Ruçi “dush të ftohtë” RTSH-së: Flisni për paradat e sukseseve, kam tre shqetësime

Sot në seancën plenare, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Këshillit Drejtues te RTSH, e mori fjalën edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, i cili me tone të forta kritike kërkoi që RTSH të përmirësojë rrënjësisht punën për pasqyrimin e veprimtarive të Kuvendit, transmetimet në gjuhën e shenjave dhe raportimin ndaj Kuvendit. Ai kërkoi gjithashtu që rezolutat e hartuara nga komisionet të pasqyrojnë problemet dhe shqetësimet reale të veprimtarisë së institucioneve.

"Duke përfunduar çështjen kolegë deputetë, duke ndjekur raportin, duke parë edhe rezolutën desha të ngrija edhe unë tri çështje:

Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe ata, nëse na kanë ndjekur në këtë seancë, na shprehin pyetjen: “Ç’raportim e diskutim po bëni ju kur televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë që ju kam çuar në sallën e Kuvendit nuk i ndjek dot ato e ju diskutoni në parlament e ctuaja?”

Është i vetmi kanal televiziv që taksapaguesit shqiptarë, votuesit e tu dhe të mi ( i drejtohet z. Musa Ulqinit, në një komunikim pa mikrofon nga salla), janë aksionerë në financat e TVSH-së.  Prandaj, ne të zgjedhurit e tyre, zgjedhësve tanë u jemi borxhlinj e duhet të përfshihet i gjithë debati, që kemi zhvilluar në komision dhe seancë, e kjo duhej përfshirë në rezolutë.

E dyta, vërtitet një kanal tjetër, që preku pak znj. Milva: RTSH Kuvendi. Diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten e tyre. Kur do të transmetohet Kuvendi në këtë kanal në mënyrë permanente?

Kur? Duke u përsëritur çdo vit kështu?

E treta, një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara. Kërkojnë nga ne se kur TVSH do të mundësojë të ndjekin Kuvendin përmes gjuhës së shenjave? Ndaj, raportimet në Kuvend dhe rezolutat e Kuvendit nuk duhet të jenë të rreme, duhet të jenë efektive, brenda të gjitha shqetësimeve, që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur ne këtu' tha Gramoz Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulla: 25/04/2019 22:10

    E KUSH E SHIKON RTSHURREN, VJEDHJA ME E MADHE ESBTE MBAJTJA E TAKSES PER GJITH POPULLIN PER NJE TV QE E SHOIN VETEM PUNONJESIT E SAJE..... KA QENE RTSHURRA QE NGA DITA QE ESHTE KRINUAR DHE ASHTU KA MBETUR. HELM JU BEFSHIN LEKET QE NA MBANI. PO TE DONI BEHENI ME KARETE DHE DO TA SHIKONI QE DO FALIMENTONI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'