RIGA, 21 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande do të takohen për borxhin me kryeministrin grek, Alexis Tsipras sot në mbrëmje në kuadër të një samiti evropian në Riga, njoftoi një zëdhënës i qeverisë gjermane.
"Do të ketë një takim mes Merke, Hollande dhe Ciprasit, pas darkës në samitin e Rigas", deklaroi zëdhënësi.
Samiti kushtuar kryesisht bashkëpunimit mes BE-së dhe fqinjëve të ish-Republikës jugosllave, do të mbahet sot dhe nesër në kryeqytetin letonez.
Athina po negocion një marrëveshje me kreditorët, Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të marrë, në këmbim të reformave, 7,2 miliardët e mbetura nga një program i dytë ndihme që përfundon në fund të muajit maj.
Më 5 qershor, Greqia duhet të kryejë një rimbursim të madh për FMN dhe mund të mos jetë në gjendje ta bëjë për shkak të mungesës së një marrëveshje deri në atë periudhë.
François Hollande dhe Angela Merkel kërkuan të martën në berlin përshpejtimin e negociatave për të shmangur dështimin e pagesave për Greqinë./
/ec/










