Rihapen aeroportet, ja rregullat e reja që kanë caktuar kompanitë e fluturimit

Rihapen aeroportet, ja rregullat e reja që kanë caktuar kompanitë e fluturimit

Asgjë nuk do të jetë si më parë, të paktën derisa kronavirusi të zhduket ose, të paktën, një vaksinë do të jetë në gjendje ta mbajë atë larg nesh. Kështu që, secili sektor i ekonomisë, në radhë të parë sektorët që kanë të bëjnë me lëvizjen, po zhvillojnë strategjitë e tyre të rikthimit. Me pushimet verore në prag të derës, një pyetje shtrohet më shumë se të tjerat: Si do të udhëtojmë në epokën pas Covid-19?

SympliFlying’, firma globale e konsulencës me seli në Singapor, e specializuar në strategjitë e marketingut për linjat ajrore, ka prodhuar një raport në të cilin tregon se cilat do të jenë dispozitat e reja të sigurisë anti-Covid-19 për ata që do të udhëtojnë me avion.

Sipas tyre, do të na duhet të harrojmë ardhjet në aeroport në minutën e fundit kurse veprimet e reja do duhet të ndjekin një model të saktë.

Para se të mbërrini në aeroport, do t'ju duhet të bëni: kontrollonin në internet, i cili, sipas studimit, do të jetë metoda e vetme e lejuar në të gjitha aeroportet; duhet të blini doreza dhe maskë; të keni gati pasaportën tuaj të imunitetit.

Në lidhje me këtë, disa ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i IATA dhe CEO Alexandre de Juniac tha: Ne kemi nevojë për një vaksinë efektive, pasaportë imune ose test COVID-19 që mund të administrohet në një shkallë të gjerë.

Pasi të mbërrini në aeroport, ku vetëm pasagjerët do të lejohen të hyjnë (përveç atyre që shoqërojnë të miturit dhe njerëzit që kanë nevojë për ndihmë), do të jetë e nevojshme që menjëherë t’i nënshtroheni një kontrolli të temperaturës dhe gjithashtu mund të sigurohen teste të tjera të shpejta për të verifikuar praninë ose mungesën e koronavirusit.

Pajisjet e skanimit termik do të kontrollojnë nëse pasagjeri ka  temperaturë mbi 37.5, në këtë rast atyre do t'u mohohet fluturimi.

Bagazhet gjithashtu duhet të dezinfektohen përmes një tuneli ku ato do të kalojnë. 

Do të jetë e nevojshme të mbani maskën gjatë gjithë fluturimit, lamtumirë për revistave në bord; lamtumirë ndoshta edhe për shërbimeve të hotelierisë.

Në videot e shfaqura në ekranët e avionëve do shfaqen gjithashtu rregullat e higjienës që duhen ndjekur. Ideja për të zvogëluar numrin e vendeve të disponueshme duket se tani ka rënë për shkak të dëmeve konomike që ka shkaktuar pandemia.

Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair Michael O’Lear, në një intervistë me Financial Times kërcënoi që linja ajrore nuk do të rifillonte fluturimet nëse kërkohej të zbatonte këtë rregull.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin

Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin