Bashkimi Evropian dhe Ukraina sigluan sot në Riga një marrëveshje si pjesë e planit të tretë të ndihmës makroekonomike me vlerë 1,8 miliardë euro.
Marrëveshja e firmos nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, nga ministrja ukrainase e Financave, Natalie Jaresko dhe nga guvernatorja e Bankës Qendrore ukrainase, Valeria Gontareva.
Marrëveshja fikson kushtet që Ukraina duhet të respektojë për të patur këto fonde, thënë ndryshe një plan ambicioz reformash që shkon nga menaxhimi i fondeve publike te transparenca apo nga planet energjetike deri te sektori financiar.
Reforma të tilla do të ndihmojnë ish-republikën sovjetike të arrijë prioritetet afatmesme të përshkruara nga Marrëveshja e Asocimit BE-Ukrainë./ atsh/
/Shqiptarja.com