Ka rezultuar fals alarmi për bombë në rrugën "Mustafa Matohiti" në Tiranë, pranë banesës së ish kryeministrit, Sali Berisha dhe zyrave të ambasadës iraniane. Ishte një telefonatë anonime e mbërritur në Policinë e Tiranës që ka njoftuar për vendosjen e një bombe në rrugën "Mustafa Matohiti", në ambientet e një lokali aty pranë.
 
Forca të shumta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe të asistuar edhe nga forcat xheniere dhe të antiterrorit, kontrolluan të gjithë perimetrin e zonës sipas koordinatave të dhëna nga personi që supozohej se kishte vendosur bombën.
 
Pas kontrollit të imtësishëm, alarmi ka rezultuar fals, pasi nuk gjetur asnjë gjurmë lënde eksplozive.
 
Gjithashtu, burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se personi i cili ka njoftuar sallën operative për vendosjen e bombës, rezulton të ketë fikur telefonin pas këtij momenti.
 
Policia ka identifikuar zonën nga është bërë telefonata, në periferi të Tiranës, ndërsa vijon puna për zbulimin e identitetit të personit. 

22:00 Alarm për bombë në "Rr.Mustafa Matohiti", evakuohen banorët
Policia e Tiranës ka marrë një alarm për bombë në “Rrugën e Elbasanit”, pranë ambienteve të një lokali. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ekspertë xhenierë dhe forcat e antiterrorit. Për momentin është bllokuar "Mustafa Matohiti" që del në “Rrugën e Elbasanit”. Një pjesë e banorëve është evakuuar, si dhe janë bastisur disa lokale aty pranë. 

Në të njëjtën zonë banon edhe ish kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu në rrugën "Mustafa Matohiti" ndodhet edhe ambasada iraniane. 

alarm per bombe rr elbasanit

alarm per bombe rr elbasanit

alarm per bombe rr elbasanit

alarm per bombe rr elbasanit

Në përditësim... 

Redaksia online
Shqiptarja.com