Report Tv për herë të parë në inceneratorin e Fierit, pamje nga investimi që kthen plehrat në energji! Të gjitha hallkat e trajtimit, vihen në pikëpyetje akuzat

Gazetarët dhe kamerat e Report Tv për herë të parë kanë hyrë brenda inceneratorit të Fierit, për t'u treguar shqiptarëve situatën dhe realiteti e një prej çështjeve që ka prodhuar një sherr të paprecedentë politik, gjysmë të vërteta, dosje penale, akuza dhe arrestime. Siç edhe do ta tregojnë pamjet hap pas hapi, deri sot është realizuar 98 % e investimit me vlerë 32.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. Një raport vlerësimi nga ekspertë të SPAK, tregon se vlera e investimit është gati sa vlera e financimit nga buxheti i shtetit, duke vënë në pikëpyetje akuzat për përvetësimin e parave publike.

Inceneratori fillon nga ky kapanon që hyjnë makinat me mbeturina. Këtu bëhet transportimi i mbeturinave, të cilat kalojnë tek grirësi.

Kjo makineri copëton mbeturinat, duke i kaluar në një proces të gjatë. Vazhdon ngarkimi i mbetjeve tek linja e selektimit. Tek kjo linjë grup punëtorësh heqin pjesët metalike. Pjesët e vogla të metaleve që nuk pikasen nga punonjësit, kalojnë dhe kapen nga ky transportier magnetik.

Më pas, mbetjet kalojnë tek kjo dhomë e madhe e depozitimit të mbetjeve, që janë gati për t'u djegur. Këtu viçi merr mbetjet dhe i fut tek hinka, e cila i fut tek furra e djegies. Tek hinka hidhen mbeturinat për t'u djegur. Në fund është një piston që i shtyn mbetjet në furrën e djegies.

Dhoma e djegies

Dhoma e djegies është ndërtuar sipas teknologjisë së fundit, ngjashme me dhomat e inceneratorëve në vendet e BE. Janë tre ndezës me naftë që mundësojnë rritjen e temperaturës deri në 1 mijë gradë në dhomën e djegies. Kur shkon temperatura 1 mijë gradë, futen mbeturinat në dhomën e djegies.

Përmes çlirimit të energjisë nga djegia e mbeturinave, ngrohet një kaldajë me ujë. Uji kalon përmes një avullesi, që e kthen ujin në avull. Avulli arrin parametrat për t'u futur në një turbinë nëpërmjet tejnxehësi, që e çon temperaturën optimale për fletët e turbinës.

Avulli vendos në lëvizje turbinën, ndërsa turbina vendos në lëvizje gjeneratorin dhe prodhohet energji elektrike. Ky është transformatori i cili konverton energjinë nga 6.3 kv në 35 kv, duke u lidhur me rrjetin e OSHEE.

 

Çfarë ndodh me avullin?

Avulli që del nga trubina kthehet sërish në ujë dhe futen sërish në kaldajë për t'u kthyer në avull.

 

Këtu poshtë është impianti i pastrimit të ujit. Impianti bën gati ujin për kaldajën. Në këtë godinë, ka edhe një kompresor ajri për valvulat që kontrollojnë të gjithë procesin.

 

Tymi kthehet në hi

Nga procesi i djegies së mbeturinave ka zero ndotje, zero tym. Tymi që del nga djegia e mbeturinave, kalon në këtë kullë reaksioni. Në kullën e reaksionit injektohet gëlqere pluhur dhe karbon aktiv, të cilat kapin grimcat e hirit. Më pas vjen blloku i filtrave, që përbëhet nga 6 filtra me mëngë. Ky filtër kthen tymin në hi. Hiri shkarkohet këtu dhe hidhet në kamion.Të gjitha pajisjet kanë ardhur nga firmat më të njohura italiane. Ky është një oxhak që jep sinjalin e kuq nëse ka ndotje. Në oxhak janë disa sensorë nga firma Siemens të montuat, që matin në kohë reale cilësinë e ajrit për ndotje.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teuta: 02/12/2022 20:06

    Ky shtet nuk i do njerezit e dijes e te punes,sepse ata jane pasqyra me e mire ku mund te shihen nga mengjesi e deri ne mbremje dhe perseri nuk do te arrije ne reflektimin e tyre,sepse jane me mijera km rreze drite larg.Respekt per Report Tv!

    Përgjigju
  • Ana Tirane: 02/12/2022 16:58

    Cfare lidhje kane keto persona qe jane arrestuar me prodhimin e energjise? Keto jane ndjekes te punimeve dhe nenkontrakyor punimesh, nuk jane ato qe marrin leket per energjine e prodhuar? Energjia e prodhuar shkon te oshe, nuk shkon ke xhepat e punetorve, dhe faturave fikktive qe keto pretendojne, politika don te fshehi leket e veta qe ka vjedhur, dhe gjen ato qe nuk kan lidhje me kete pune per te justifikuar veten.

    Përgjigju
    • Ana Tirane: 03/12/2022 22:23

      Gjergji i Nderuar, si shpjegohet qe nuk ka nje ekspertize nga spak, perpara se te arrestoheshin 4 persona? Si shpjegojet qe ne seancat e tyre gjyqesore nuk ka prova dhe baza se per cfare akuzohen te pandehurit? Si shpjegohet qe flasin vetem neper tv per faturat e tyre fiktive, nderkohe nuk kane asnje leter ku te bazohen? Apo dhe ju degjoni disa gjera ne tv dhe krijoni iden tuaj mbi situaten? Ne kete te ashtuquajtur “shtet” hane vetem kokat e medhaja, dhe pasoja i vuajn ato kokat e vogla qe nuk kan mbeshtetje politike. Jemi nje vend qe nuk kemi siguri per asgje, jemi 0 nga A te Zh.

    • gjergji: 02/12/2022 23:40

      Zonja Ana:Puntoret paguhen per ate pune qe bejne e kontratave te nenshkruaramidis paleve.Nese nuk te pelqen kontrata je i lire te kerkosh pune tjeter.Askush nuk te detyron te punosh.Shteti ne kapitalizem nuk eshte donator parash.Ne se e din se kan vjedhur e ke dokumente te rregullta paraqiti para organeve te drejtesis. Koha mashtrimit,manipulimit made in Foltore tashma ka mbaruar.Askush nuk genjehet me.Ana prodhimi i energjise elektrike mbyll ciklin e perpunimit te plehrave mbi bazen e teknologjive moderne,rrjedhimisht ulet kostoja e perpunimit te plehrave. Gjithecka e qarte manipulim politik i genjeshters te ngritur nga PL.

  • Spak, djelli dhe shosha: 01/12/2022 21:32

    Akuza e Spak eshe se po mer lek per energji nderkohe ska prodhua asnje wat. Ky ndryshim i vogel, por esencial, peben thelbin e akuzes. Mbi kete akuze u arestuan

    Përgjigju
    • Ana Tirane: 02/12/2022 16:53

      Cfare lidhje kane keto persona me prodhimin e energjise?

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 01/12/2022 21:00

    Gazetari nuk duhet te marre persiper sqarimin e gjerave qe nuk i kupton.

    Përgjigju
  • abc: 01/12/2022 19:38

    KAM qene ne amerike dhe atje perdoreshin gjeresisht inceneratoret,,,,,biles i kishe 3 km nga qendra qytetit,,,por perreth inceneratori ne 2-3 km nuk kishte banesa,,,,edhe per ne eshte e nevojshme ti kemi ato sa me shpejt aq me mire,,,ne tirane,,vlore,,shkoder,,durres,,elbasan,,fier,,kukes,,lezhe,,sarande,, korce,etj,,ndryshe do na mbulojne plehrat,,,landfillet nuk na sherbejne shume,,,sepse na zene shume token dhe na e helmatisin ujrat nenetokesore,,,,sa me shpejt te ndetohen keto inceneratore....kush eshte kundra eshte i painformuar....edhe banoret e shqiperise si ne qytet e ne fshat nuk jane te pergjegjshem,,,i hedhin letra--shishe --plehra ne lume e neper rruge,,,kjo nuk eshte e drejte,,,pse duhet te bejme pis vendin tone,,,neve do na duhet ta pastrojme ,,,nuk na vijne te huaj nga jashte per te pastruar....

    Përgjigju
    • Cani: 02/12/2022 17:55

      Eh mer Cen. Leri se e kane me planifikim servilosjen.

    • Ceni: 01/12/2022 20:03

      Si jane 3km larg qendres dhe 2-3 km rreth inceneratorit ska shtepi se sme dalin llogarite

  • Bardha Nina: 01/12/2022 18:45

    Bravo gazetareve te Report TV, kete pune duhet ta kishte bere prokuroria, uroj me te miten per ju, suksese, do me pelqente te benit emision per inceneratorin e fierit.

    Përgjigju
  • Loni: 01/12/2022 18:03

    Duhet te jete diku tjeter se ne Fier nuk ka incenerator

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 01/12/2022 17:43

    Me kujtohet kur Edi Rama tha:shkoni shikoni dhe hetoni.. Kjo ishte si per komisionin e arrogante tabaku, ashtu edhe per prokurorine dhe masmedian. Bravo i qofte "Report TV. Fati dhe llogarite flasin vete, nuk Kane nevoje per shpifese e intriga. Ate qe ka bere media juaj eshte per tu marre shembull. POR ajo qe duhet ta pasoje eshte-1-shpifja dhe fabrikimi I dokumenta e te rreme duhet te hetohet dhe denohet. Qofsh in edhe deputete-2-Spak duhet te shkrihet dhe te riformatohet. Djem e vajza te rinj dhe te afte e te ndershem ka kudo. Meqe eshte speciale, ti kerkohet komisionin europiane te dergoje specialistè prokuroret dhe hetues nga me te mire. SHaBAni deshtoi ne sipermarrjen e saj. Prokuroret è ASPAK te kalojne ne hetim Profesional dhe pasuror. Asnje tolerance

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 01/12/2022 20:02

      Po Tabakun dhe Kellicin e moret me vete dhe ja treguat. Ku eshte shifra 450 milione? Keta qelbesira qe nuk duan shtet, nuk duan zgjedhje, nuk duan nderrim pushteti permes votes por permes rruges e me shtiza e molotov, ku jane? Valle Tabaku do te kerkoje falje. Duhet bere nje seance ku ajo te merret ne pyetje perse e beri gjithe ate zhurme? SPAK te prononcohet ose te jape doreheqje. Keshtu nuk behet shtetme shpifje. Jam dakord, SPAK te zevendesohet, eshte e mundur. Te raportohet ne KE dhe SHBA, se ata e bene reformen.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet