REPORT TV siguron VIDEON/ Momenti kur Panariti ndërron kartën e Bitrit me të Tavos në Kuvend

REPORT TV ka siguruar videon që tregon momentin kur deputeti i LSI, Edmond Panariti, i ndërron kartën deputetit të pavarur, Robert Bitri, në Kuvend. Siç shihet nga videoja më poshtë e regjistruar nga kamerat e sigurisë, deputeti Panariti është kapur 'mat' teksa i ndërron kartën kolegut të tij, Bitri, për të krijuar parregullsi në votimin për projektligjin për Teatrin Kombëtar, i cili u kundërshtua nga opozita. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
I ndërroi kartën Robert Bitrit, Panariti sfidon Ballën: Publiko videon e plotë

Vijojnë replikat në distancës mes deputetëve të LSI dhe PS për manipulimin e votimit të ligjit për Teatrin. Taulant Balla pretendon se ish-ministri, Edmond Panariti ka vendosur kartën elektronike të votimit të Vangjel Tavos në vend të kartës së Robert Bitrit.

Ndërkohë që Panariti, përmes një postimi në Facebook, thotë se ky është një mashtrim, pasi është vetë deputeti Robert Bitri ai që ka votuar me kartën e Vangjel Tavos.

Ftoj zotin Balla, të publikoje të plotë videosekuencat e seancës dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seancë edhe ulet në postin e tij. Aty do të shihni qartë se si zoti Bitri, pasi ulet në karrige, e largon kartën e deputetit Tavo dhe përdor kartën e tij. Vendosja e kartës së zotit Tavo në postin e z. Bitri, ishte propozim për zëvendësimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit të tij nga LSI. Kjo është e vërteta.

Edmond Panariti, deputet i LSI

 

Ora 16:37
Ndërroi kartën e Bitrit me të Tavos, Panariti për Report Tv: Ishte sugjerim i grupit të LSI

Deputeti  i LSI, Edmond Panariti ka pranuar për Report Tv se ishte ai që ndërroi kartën e Robert Bitrit me atë të deputetit të LSI, Vangjel Tavo, por me sugjerim të grupit parlamentar të LSI. Ndërrimi i kartave bëri që për ligjin e Teatrit Kombëtar të llogaritej edhe vota e Vangjel Tavos, pavarësisht se ai nuk ka qenë i pranishëm në seancë.   

Panariti shpjegon se Bitri vendosi të dilte deputet i pavarur disa ditë më parë dhe për këtë shkak ai duhet të ndërronte ulëse dhe jo të vijojë të qëndrojë në vendet e përcaktuara për grupin parlamentar të LSI.

Megjithatë, Panariti sqaron se veprimi i tij është bërë në fillim të seancës dhe ai këmbëngul se Robert Bitri ka votuar me kartën e tij, pasi me të mbërritur në Kuvend, ai ka ndërruar sërish kartat që u lëvizën më herët. 

Sugjerimi i grupit parlamentar te LSI-së ishte që karta e deputetit Tavo të vendosej në postin e deputetit përbri meje, për shkak se deputeti Bitri u largua nga grupi si deputet i pavarur. Kjo ka ndodhur në fillim të seancës, pra shtatë orë para votimit.

Meqenëse deputeti Bitri u paraqit në të njëjtin vend, gjeja e parë që ai bëri ishte zëvendësimi i kartës së Tavos me kartën e tij. Pra z. Bitri ka përdorur kartën e tij. Kjo është e verifikueshme.

Edmond Panariti, deputet i LSI

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 10/07/2018 15:11

    Turp per moshen ky kok pafke mbahet per burr jo bire po elbete po shkove me L .S. I .ate do bejsh dhe po nuk dijte ta meson NUSJA E BAFTJARIT (METES).

    Përgjigju
  • jari me bllok: 10/07/2018 14:11

    lesheli 5 deputete max mandatin e ardhshem

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 09/07/2018 23:09

    Ky maskara duhet te ndiqet penalisht per mashtrim,ky profesor?c'fare pritet nga ky maskara kur mashtron parlamentin shqiptare c'fare pret nga ky me studentet e shkrete qe ju kerkojne para per nje note ku eshte prokuroria, pse nuk merret me kete qeshtje te pa preçedent.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 09/07/2018 22:50

    Epo edhe mavi edhe drogaxhi edhe shkaterrues teatri edhe moralist... vk vetem te filmi parullat i gjen edhe te komentet e meposhtme... pune komunistesh...

    Përgjigju
  • Fedi: 09/07/2018 21:00

    Do jete " montim" si ai i Ilir Metes me 7% e Dritan Priftit. Imagjinoni se cfare karakteri kane patur ish ministrat e LSI per 8 vjet qe kane qeverisur? Imagjinoni se nga kush i merrnin dhe si i zbato i urdherat. E kuptoni ju qe ky palo burre me graden profesor uk veten ne te tilla nivele? Njeri pa dinjitet qe i dha 220 milion kompanise se 600 kg kokaine. Imagjino i se cfare mund te bejne ato te harremit te LSI, Kerpaci, Mehmetaj dhe eunuku Brahimllari pupupupu cfare karakteri dhe shkelje ligji ne nje vend ku prokuroria nuk vepron. Eshe motrat e Fa-ikut ju thane burrave qe jane montazhe filmimet e ryre erotike, por ata nuk e hengren si populli shqiptar, i dhane duart direkt. I pajisen edhe me nipt qe te jene ne rregull me tatimet hahahahahaha

    Përgjigju
  • redi: 09/07/2018 21:00

    Nga nje profesor i nderuar ne UBT u ktheve me urdher te Mones ne njeri pa vlere . Ai veprim nuk eshte thjesht nje ndrrim karte , por vjedhje dhe provokacion . Me mure te kishe lene mandatin dhe mis e kryeje ate hahdutllek te votes

    Përgjigju
  • Blues: 09/07/2018 20:07

    Me vjen keq qe edhe kur ishte minister e kishin bere lolo te LSI. Punet e ministrise i luanin “titullaret” ne hije te ministrise. Mundet ta kene lene per ndonje pune te vogel per vehte. E trishtueshme qe e le vehten ta trajtojne ne kete menyre e te kete humbur integritetin per LSI !

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 09/07/2018 18:51

    E po kjo eshte LSI,qe çdo here tenton te krijoi tensione ,shifni panarit kriminelin se ku i ka shkuar mendja qe duke nderruar karten e Bitrit te kerkon pastai qe ajo vote te shpallet e pavlefshme,keshtu paten bere edhe kur u votua per kryeprokuroren,kur kafshet e PD-s e te LSI-s qe mjerisht kane hyre ne kuvend provuan me çdo kusht ta pengojne votimin duke marrur me force kartat e votimit dhe pastai shane e kercenuan deputet tjere se kane dhunuar PD-istet dhe LSI-stet,ku ne fakt dhunen e bene pikerisht keta horrat qe perfaqesojne krimin,ndersa quditem se si ka shqiptar qe pranojne te jene te eprfaqesuar nga kriminel,vrases e drogerash qe po u vjen era kriminel.

    Përgjigju
  • shqiptar: 09/07/2018 17:53

    C jane keta ndyrsira qe udheheqin popullin shqiptar? Nga I pari deri tek I 140 njesoj jane njerez te paftyre as emrin njeri nuk meritojne jane sende pa shpirt. Do zoti shqipria behet po me kta zor eshte qe bejne si qente para dyqanit te mishit

    Përgjigju
  • Tirona: 09/07/2018 17:23

    Hajdutlliku esht ves dhe ky zari zben perjashtim.Hajde llum hajde.Si mundt te rri LSI pa nji Babole profesor.

    Përgjigju
  • Erik: 09/07/2018 16:50

    Nuk besoj se e ka bere Panariti nje gje te tille, do jene karravidhet e LSI-se qe ende pa kaluar adoleshencen e pare, LSI-ja i beri deputete. Jane ende femije dhe te papergjegjshem. Neser do i heqin karrigen Bitrit dhe do gajasen duke e akuzuar si "humbamenon" e klases. Le qe kane bere veper te ulet morale dhe kundravajtje ligjore, kane zë per te akuzuar mazhorancen per vjedhje votash, bastarde pa morale. Ngelen duke luajtur babalesh. Ketyre te rriturve turp t'u vije qe ende rrine nen thundren e nje kryetare te papergjegjshme qe ia ka varur breket ne flamur Lulit.

    Përgjigju
  • Lapi: 09/07/2018 16:20

    Peshtyme e pafund per kete rrace te keqe. Vodhi sa ju hap barku sa ishte minister bujqesie qe bente si profesor, tani na ben si prift. Mallkuar qofte rraca juaj o njerez te pabese qe vetem te vidhni e te grabisni dini. Ju befahim ilace per ju se familja mbase nuk ka faj gjithe cfare keni vjedhur.

    Përgjigju
  • tir: 09/07/2018 15:57

    Turp e faqja e zeze per Panaritin! Na dukej se eshte dikush, por veprimi i tij tregon se ne Lsi jane te gjithe Llum!

    Përgjigju
  • Koli: 09/07/2018 15:55

    Dhe presim ne nga keta hipokrite dhe te pafytyre! Turp veprim qe tregon nje injorance totale dhe papergjegjshmeri vjedhje dhe pandershmeri! Kjo eshte pasqyra e deputeteve te LSI! Te ulet!

    Përgjigju
  • geg hyseni: 09/07/2018 15:54

    Turp...turp..Politika e ben profesorin kaq rrugaç..zgerlaq..nuk gjej fjale per ket palaçollek.

    Përgjigju
  • IKV: 09/07/2018 15:22

    Bobo si te prish politika. Profesori i nderuar qekur i ka hyre politikes eshte tjetersuar, ose keshtu paska qenr por paska qene i mbuluar. Ne fakt ne prill te 2009 megjithse ishte anetar i LSI, larte e poshte thoshim nuk jemi me anetare te LSI. Sapo partia u fut ne koalicion me PD , tashti ishte koha te ishte perseri anetar i LSI, helbete e kishin propozuat per minister. Prandaj nuk duhet te habitemi me transformimin e profesorit,

    Përgjigju
  • U rrit panua.: 09/07/2018 15:18

    2 muaj pa rroge panariti. Zgjohu Gramoz boll me te bejne si te duan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë