Report Tv zbardh kontratat e PPP-ve për dy rrugët Milot-Balldren e Orikum-Dukat

Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja 13-vjeçare për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat që janë përmendur gjatë debatit në Kuvend, do të kushtojë në total rreth 256,4 mln euro. Report Tv  ka zbardhur kontratat e partneritetit publik-privat për 2 veprat, të cilat tashmë janë miratuar në qeveri po presin votim edhe nga Kuvendi.  Sipas relacionit shpjegues për Milot-Balldren, pas negocimit të kontratës, vlera totale e projektit e dakortësuar ndërmjet palëve është 214 mln euro, pa TVSH.

Gjatësia e autostradës me 3 korsi në dy krah të lëvizjes, është 17.2 km duke përfshirë rrugën automobilistike kryesore dhe 1 tunel përkatësisht me këto gjatësi:

a) Rrugë automobilistike kryesore 15 km+570.35m

b) Tuneli me dy tuba me gjatësi 850m

c) Ura e Matit, me gjatësi 620 m

ç) Ura e Drinit, me gjatësi 223.4 m

Gjithashtu, projekti parashikon 5 nënkalime dhe ndërtimi në total i 9,5 km rrugë dytësore dhe rrugë lidhëse të nyjeve për të mundësuar dhe lehtësuar qarkullimin e banorëve të kësaj zone. Koha e parashikuar e ndërtimit të saj është 4 vjet e gjysëm dhe për pjesën tjetër, kontrata 13 vjecare do sigurojë edhe mirembajitjen.

Rruga “Porti i Jahteve - By Pass Orikum- Dukat është fituar nga kompania Gjikuria për një vlerë prej 67 milion euro. Gjatësia e autostradës është 14.7 km, do bëhet me 3 korsi në dy krah të levizjes dhe do përfshijë edhe tre ura nga 50 metra, 35 m dhe më i gjati prej 60 metra. Koha e ndërtimit është  parashikuar 2 vitet dhe pjesa tjeter e kontrata 13 vjecare do siguroje mirembajtie. Formula e koncensione PPP, që ka shkaktura shumë debat dhe akuza edhe nga ana e opozitës, parashikon që kontratuesi privat  të finacojë gjithë invetsimin, ndërkohë që shteti i shlyen detyrimet me 13 këste një vjecare, duke paguar edhe interesat e kapitalit, që në rastin e këtyre dy koncesioneve është llogaritur me normë vjetore 5%. Opozita pretendon që kostot janë tepër të larta, dhe me formulën e koncensioneve afatgjatë, qeveria krijon që sot borxh edhe për gjeneratat e ardhshme.

Qeveria argumenton që koncensionari  merr përsiper edhe mirëmbajtjen 13 vjecare të rrugëve, gjë që normalisht nuk është parashikuar për një kohë kaq të gjatë. Sipas qeverisë, sistemi i financimit të marrë përsiper nga ndërtuesi shpjegon pse kosto e ndërtimit duket me e lartë se sa një investim i zakonshëm që është financuar menjëherë nga buxheti i Shtetit, por mbi të cilin pastaj rëndon kostot e interesave që fillimisht nuk duken, plus kostot e mirambajtjes. Një element tjeter që ka rritur kostot, sipas qeverisë, është rritja e cilësisë drejt statadardit A, që është niveli maksimal për një autostradë. Konkretisht për të realizuar këto dy rrugë, shteti shqiptar do të paguajë mesatarisht 20 milion euro në vit per 13 vjet.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja