Rianimacioni i papranueshëm i pjesës së dëmtuar përjetësisht tek opozita

Rianimacioni i papranueshëm i pjesës së dëmtuar përjetësisht tek opozita

Ishin shokuese deklaratat dhe analizat e disa mbështetësve të opozitës nëpër media nga 21 janari e tutje. Mund ta themi këtë 10 ditë pas asaj date. Në dritë të diellit dhe nën prozhektorë studiosh elegante, secili prej tyre pranonte hapur se ishte i bindur se urdhërin për vrasjet e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me 21 janar 2011 e ka dhënë Sali Berisha dhe se ato vrasje u bënë me dëshirën e tij. Të gjithë nuk shfaqnin asnjë dyshim për këtë. Ashtu si të gjithë, pa përjashtim, e shprehnin këtë bindje edhe pse  nuk e kanë dëgjuar ta thotë a ta bëjë.

E megjithatë, është akoma më shokuese, që të gjithë këta mendimtarë në Shqipërinë e vitit 2023, e propozojnë Sali Berishën dhe pjesën e tij të dëmtuar thellë moralisht sot në opozitë, si alternativa që mund të udhëheqë përsëri Shqipërinë. Ata na deklarojnë se vrasjet mund të riabilitohen njësoj si korrupsioni, apo të tjera krime administrative dhe se vrasësi mund të rianimohet bashkë me ata që e ndihmuan në krim. Pra, nuk ka kanë mjaftuar më shumë se 30 vite liri dhe demokraci që disa prej nesh të krijojnë një shtyllë kurrizore të shëndetshme dhe të papërulur ndaj dhunës dhe mizorisë së më të fortëve. Disa prej nesh vazhdojnë të jetë të magjepsur, të tërhequr, tolerantë ndaj dhunës ekstreme dhe njerëzve që e kanë atë si metodë në politikë, njësoj siç bënë në kohën e diktaturës. Jeta njerëzore e humbur për ta, as nuk barazohet me një tender, me ca para të gjetura nëpër shtëpi shtetarësh.Jeta njerëzore e humbur është asgjë, në krahasim me detajet e eurove nën dyshekë, apo arkave me peshk.

Në të vërtetë nuk ka shumë dallime nga analizat e disave me 21 janar nga ata shqiptarë që mbyllnin sytë, gojën dhe mendjen kur ish-partizanët të ardhur në pushtet torturonin klerikë, vrisnin tregtarë e të shkolluar sepse i shihnin ndryshe. Toleranca ndaj dhunës dhe marrjes së jetës, kalimi si pa të keq nga një ngjarje çnjerëzore te një tjetër, është ngrehina më e thellë njerëzore nga e cila nëse bie, pakkush mund të ringrihet, rianimohet e të bëhet përsëri njeri.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë