Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Rrogozhinë
Me mbështetjen financiare të (TIKA-s) Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIRANË, 13 Mars /ATSH-Z.Tosku/- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar vizituan ditën e sotme mjediset e sapo rikonstruktuara të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës. Ky rikontruktim u bë i mundur falë mbështetjes dhe ndihmës financiare të […]
/ATSH-Z.Tosku/- Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar vizituan ditën e sotme mjediset e sapo rikonstruktuara të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës.
Ky rikontruktim u bë i mundur falë mbështetjes dhe ndihmës financiare të TIKA-s (Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim). Rreth 50 mijë qytetarët e kësaj bashkie, sipas ndarjes së re administrative, do të përfitojnë tashmë nga shërbimet e qendrës së rikonstruktuar shëndetësore, e cila do të fuqizohet më tej me pajisje diagnostikuese, me mjete laboratorike dhe ato imazherike.
Duke falënderuar TIKA-n dhe popullin turk për ndihmën që vazhdojnë t'i japin vendin tonë, dhe posaçërisht, për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm në sektorin e kujdesit shëndetësor, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se, "fuqizimi i kapaciteteve të shërbimit shëndetësor parësor është një element thelbësor, në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët tanë".
Sipas kreut të shëndetësisë, qendrat shëndetësore do të rrisin standardet e punës së tyre, prandaj pas rikonstruksioneve të godinave do të punohet për nxitjen e programeve bazë për të rritur cilësinë e mjekëve dhe infermierëve.
"Rikonstruksioni i plotë i kësaj qendre shëndetësore, e cila do të shoqërohet edhe me mbështetjen tonë me pajisje kryesisht diagnostikuese, laboratorike dhe imazherike, sepse edhe me reformimin territorial-administrativ merr një rëndësi më të madhe, jo vetëm në funksion të shërbimit parësor, por edhe në një shërbim 24 orësh që do të duhet të ofrohet këtu", tha më tej Beqaj.
Nga ana e tij, ambasadori Bajraktar siguroi ministrin Beqaj për mbështetjen e mëtejshme për projektet e përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.
Ndërkohë që kjo qendër, si 415 simotrat e saj në të gjithë Shqipërinë, po bëhet gati të jetë pjesë e zbatimit të Programit të Kontrollit Bazë pa pagesë 40-65 vjeç, Ministri Beqaj siguroi punonjësit e saj se, "bashkë me investimet e nevojshme do të vazhdojmë edhe me programet për të rritur edhe cilësinë e mjekëve dhe infermierëve tanë".
"Unë dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar në radhë të parë mjekët dhe infermierët për ndihmën, shërbimin dhe përkushtimin që tregojnë në mënyrë të përditshme për qytetarët tanë, tha më tej ai, duke shtuar se "kjo është një pjesë e asaj çfarë ne po bëjmë, të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, sepse në radhë të parë qytetarët meritojnë më shumë, por edhe me kushte më të mira pune edhe mjekët dhe infermierët mund të shprehin më në pah aftësitë e tyre".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56