Rezoluta/ Serbia arrin të fitojë në
KiE ndaj Kosovës dhe Shqipëri

TIRANE- Serbia ka shënuar një fitore diplomatike të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës, duke sfiduar kështu edhe Shqipërinë. Asambleja e Këshillit të Evropës  miratoi dje një rezolutë për Kosovën, duke e modifikuar atë sipas katër mendimeve të depozituara nga Serbia. Marrëveshja ka të bëjë me marrëveshjet Kosovë-Serbi për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhënie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol. Edhe pse përfaqësuesit e Shqipërisë, propozuan amendime që shmangnin kërkesat e Serbisë, ato u rrëzuan.

Pavarësisht këtij dështimi në votë, pala shqiptare u përball me deputetët e Serbisë. “Si mund të jenë të sigurt minoritetet kur në parlament hidhen bomba? Në kisha ka grafite islamike duke tmerruar besimtarët. Janë prova që tregojnë se Serbia kishte të drejtë kur ishte kundër largimit të UNMIK”-tha deputetja serbe Aleksandra DJUROVIĆ. Në të njëjtën linjë ishte dhe deputeti tjetër i Serbisë, Zarko OBRADOVIĆ. “Kemi dëgjuar shumë dhunë ndaj serbëve në Kosovë. Mjaft fjalë kemi dëgjuar, të kalojmë te faktet”-tha ai. Pas këtyre reagimeve ka marrë fjalën përfaqësuesi i delegacionit shqiptar, Namik Dokle.

“Nëntë vite pas pavarësisë është njohur nga 34 vende të BE. Madje është vendosur dhe stabilizim-asociimi, që i hap rrugën drejt BE. Politikanët kanë kuptuar që epoka e Serbisë së madhe, Shqipërisë së madhe, Bullgarisë së madhe ka përfunduar një herë e mirë. Është fakt i njohur që para dhe pas milicia e Millosheviçit kanë abuzuar me mbi 20 mijë gra kosovare dhe ata që e bënë janë akoma të pa dënuar. Për të mos folur për të zhdukurit dhe të vrarët. Mbi 1 mijë janë gjetur të vdekur në burgjet serbe”-tha Dokle. Ai vijoi fjalën e tij, duke thënë se trashëgimia kulturore është e mbrojtur nga NATO.

“Dua të shpreh opinionin tim, për tutelën e trashëgimisë kulturore. Dua të nënvizoj se termi për të shtyrë nuk është e drejtë. 2 të tretat nuk janë arritur për tre vota. Trashëgimia do të jetë më e mbrojtur kur e kemi nën mbikëqyrje. Kur NATO i jep mbrojtje dhe me policinë serbe 95 për qind të objekteve”,-tha Dokle. Matjaž HANŽEK, përfaqësues i Sllovenisë tha se Kosova vendi më i varfër në Evropë. “Korrupsioni, mungesa e të drejtës, krimi i organizuar është problem. Kosova është dakord për gjyqin special të krimeve të luftës. Madje dhe lejimi i krijimi i strukturave serbe. Këto vendime tregojnë një progres në Kosovë. Por debati politik ka sjellë krisje në parlament.

Kosova meriton asistencën ndërkombëtare për të sjellë ndryshimet që kërkojmë. Duhet të konservojnë një rrugë të Kosovës drejt BE dhe jemi të hapur dhe për këtu në Këshillin e Evropës”-tha ai. Kryetari i delegacionit suedez, social-demokrati Jonas Gunnarson, mbështeti shumë fort amendimet e përgatitura nga përfaqësuesit shqiptare, deputetët Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi, por në fund përfaqësuesit serbë e fituan betejën. Ndërkohë, në sallë mungoi edhe përfaqësuesja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti. Disa vende si Britania, Turqia, Hungaria dhe Suedia dhanë mbështetje maksimale, por ndryshimi nuk është bërë i mundur.

Edhe vetë hartuesi i rezolutës për Kosovën reporteri spanjoll Augustin Conde, mungoi gjatë diskutimit në Komision, por edhe gjatë seancës. Në përfundim raporti është miratuar me 112 vota. Kjo është humbja e dytë e rëndë diplomatike pas asaj të disa muajve më parë. Kosova dështoi të merrte anëtarësimin në UNESCO, pas një lobimi të fortë të Rusisë dhe votës kundër të Polonisë dhe të disa shteteve që e kishin njohur më parë pavarësinë e Kosovës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha