TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje mënyrën e asgjesimit të fletëve të votimit duke i ricikluar ato. Kjo mënyrë asgjesimi është hera e parë që përdoret në vendin tonë, ku pas këtij procesi pritet që institucioni administrues i zgjedhjeve të ketë edhe përfitimet e veta. I gjithë procesi do të konsistojë nëpërjemt prokurimit publik, ku fletët do të blihen me tender nga kompani të cilat merren me riciklimin dhe prodhimin e letrave, duke i kthyer mbrapsht në këtë mënyrë KQZ-së, një pjesë të parave të shpenzuara për të prodhuar fletët e votimit. Sipas administratës së KQZ-së, në lidhje me asgjësimin e fletëve të votimit do të bëhet një tender, ku ftohen të marrin pjesë kompanitë e interesuara.
Ndërsa sipas tyre të gjithë punonjësit do të jenë të kontaktuar nga ky institucion. "Efektet financiare janë në favor të kësaj alternative, pra të riciklimit, është më higjenike", tha përfaqsuesja e KQZ. Ndërkohë ajo që përbën shqetësim për anëtarët e KQz është pikërisht fakti i ruajtjes së fshehtësisë së të fletëve të votimit. "Në radhë të parë është e rëndësishme që të ruajmë fshehtësinë e votës dhe do verifikohet deri në ricklimin e saktë. Kjo është gjë pozitive dhe në favor të riciklimit”, tha Klement Zguri. Sipas administratës pritet që për këtë çështje të jetë edhe një komision i posaçëm, i cili do mbajë një procesverbal pas çdo asgjesimi.
Riciklimi përvecse me kosto me të ulët për KQZ-në në krahasim me atë të djegies, ka pasoja edhe për ambientin, pasi shmanget ndotja e tij. Për zgjedhjet e 23 qershorit u prodhuan 3 milion e 300 mijë votimi, që kushtuan poërafësisht 41 milion e gjysëm lekë. Gjithashtu katër anëtarët e KQZ shqyrtuan dhe miratuan edhe fondin që do të përdoret për hapjen e kutive të votimit, i cili pritet që të jetë 3 milion lekë të reja. Do të jenë 50 persona për të hapur kutitë dhe bërë gati fletët për riciklim brënda 2 muajsh.
Sipas Kodit Zgjedhor 6 muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit, dokumentacionin që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Në proçesin e hapjes së 11500 kutive (përfshirë këtu edhe kuti të zgjedhjeve të pjesshme), të cilat duhen pastruar e sistemuar, si dhe një sasi e madhe fletë votimi dhe materiale të tjera zgjedhore të cilat duhet të sistemohen e seleksionohen në përputhje me kërkesat ligjore, është menduar që procesi të realizohet për një periudhë kohore 45 ditë pune.
Mandati i LSI
KQZ miratoi dje me katër vota edhe dhënien e mandatit të deputetes së LSI në Qarkun e Durrësit, Klodjana Pashkaj. Kanë qenë plotë 3 kandidate për deputete në listën e LSI që kanë lënë mandatin e fituar,kjo pas vakancës së krijuar nga mandati i deputetit të ministrit Lefter Koka. Pashkaj gjendej e fundit në listën shumëemërore të LSI për deputetët në qarkun e Durrësit, e cila përkon edhe me femrën e fundit që garon në këtë listë për LSI. Nëse edhe Pashakaj jep dorëheqjen atëherë mandati i deputetit kalon te kandidati i radhës në listën e LSI, Bujar Derveni. Në fillim mandatin e fitoi Silvana Maskuti, dorëheqjen e së cilës e pasoi mandatin e deputetes te Merita Kuçi, dhe më pas përfundoi te Klodjana Pashkaj.
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com