Pjesëmarrës në pesë Lojrat e fundit Olimpike, përfshirë edhe ato dimërore, Dr. Merepeza është një ndër shqiptarët më të shquar që jetojnë në Kanada. Kariera e tij në fushën e mjeksisë sportive ka njohur vetëm rritje 10-vjecarin e fundit.
Ashtu si edhe një afirmim ndërkombëtar që të impresionon. Nga Olimpiada e Pekinit (2008) në finalet e Kampionatit Europian te futbollit (2016), nga ekipi i futbollit dhe ai olimpik i Shqipërisë (Vankuver 2014) tek ato të Greqisë (2010) dhe Meksikës (2012).
Së fundmi, mjek sportiv (kiropraktor) i sprintierëve të Kanadasë, ndër më të shpejtët në botë, në Lojrat Olimpike te Brazilit. Një prej tyre është Andre De Grasse. Për momentin, atleti që premton më shumë për ngjitjen më lart te kurbës së rezultateve mahnitëse te Usain Bolt në 100m dhe 200m në këto 8 vitet e fundit.
Vetëm 21 vjeç, De Grasse edhe pse me një përvojë 2-3 vjecare garimi, renditet ndër 3 atletët më të shpejtë të këtij viti. Arritjet e tij në Lojrat e fundit Olimpike e konfirmojnë qartazi një gjë të tillë: medalje argjendi ne 200m me kohën 19.80 sek. në gjysëm-finale dhe medalje bronzi ne 100m me 9.92 sek. në finale. Shkurt, një shpresë e madhe dhe e justifikuar për të ardhmen.

(Dr. Alban Merepeza dhe Andre De Grasse në faqet e para te gazetave kanadeze)
Për të arritur këtu atleti i ri trajnohet dhe ndiqet nga një ekip i tërë specialistësh dhe mjekësh të fushave të ndryshme. Padyshim, ndër më kryesorët prej tyre është mjeku kiropraktor. Mjeku që monitoron dhe kujdeset për formën optimale të muskujve dhe gjymtyrëve të atletit në vazhdimësi gjatë gjithë proçesit stërvitor.
Por, edhe që përcakton ngarkesën e tyre gjatë etapave te garës. Që do të thotë se, në bashkëpunim me trajnerin, hartojnë strategjinë e ritmit të vrapimit nga nisja deri në fund të garës. Është një punë e mirëfilltë shkencore.
Që kërkon studim te vazhdueshëm, eksperimentim dhe ndjekje të përditëshme të treguesve fizikë, atletikë dhe psikologjikë të sportistit. Që duhet të koordinohet në çdo hap me specialistët e tjerë. Me mjekun kardiolog, atë dietolog, fizio-terapistin, etj.
Rezultatet e larta të tre herë medalistit olimpik kanadez, Andre De Grasse, afirmojnë se Dr. Merepeza e ka kryer shkëlqyeshëm detyrën e tij si mjeku sportiv personal i tij. Një motiv i arsyeshëm krenarie ky për komunitetin sportdashës te qytetit Port Hope, ku Albani jeton me familjen. Ashtu si edhe për bashkatdhetarët e tij shqiptaro-kanadezë kudo që ndodhen në Kanada.
Është ditë e djelë. Një grup shqiptarësh, tifozë te atletikës, udhëtuam rreth një orë nga Toronto ne Port Hope. Në hyrje te qytetit është Qendra Shëndetsore-Sportive (Port Hope Health Centre), ëndrra e jetës dhe investimi personal i të gjitha kursimeve të karierës mbi 15 vjecare të Dr. Merepezës.
Inaugurimi i saj para 1 viti ishte një nga ngjarjet e shënuara jo vetëm për qytetin. Një ndërtim modern, me shume kabinete mjeksore e sportive, të gjithë të pajisur me aparaturat më të fundit, ku ushtrojnë praktikën e tyre mjekë e personel i mesëm i kualifikuar.
Në shërbim te banorëve të qytetit, por edhe më gjërë, të qendrave të mëdha te banimit si Otava, Toronto, Kingston, etj. Po ashtu, një "derë e hapur" për sportistë e trajnerë të hokeit, notit, gjimnastikës, atletikës, etj. nga të katër anët e Amerikës së Veriut.
Janë në kontakt të përhershëm dhe vijnë të konsultohen me Dr. Albanin. Zgjidhin jo vetëm problemet që lidhen me riaftësimin e shpejtë pas dëmtimeve të ndryshme fizike. Por, gjithashtu kërkojnë këshilla për kapërcimin e ngërçeve që lidhen me mos arritjen e rezultateve te parashikuara gjatë procesit stërvitor.
Për këtë qëllim komunikohet nëpërmjet skajp-it ose dërgohen videot e regjistruara gjatë etapave të stërvitjes, sipas porosive të tij.
Kur është e nevojshme paraqiten në klinikë për të kryer matjet bio-mekanike, me ndihmën e aparaturave përkatëse. Dhe gjithmonë marrin këshillat e nevojshme për t’u përmirsuar.
Jemi ulur në sallonin e pritjes së Qendrës Shëndetsore. Dr. Albani po përgatit, sipas zakonit shqiptar, kafet e mikpritjes. Rreth e qark mureve, ashtu si edhe përgjatë koridoreve , janë varur në korniza foto të zmadhuara të ekipit tonë kombëtar të futbollit si edhe bluza të disa prej lojtarëve dhe njëkohësisht miqve te tij si Cikalleshit, Lilës, Shalës, Gashit, etj. me dedikime miqësore për doktorin.
Por edhe nga atletë të huaj siç është ish kampionia e botës, meksikania Ana Guevara apo kampioni olimpik I hedhjes së shtizës nga Trinidadi, Keshorn Valcott.
Mbi tavolinën e mesit të tërheq vëmendjen faqja e parë e gazetës lokale. Nje foto e zmadhuar e Dr. Merepezës dhe nënkampionit olimpik te Rio 2016, Andre De Grasse. Në anë të kësaj fotoje në origjinal shquan shënimi i lënë nga ylli i atletikës: "Ju faleminderit! Ja dolëm ... Por nuk mbaron këtu."
Nuk kemi se si të mos e nisim bashkëbisedimin tonë pikërisht me atletikën dhe ngjarjen më të madhe sportive të vitit, Olimpiaden Botërore te Rios. Po përpiqemi ta japim atë më poshtë.
- Alban, si edhe kur lindi "dashuria" juaj e parë për këtë drejtim specifik të profesionit tuaj? Duke parë moshën tuaj, relativisht të re, vetvetiu të lind kureshtja të dish më shumë rreth lidhjes tuaj si mjek/kiropraktor me sportet.
- I kam dashur sportet që fëmijë. Mbaj mend që luanim futboll, basketboll, not, atletikë, etj. me shokët e lagjes dhe të shkollës në kohën e lirë çdo ditë. Më inkurajonte shume im atë, Skënderi. Ai vetë ka qenë basketbollist i shquar i ekipit të Tiranes dhe kombëtares tonë në vitet 50të. Unë jam ndjerë krenar gjithmone për të. Por edhe më tepër kur kam parë, vite më vonë, emrin e tij ne librin e nderit te Sport Klub Tiranës.
Në fillim të viteve 90-te, pas një qëndrimi një-vjecar në Itali, emigrova i vetëm në Kanada. Sapo kisha mbushur 20 vjec. Mbasi kryeva studimet e larta universitare,me rezultate te shkëlqyera (me honours) këtu në Kanada, fillimisht për psikologji dhe pastaj kiropraktikë, plotsova një master dy-vjecar në specialitetin e kiropraktikës sportive pranë Universitetit McMaster te Mjeksisë në Hamilton.
Me këto kredenciale u pranova anëtar i Federatës Internacionale te Shkencave Sportive të Kiropraktikës me qendër në Zvicër. Që nga ajo kohë jam përfshirë në ekipet e ndryshme kombëtare dhe olimpike të Shqipërisë dhe Kanadasë.
- Kur u ftuat në stafin mjeksor të ekipit përfaqësues të Kanadasë në Lojrat Olimpike të Brazilit? Pse pikërisht me atletët e shpejtësisë?
- Unë kam punuar prej vitesh me ekipet kombëtare të të rinjëve të Kanadasë të sporteve të atletikës e notit. Po ashtu, jam kujdesur për shumë atletë olimpikë në mënyrë individuale, si të hokeit, peshëngritjes, basketbollit, çiklizmit, etj. Keto 3-4 vitet e fundit numri i atletëve u shtua. Sidomos i sprintierëve. Kjo për një arsye kryesore.
Trainerëve dhe atletëve të shpejtësisë u pëlqejnë teknikat e trajtimit që përdor unë. Vecanërisht ndikimi i tyre në arritjen e rezultateve të larta. Kjo solli edhe rritjen e frekuentimit të sportistëve në klinikën time.
Një vit para Olimpiadës së Brazilit më kontaktoi kryetrajneri i atletikës si edhe shefi i departamentit te shkencave të sportit dhe më ftuan që të jem pjesë e ekipit mjeksor te Kanadase per Lojrat e fundit Olimpike.
- Dr. Merepeza, mundësisht në terma më të kuptueshme për lexuesin e interesuar, ku konsiston asistenca yte profesionale? Në se është e mundur shëmbuj konkretë nga përvoja juaj, psh me futbollistët e kombëtares tonë apo më gjërë me sportistët e tjerë.
- Asistenca ime ndryshon sipas llojeve të sportit. Me kombëtaren e futbollit, që është dhe mbetet një nga përvojat e mija më mbresëlënëse jetësore, puna ime ishtë ajo e fizioterapistit, për të ndihmuar në riaftësimin sa më të plotë dhe të shpejtë të futbollistëve të dëmtuar gjatë stërvitjes ose ndeshjeve. Pra është fjala për dëmtime primare që kanë nevojë për fizioterapi të mirëfilltë.
Me sportet individuale, siç është atletika apo noti, përfshirja ime është më e sofistikuar. Këtu nuk bëhet fjalë për riaftësimin pas dëmtimeve të ligamenteve apo tërheqjeve muskulare, punë që e bën fizioterapisti njëlloj si edhe për futbollistët.
Specifikisht, unë merrem me studimin e lëvizjeve bio-mekanike të atletit gjatë vrapimit dhe përmirësimin e difekteve nëpërmjet terapive manuale apo ushtrimeve të ndryshme duke shfrytëzuar teknologjinë e përparuar që është instaluar në Qendrën tonë të Mjekësisë Sportive.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në kushtet kur vendi i parë nga i fundit ndahen për 5-6/100 e një sekonde, sic ndodh në garat e shpejtësisë. Pervojën që kam përfeksionuar në këtë drejtim e kam paraqitur në disa seminare ndërkombëtare në ShBA, Kubë, Kili, Republikën Domenikane, etj. Si edhe në disa Universitete të Kanadasë ku jam ftuar për këtë qëllim.
Ajo është gjithashtu baza praktike e tezës që po përgatis për mbrojtjen e gradës shkencore të Doktorit të Shkencave Sportive. Duhet të pranoj se kam patur shumë fat që të mësoj nga afër dhe punoj me profesionistë me famë botërore të kësaj fushe, siç është miku im i mirë, Dr. Larry Bell.
- Po për përvojat e bashkëpunimit me ekipet olimpike shqiptare ç'mund te na tregoni, ç'mbresa keni?
- Fillimisht u ftova si mjek sportiv nga ekipi i peshëngritjes, i stërvitur nga mjeshtri Zef Kovaci, si edhe ai i skive, me president Shkëlqim "Guxho" Memën. U jam tepër mirënjohës të dyve. Kam mësuar shumë nga ata.
Gjithmonë më kanë mahnitur me përkushtimin ndaj sportit dhe atletëve te tyre. Sepse në kushte jo optimale kanë arritur rezultate te larta.
Vetëm pasioni dhe dashuria e pakushtëzuar për sportin mund të bëjnë atë që ka arritur Shkëlqimi me krijimin dhe përfaqsimin e Shqipërise me nje ekip cilësor skijatorësh në Lojrat Dimërore të Vankuverit dhe Soçit. Perveç këtyre dy "veteranëve" të respektuar dua të përmend edhe mikun tim, trajnerin e mirënjohur të atletikës, Taulant Stërmasin, për arritjet e jashtëzakonshme të atletes së mirënjohur, Luiza Gega.
Falë bashkëpunimit me peshëngritjen dhe rezultateteve të mira, pata një ftesë nga miqt e mij, Z. Fidel Ylli, shef misioni i delegacionit shqiptar si edhe Z. Stavri Bello, Sekretar i Komitetit Olimpik Shqiptar, për të asistuar ekipin tonë olimpik në Lojrat Olimpike në Pekin 2008. Ky ishte fillimi i përvojave të para olimpike. U jam shumë mirënjohës të dyve për afrimin. Shpresoj tua kem shpërblyer me punë dhe rezultate.
Do t'i jem përherë mirënjohes trajnerit dhe mikut tim Skender Gega që më afroi tek ekipi i futbolli U21. Ashtu si edhe Redi Jupit dhe Z. Armand Duka që më ftuan t'i bashkohesha stafit mjeksor të Kombëtares tonë në Francë. Jam shumë krenar që pata mundësinë të ndihmoj djemt e kombëtares dhe të punoj me stafin e nivelit të lartë profesional të De Biasit në një nga ngjarjet më të shënuara historike të sportit tonë, finalet e Kampionatit Europian te Futbollit.
* * *
Le të kthehemi aty ku e nisëm këtë portret të Dr. Merepezës. Marëdhënien e tij me të ardhmen e talentit botëror të garave të shpejtësisë, Andre De Grasse. Rekordet e Bolt-it në 100m (9.58 sek.) dhe në 200m (19.19 sek.), duken të paarritshme për brezin e sotëm të sprintierëvë botërorë. Për momentin ato përfaqësojnë limitet e mundësive fiziologjike të njeriut.
Thyerja e tyre nuk mund të bëhet veçse me kombinimin e disponimit fizik të sportistit, i konsideruar si talenti natyral i tij, me stërvitjen e atletit bazuar në studimin shkencor të kapaciteteve të tij fiziologjike dhe gjetjen e rrugëve për shfrytëzimin maksimal te tyre.
Ky është terreni kërkimor, këto janë "rrugët" e reja, ku Dr. Merepeza dhe trajneri i talentuar kanadez, Z. Stuart McMillan, po investojnë prej kohësh. Mbetet të urojmë që të jetë e afërt dita kur pasioni dhe vizioni shkencor i tyre të shpërblehen siç e meritojnë në pistat e vrapimit të Olimpiadave dhe Kampionateve Botërore, duke filluar nga ai i vitit të ardhshëm në Londër.
Dhe atëhere familja e tij, e shoqja Thedhora dhe dy fëmijet e tij, ashtu si edhe ne shqiptarët, brenda e jashtë kufijve shtetërorë të atdheut tonë, do të kemi një arsye më shumë për t’u krenuar me "kampionin tonë botëror" të shkencave sportive, te palodhurin Dr. Alban Merepeza.
Kujtim Kabashi
Kolegji i Mësuesve të Ontarios
Toronto - Kanada

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com