Reshat Arbana shpallet 'Qytetar Nderi' i Tropojës: Është një detyrim i madh, do përpiqem ta shpërblej(VIDEO)

TROPOJE- Për rolet e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada dhe portretizimin e karaktereve më të spikatura të trevës së Tropojës, aktori i shquar dhe ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, është shpallur qytetar nderi i Bashkisë së Tropojës.

Ky titull, aktorit Reshat Arbana, iu nda gjatë një ceremonie të mbajtur në Pallatin e Kulturës "Dardania" në qytetit të Bajram Currit.

"Faleminderit shumë për vlerësimin. Është një detyrim i madh që do përpiqem t'jua shpërblej me punën time", u shpreh Arbana.

Çmimi, aktorit të mirënjohur ju nda në një ceremoni të organizuar për ndër të 60 vjetorit të gjimnazit  “Asim Vokshi”. Pas ceremonisë të pranishmit vizituan edhe godinën e parë të gjimnazit "Asim Vokshi” sot shkolla 9 - vjeçare "Konferenca e Bujanit".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale