Ndërsa na ndajnë vetëm pak muaj kur do të zhvillohet ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin e Shkodrës vazhdon puna me intensitet të lartë për të përfunduar punimet brenda afatit.
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në "Facebook" shprehet se stadiumi "Loro Boriçi do të jetë më i bukuri në rajon.
"Kantieri i stadiumit të ri të Shkodrës sot. Do të jetë stadiumi më i bukur në rajon pa asnjë dyshim", shkruan shefi i qeverisë shqiptare.
Kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë vende dhe rikonstruksioni do të kushtojë 15 milionë Euro, pasi do të shtohen 5112 vende për tifozët.
Në stadiumin e ri "Loro Boriçi", përveç pistës së atletikës, do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera./a.g/