TIRANË - Katër vite pas përmbytjes së veriut të Shqipërisë dhe në kohën e një debati të ashpër politik ku PD akuzon Qeverinë se me mos shpalljen e emergjencës natyrore, nuk kompenson në mënyrën e duhur të dëmtuarit. 
 
A1 Report shkon në zonat e Veriut për të mësuar se si qeveria e atëhershme e PD-së përballoi situatën. 
 
Ajo që gazetari konstatoi në terren dhe që vjen përmes dëshmive të banorëve të zonës së NënShkodrës dhe Lezhës është tronditëse: Katër vjet nga përmbytjet asnjë dëmshpërblim për shtëpitë, bagëtitë, vetëm një dëmshpërblim i pjesshëm për dëmet në bujqësi.

“Ndodhemi në fshatin Trush, një nga zonat më të përmbytura gjatë përmbytjeve të vitit 2010 dhe 2011. Pavarësisht premtimeve nga kryeministri i atershëm Sali Berisha për dëmshpërblimin qindarkë më qindarkë. Banorët e Trushit deklarojnë që janë dëmshpërblyer në masën 49% përsa i përket dëmeve në tokë ndërsa përsa i përket dëmeve të shkaktuara në banesa por dhe në blegtori, akoma dhe sot nuk arritur të marrin asnjë qindarkë.”
 
Ali Rexha është një nga banorët e fshatit Trush në Shkodër që u përball më dëme të konsiderueshme gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011. 

“Për dëmshpërblimet që foli Sali Berisha atëherë, do t'iu shpërblejmë tha deri në qindarkën e fundit. Mirëpo nuk na dha gjë, na ka dhënë vetëm 48% të tokave, vetëm të tokave, gjë tjetër nuk na ka dhënë.”- tha Ali Rexha.

ali rexha

Të gjithë i ruajmë ende në kujtesë këto pamje që bënë xhiron e botës, në të cilat nuk bëhet dot dallimi ku fillon zona e Nënshkodrës e ku përfundon lumi Buna.
 
Të njëjtin problem me Aliun ngre edhe bashkëfshatari i tij, Adem Selimi, i cili rrëfen për A1 Report se dëmshpërblimet për përmbytjet, as që i afrohet dëmit të shkaktuar në realitet në përmbytjet e 2010.

“Lartësia e ujit në këtë pjesë ka qenë dy metra - dy metra e gjysmë ujë, dëmshpërblimi ka qenë premtuar, ka qenë vlerësuar mbi bazën e dëmtimit nga komisioni i Tiranës që kanë ardhur dhe e kanë vlerësuar por në fund, asnjë gjë nuk është dhënë.”- tha Adem Selimi.

adem selimi

Sakaq të njëjtin shqetësim ndajnë edhe banorë të tjerë të fshatit Trush dhe të fshatrave të tjerë të Nënshkodrës. 

“Nuk është bërë asnjë gjë, është dëmshpërblyer një pjesë e tokës, e rëndësishme janë shtëpitë. Këtu ka humbje, miliona, miliona paresh dhe ne kemi shkuar dhjetë vjet mbrapa, çdo fshatar i zonës dhe komunës Bërdicë.”- tha një banor i zonës.

hajdari

Nga ana tjetër këta banorë i kërkojnë qeverisë aktuale që t’u kompensojë dëmshpërblimin, duke i lehtësuar me pagesat e energjisë. 

Një nga zonat që vuajti më shumë pasojat e përmbytjeve të viteve 2010-2011ishte lagjja Som, në Ishull Shëngjin të Lezhës. 

Batica e detit në atë kohë përmbyti dhjetëra shtëpi të kësaj zone, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga këto përmbytje, pasojat e tyre janë të pranishme edhe në ditët e sotme.
A1 Report ka shkuar edhe në këtë fshat për të biseduar me banorët, të cilët tashmë pothuajse e dinë edhe arsyen se pse jemi atje.

Teksa solidarizohen me situatën në jug të vendit, çështja e dëmshpërblimeve është më delikatja për ta.

 “Nuk ka qenë ujë kalimtar, ka qenë ujë që ka ndejtur më jave këtu, ka bërë dëme të konsiderueshme. Ka shkaktuar jetën e shumë banorëve këtu. Është premtuar që do të jepet shpërblim. Për tokën bujqësore është marrë rreth 50% shpërblim ndërsa për shtëpitë nuk ka paguar askush asnjë qindarkë.”- u shpreh Myslym Hasanaj.

hasanaj

“Prej 8 orësh nga ka ndejtur uji brenda, na u përmbytën cfarë kishim, frigoriferë, lavatrice, televizor dhe të gjitha na u desh t'i blinin të reja . Nuk ishte ujë i zakonshëm por ujë që të prishte cdo gjë, prej atëherë jam më zemër, kam marrë tronditje të madhe. 50 mijë lekë lekë, asgjë tjetër. Burri im tha s'na ka faj shteti as kurrkush.”- tha Leze Paci.

Leze

Eksperienca negative e Qeverisë se mëparshme në menaxhimin e situatës së përmbytjeve, duhet të shërbejë edhe për Qeverinë Rama për të mos përsëritur të njëjtat gabime të bëra më parë.
 
Redaksia Online
(a.h/a.ç/shqiptarja.com)