Revoltohet Flutura Açka: Ju burrecë që përmendni emrin tim se jam pjesë e kthimit të Bashës, guxoni t’i kërkonin Berishës të tërhiqet nga PD

Revoltohet Flutura Açka: Ju burrecë që përmendni emrin tim se jam pjesë e kthimit të Bashës, guxoni t’i kërkonin Berishës të tërhiqet nga PD

Flutura Açka

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, thotë se të gjithë ato që përmendin emrin e saj në studiot televizive, se është pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, të guxojë t’i kërkojnë publikisht Berishës që të tërhiqet nga drejtimi i PD-së në mënyrë që partia të hyjë në reformë të plotë. Mjerisht sipas saj... pjesa me e madhe janë burra.

Shkrimi i plotë i Fltura Açkës

*Tirania e burrecëve të Tiranës

Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike, edhe ju finët perfidë që bëni lajme me sms të diktuara nga padurimi dhe pabesia, para se të thoni se jam pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, bëni mirë më së pari, në kor ose më vete, t’i shihni të vërtetat në sy:

Guxoni t’i kërkoni publikisht zotit Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe partia të hyjë në reformē tē plotë.

Ndërkohë që ju bënit pallate e vinit pasuri kür të djathtët - edhe të majtët - ishin në pushtet, unë shkruaja libra.

Në kohēn kür ju pushtonit ngastra publike për vilat tuaja, unē botoja libra me paratë e xhepit tim për ta moderuar vitrinën shqiptare.

Ndërkohë qē ju ruanit si tē joshnit të renë e radhës që shfaqej për punë në derēn e redaksisë, unë flisja për demokracinë dhe deformimet që po i ndodhnin asaj nga të majyë e të djathtë.

Ndëkohë që ju hynit në paradhomat e kryeministrave si langonj për ndonjë teke uiski a për t’i kërkuar ta emëronte shef kadastre ndonjë bashkēfshatarin tuaj, unë lexoja poezi shqipe tribunave të botës, duke i shitur botës Shqipërinē e bukur.

Ju jeni bashkëfajtorë në shkatërrimin e Opozitës shqiptare me oportunizmin tuaj, me flirtet tuaja, me paturpësinë tuaj.

Ndaj, për shkak të asaj frike kanunore a korruptive me të cilën jeni mēsuar të mbijetoni, nuk guxoni të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin keni besë, apo të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin, a me të cilët Lulzim Basha po u ktheka në parti.

Deri kur ajo parti të bëhet, ju siguroj se do të kem shkuar në një parti tjetër, ku demokracia është e sanksionuar nga ligje të epërme.

Nuk shqetësohem që mē përmendni, por që nuk jeni përmendur akoma për dëmin që po i bēni demokracisë shqiptare!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bureto: 11/06/2023 19:23

    Është dhe mbetet në vullnetin e Salehut të tërhiqet, por ja që ai për arsyet e veta ekzistenciale, nuk deshiron dhe nuk do të tërhiqet! Ju të gjithë e dini shumë mirë këtë. Atëhere, nuk na thua çka do bëni ju, ti dhe gjithë skuthat e tjerë rrotull teje, që ende as vetë nuk dinë me kë janë e nga t'ia mbajnë?! Dje në një shkrim iu drejtove atyre, pra disa prej kolegëve të tu, të cilët siç na kumtove, nuk e duan Brrishën më shumë se ti (!). Por nuk është ky vetëm mosdallimi juaj, i të gjithëve, sepse ju i kërkoni 'non gratës', gati si me lutje, tërheqjen, hapjen e krahut dhe nuk guxoni t'i kërkoni atij në kor dhe t'i thoni me zë të lartë kudo që e keni këtë mundësi: "Largohu!". Por jo, mjerisht s'e bëni dot! Arsyet, i dini vetë, por mos kujtoni se nuk ua kuptojnë të tjerët. Ju e dini që lutjeve tuaja drejtuar atij me gjysëm zëri, dr. Berisha, zoti Berisha, lideri historik, prof.dr. Berisha etj. lëpirje nuk ua vërshëllen. Atëhere, mblidheni mendjen dhe thuajani shqiptarëve se ç'keni ndër mend dhe më pas, ç'jeni të zotë të bëni. Së paku ti dhe ndonjë tjetër, që mund të bëni dhe ndonjë punë tjetër, meqë nuk po tregoni se jeni politikanë, mbasi të bëni deklaratën e fundit, në shenjë proreste, por dhe për të larë ca shpirtin që u jeni shërbyer dy BB-të, ta hapni vetë ju krahun. Këto duhen sot dhe deri në pranverën e vitit 2025, në të kundërtën ju nuk u duhet thënë largohuni, por shporruni, se nuk i duheni më kujt. S'jeni veç një shportë me karavidhe.

    Përgjigju
  • Mudja: 10/06/2023 17:40

    Aman kur u bë dhe kjo shoqka e Mudes politikane

    Përgjigju
  • Demokrati: 10/06/2023 15:27

    Bravo znj.Flutura,,Ke prekur në zemër problemin e demokratëve,,Këta buracakë deputetët sahanlëpirës nuk kanë shtyllë kurrizore,Paloqa, Muli,,Gazi,,Paloma,,Janë një grup që nuk kanë kurajo të kërkojnë largimin e Plakut Mere ,,sepse janë zhytur në llumë . Gjithmonë kam besuar se PD ka njerëz të aftë dhe me ndershmëri intelektuale si ju dhe disa të tjerë ,Po ta dini se si ju e mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve,, Rilindja nuk i fitoi zgjedhjet,,I humbi Pd dhe Bashkë Humbasin.

    Përgjigju
  • Lili: 10/06/2023 15:07

    Komplimente zonjes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë