Emri 'Bashkim Gazidede' në rrugën e Kamzës, qytetarët kundër vendimit të Berishës në 2008! Kërkojnë heqjen e tij
21 Qershor 2020, 21:23
-
Ekskluzive/ Bashkia Kamëz i jep tender Lush Osmanit, pronarit të ‘Shpresa.al’ që është nën hetim për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit
21 Prill 2020, 14:55
-
Fshehu dy dënime në Zvicër, prokuroria: T'i hiqet mandati këshilltarit socialist në bashkinë Kamëz
10 Shkurt 2020, 16:48