Transferimi i Rey Manaj tek Inter ishte shumë i bujshëm, duke qenë se sulmuesi shqiptar shihej si një ndër talentët më premtues në Itali dhe jo vetëm.

Pas një sezoni jo të mirë me zikaltrit, ku u aktivizua shumë pak në kampionat, Manaj u huazua në disa ekipe dhe së fundmi po luan në Spanjë me Granadën.

Është pikërisht Granada, skuadra e cila mund ta ndihmojë Manajn që të bëjë një hap të madh në karrierë, pasi drejtuesit e Granadës kanë në pronës edhe Parmën, që u ngjit në Serie A këtë sezon. 

Granada mund të blejë kartonin e Manajt nga Interi, duke qenë se lushnjari nuk është në planet e zikaltërve dhe, pasi të bëhet blerja përfundimtare, atëherë ai mund të transferohet në Itali për të luajtur me Parmën.

Kalimi i tij te Parma do të ishte një hap i madh në karrierë për Manajn, duke parë se Parma është një skuadër e riformuar dhe mund t’i jepet hapësirë të rinjve për sezonin e ardhshëm.