Rezarta e pafajshme, 
në gjyq me Rozanën për imazhin

Rezarta e pafajshme,  <br />në gjyq me Rozanën për imazhin
Pas pretencës së nxjerrë disa ditë më parë nga Prokuroria, ku kërkohej dënimi i këngëtares Rezarta Shkurta me 82 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës për sherrin me Rozana Radin, gjykata ka marr një vendim. Mesa duket vendimi ka qenë në favor të Shkurtës e cila ka nxituar të publikojë një status në faqen e saj në facebook ku shkruan:

 “Lajmin po ju a jap unë më të freskët seç mund t’ju a japin gazetat nesër. Jam e lumtur t’ju njoftoj se përsa i përket akuzave të bera ndaj meje nga zonjushë Rozana Radi, gjykata sapo dha vendimin e saj ,ku më shpall mua të PAFAJSHME. Ndihmes shumë e madhe për të nxjerr të vërtetën ka qenë dëshmia e dy policëve në vendngjarje, ku kanë deklaruar se Rozana ka qenë e dhunshme dhe në gjendje të droguar.

Gjithsesi unë nuk do ta lë me kaq, e dashur Rozanë po ta them publikisht, do të të hedh në gjyq për faktin që u mundove të hedhësh "baltë" në imazhin tim. Uroj të jesh në gjendje të më paguash dëmshpërblimin. Faleminderit të gjithe atyre që besuat tek unë që në fillim edhe kur një pjesë e mirë e medies shtrembëruan të vërtetën. Qesh mirë kush qesh i fundit nga Rezarta Shkurta” – është shprehur këngëtarja.

Mesa duket çëshjta midis dy këngëtareve nuk është mbyllur këtu pasi Rezarta Shkurta do të hapë një gjyq për “prishje të imazhit” të saj nga Rozana Radi.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore