Rezoluta e OKB/ Qeveria miraton plan-veprimi që i dedikohet gruas, ministrja Koçiu: Forcojmë rolin e saj në siguri, mbrojtje dhe misione paqeruajtëse

Rezoluta e OKB/ Qeveria miraton plan-veprimi që i dedikohet gruas, ministrja Koçiu: Forcojmë rolin e saj në siguri, mbrojtje dhe misione paqeruajtëse

Albana Koçiu

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një plan veprimi që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë. Plani i veprimit vjen në kuadër të zbatimit të Rezolutës 1325, e miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB që u jep mundësinë grave të jenë më të përfaqësuara, në sektorë si siguria, mbrojtja dhe misione paqeruajtëse.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dha detaje mbi këtë zbatimin e këtij plani në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Qeveria miratoi një vendim shumë të rëndësishëm që është ai i miratimit të Planit të Veprimit në kuadër të zbatimit të Rezolutës 1325 një Rezolutë e cila është e miratuar Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është pikërisht një Rezolutë që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë. Është një plan Veprimi i cili e çon Qeverinë shqiptare dhe popullin tonë në një nivel të përafërt me vendet e Bashkimit Evropian, me standardet e duhura sa i përket luftës ndaj pabarazisë gjinore, luftës ndaj dhunës kundër gruas dhe rolit që gruaja do të duhet të marri tashmë me miratimin e këtij Plan-Veprimi edhe në sektorë në të cilët ne ishim mësuar që të kishim zakonisht vetëm burra apo që dominoheshin vetëm nga burrat siç janë sektorët e sigurisë, mbrojtjes apo misionet paqeruajtëse”, tha ajo.

“Tashmë gratë nëpërmjet zbatimit të këtij Plan Veprimi do të kenë mundësinë që të jenë të përfaqësuara duke siguruar akoma më shumë edhe drejtësi, edhe më shumë demokraci, edhe më shumë paqe, edhe më shumë siguri edhe në sektorë shumë të rëndësishëm si ata të sigurisë, mbrojtjes dhe misioneve paqeruajtëse jo vetëm për vendin, por edhe jashtë vendit tonë", shtoi ministrja.

Ministrja nënvizoi se miratimi i këtij plan veprimi është historik edhe në kuadër të angazhimit që qeveria dhe Kryeministri Rama ndërmorën gjatë kryesimit të OKB për 2022-2023.

“Ne mendojmë fort që duke i dhënë rolin e duhur gruas në shoqëri, jemi duke bërë që gjysma më e mirë e popullatës së kësaj bote të jetë tashmë më e përfaqësuar duke qenë kështu një faktor stabiliteti jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin", tha Koçiu.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë