Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka mbledhur në takim në selinë rozë kryetarët e PS në 61 bashkitë e vendit në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë.”
Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Klosi thotë se fokusi i takimit ishte rienergjizimi dhe procesi zgjedhor në forumet drejtuese. Qëllimi është përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2027 për të siguruar një fitore bindëse.
“Selia e PS. Me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit me fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në të gjitha forumet tona drejtuese. Nga ky proces në të gjitha strukturat tona dalim edhe më të fortë, gati për një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet vendore të vitit 2027”, shkruan Klosi.
Komente











