Rihapja e dosjes 'Hajdari'/ Prokuroria kundër, Haxhia: Berisha më dënoi 25 vite, më dëgjoni

Më 18 mars gjykata e Apelit Tiranë me tre gjyqtarët e deleguar nga krimet e rënda do të shprehet nëse do të pranoj apo jo kërkesën e Izet Haxhisë për të riçelur procesin e vrasjes së Azem Hadjarit.

E pranishme në seancën prokuroria e apelit ishte kundër kërkesës së Haxhisë për riçelje të dosjes Hajdari. Në nisje të seancës ku vetë Haxhi ishte i pranishëm refuzoi sërish trupin gjykues të përbërë nga Dhimtiër Lara, Nure Dreni dhe Sokol Binaj për të shqyrtuar kërkesën e tij.

Me pretendimin se kërkesa e tij duhet të shqyrtohet nga një trup gjykuese e cila ka kaluar vettingun Haxhiaj paraqiti sërish kërkesë për përjashtim të kësaj trupe.  “Dua të dëgjohem pasi prej më shumë se dy dekadash jam gjykuar në mungesë dhe kërkoj të drejtën time për të dhënë prova e fakte pasi jam dënuar me 25 vite nga një gjyq i montuar prej Sali Berishës” u shpreh Haxhiaj nga kafazi i qelqtë.

Në përfundim kërkesën për gjyqtar me vetting e ritheksoi edhe njëherë avokati i tij Bashkim Nikolla. Ndërsa gjykata vendosi ti jap kohë Haxhisë deri në shqyrtimin nga një tjetër kolegj të kërkesës për përjashtim gjyqtares dhe ta riçelë seancën pas një jave aty ku pritet të vendoset nëse do rihapet apo jo dosja Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjethi: 11/03/2019 23:55

    Meqense prokurorja memcaj e ka kaluar vetingun,linde pyetja:-A ka deklaruar ajo lidhjet familjare qe ka me vrases dhe te denuar per trafik te qenjeve njerezore,ne Shqiperi dhe jashte saj?!

    Përgjigju
  • Populli: 11/03/2019 16:20

    E perse nuk dashka prokurorja e Apelit qe te rihapet gjyqi per Azemin atehere arrestoni Prokuroren

    Përgjigju
    • Thjsht: 11/03/2019 16:55

      Mbrapa eshte ktimineli Berishe

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat