TIRANË- Pas aksidentit tragjik ku një shofer i dehur dhe me shpejtësi u mori jetën dy miturve në Durrës, Partia Socialiste e ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor. Masat më të ashpra parashikohen për drejtuesit e rinj, ndërsa shoferët e dehur në timon që përsërisin të njëjtën shkelje rrezikojnë heqjen e patentës përgjithmonë. Me draftin që mban firmën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetit Erion Braçe, socialistët propozojnë një shtesë në nenin 184 të Kodit Rrugor, në të cilën parashikohet se shoferi që kapen në timon me vlerë të alkoolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit, i hiqet përgjithmonë patenta.
Pika 11.1 që pritet të shtohet në nenin 184 të Kodit Rrugor
Një tjetër ndryshim që propozon PS është një shtesë në nenin 115/1 të Kodit Rrugor, ku parashikohet që drejtuesit të mjetit që kapet duke drejtuar mjetin pa patentë, i shtyhet për 1 vit e drejta për t’u pajisur me leje drejtimit pranë autoshkollave. Ndërsa, për të miturit që kapen pa patentë në timon afati për t’u pajisur me leje drejtimi shtyhet për një periudhë 2 (dy)-vjeçare nga momenti kur i lind kjo e drejtë sipas legjislacionit në fuqi.
Pika 10.1 që i shtohet nenit 115/1 të Kodit Rrugor

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi në përditësim....

Celulari gjatë drejtimit të mjetit do të ndalohet edhe për disa kategori të tjera shoferësh. Me ndryshimet e propozuara nga PS, ndalohet gjithashtu përdorimi i telefonit celular të mbajtur me dorë gjatë drejtimit të mjeteve të tjera, përfshirë biçikletat, motomjetet deri në 50 cc dhe monopatinat me motor.
Socialistët duan të ashpërsojnë masat për ata që kapen me celular gjatë drejtimit të mjeteve. Ata propozojnë një ndryshim në pikën 4 të nenit 171 të Kodit Rrugor, në të cilin thuhet se nëse një shofer kapet 3 herë brenda vitit me celular në dorë gjatë drejtimit të mjetit, i pezullohet patenta për 3 muaj. Me ndryshimin e ri, patentat do të pezullohet me 3 muaj në rast se shkeljen e përsërit 2 herë brenda vitit.
Neni 171 i Kodit Rrugor Aktual
Ndryshimet që shtohen në nenin 171 të Kodit Rrugor

Me ndryshimet e propozuara nga PS për Kodin Rrugor rriten gjobat edhe për ata që qarkullojnë me shpejtësi, apo që bëjnë gara shpejtësie nëpër rrugë.
PS propozon ndryshimin e pikës 5 të nenit 139 të Kodit Rrugor i cili synohet të ndryshohet kështu “Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpejtësi duke sjellë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet jo sociale në rrugë”.
Ndërsa me ndryshimin në pikën 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor, socialistët duan të rrisin gjobat për ata që bëjnë gara shpejtësie, duke shkelur pikën 5 të Kodit Rrugor të cituar më lart, si edhe për ata që shkelin pikën 3 duke qarkulluar me shpejtësi në pjesë rruge pa fushëpamje, afër kryqëzime, shkollave, në orët e natës, kur ka mot që ul shikueshmërinë në zona të banuara etj. Konkretisht, gjoba nga 10-40 mijë lekë që është aktualisht, parashikohet të shkojë në 20 mije – 60 mijë lekë.

Neni 139 i Kodit Rrugor aktual
Ndryshimet që shtohen në nenin 139 të Kodit Rrugor
Drafti i propozuar nga PS për ndryshimet në Kodin Rrugor parashikon masa më të ashpra për drejtuesit e rinj të mjeteve, nga momenti që pajisen me leje drejtimi deri pas dy vitesh. Konkretisht, për shoferët e rinj (deri në 2 vite) nuk do tu lejohet të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit. Shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore, si dhe 80 km/orë jashtë qendrave të banuara.
Po për drejtuesit e rinj (deri në dy vite), u ndalohet drejtimi i mjetit nga ora 24:00 deri në orën 06:00 pa praninë e një drejtuesi shoqërues që ka patentë prej të paktën 3 vjetësh.
Mosrespektimi i këtyre kufizimeve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për 1 muaj dhe heqje pikësh. Ndërsa, nëse gjatë periudhës 2-vjeçare drejtuesi nuk kryen asnjë shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Por për shoferët e rinj që brenda një viti kapen me dy shkelje dhe humbasin të paktën 10 pikë nga patenta, periudha e kufizimeve do të zgjatet edhe me 1 vit tjetër.
Ndryshimet që shtohen në nenin 117/1 të Kodit Rrugor
Komente












SHYQYR....BOTA VEPRON KESHTU ME KOHE...KAPESH 3 HERE ME ALKOOL...TE HIQET PATENTA PERGJITHMONE...E KEJI DITUR SI VEPRON BOTA..MPOR SE KENI VENE CAJNIKUN NE ZJARR.....
Përgjigju