REP-POP/ Inspirim, ëndrra dhe qëllime, filmat e animuar dhe mesazhet e tyre të forta

Nëse mendoni se filmat vizatimor janë vetëm argëtues, e keni gabim! Ndonjëherë ato mund të jenë me gjenial dhe me të bukur se një film hollywodian me aktorë të njohur. Nëse i kushtoni pak më shumë rëndësi teksa i shihni do të zbuloni përtej ngjyrave të bukura dhe zërave gazmor. Mesazhe inspiruese dhe mësime të vlefshme jete.

Më poshtë do të ndjekim disa prej filmave vizatimor me një mesazh të fortë!

Frozen- Jemi mësuar nëpër përralla të shohim se dashuria e vërtet për një vajzë gjendet gjithmonë të sytë e një djali. Por Frozen provoi të kundërtën dhe na tregoi se forca më e pathyeshme e dashurisë është ajo mes motrave. Ku ka më bukur se dashuria pakushte e motrës?

Up- Në një kohë kur jeta është plot ritëm dhe e mbushur me aktivitete është shumë e lehtë të harrosh t’i kushtosh vëmendjen e duhur njerëzve të tu të dashur. Ky është pikërisht edhe mesazhi që përcjell filmi vizatimor Up. A ju kujtohet edhe ju plakushi i lezetshëm me syze? Apo djalosh i vogël?   Mos prisni të humbisni dike për të kuptuar sa shumë e doni, koha për të qëndruar më pranë të dashurve tuaj është tani!

Nemo- Si çdo prind mundohet t’i japi përkushtim dhe mbrojtje fëmijës së tij nga një botë që jo gjithmonë është fushë me lule, ashtu edhe Marli. Por siç ndodh zakonisht në jetën reale, ashtu edhe në filmin vizatimor Nemo, mbrojtja e tepërt nuk i bën gjithmonë mirë fëmijës. Në këtë film është përcjellë edhe mesazhit se të jesh ndryshe nga të tjerët si Sandi, mund të jesh po aq i mrekullueshëm sa të tjerët nëse merr mbështetjen e duhur shoqërore.

Despicable Me- Despecable Me, një film i cili rrotullohet rreth Grus, krijesës që kishte qëllim të vidhte hënën, por shumë shpejtë gjithçka ndryshoi dhe ndjesitë e liga u zëvendësuan nga dashuria kur ai u takua me tre vajzat e vogla të cilët më vonë edhe i adoptoi. Çdo njeri ka një të shkuar, por nuk është asnjëherë vonë për të ndryshuar dhe për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.

Ratatouille- Miushi Remy nga filmi Ratatoulle, është një shembull i përsosur i dikujt që nuk ka frikë të realizojë ëndrrat e tij pa marrë parasysh asnjë pengesë. Ai pavarësisht se ishte një miush dhe askush nuk kishte besim tek ai se mund të ishte një chef kuzhine i suksesshëm ja arriti me këmbënguljen e tij! Remy na tregoi se nuk ka rëndësi se nga vijmë, me rëndësi është të mos dorëzohesh, të luftosh për qëllimet e tua, të besosh te vetja sepse një ditë do të vijë shpërblimi për çdo mund.

Zootopia- Bukuria e filmit Zootopia qëndron në mesazhin kundër diskriminimit dhe faktit që aparenca në pjesën më të madhe të rasteve gënjen. Shembulli konkret është pikërisht, Judy lepurushja në të cilën nuk besonte askush se një ditë do të bëhej police, por ajo jo vetëm u bë një e tillë por u adhurua edhe nga të gjithë për punën e saj. Judy na tregoi se me këmbëngulje dhe besim te vetja arrihet gjithçka!

Herën tjetër kur të shihni një film vizatimor kushtojini pak më shumë rëndësi dhe do të zbuloni shumë...

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Humbi të afërmit në tërmetin para 2 viteve, artistja ndan dhimbjen e thellë në postimin e saj