Rikthehet OFL/ Bllokohen 9 makina me emergjencë, 3 të të 'fortit' të Saukut që bëri 'biznes' me Adriatik Llallën

TIRANE-Pas pushimit disa javor për shkak të pandemisë, rikthehet në veprim Operacioni Forca e Ligjit. Sot është vendosur masa e sekuestros në kushtet e emergjencës për 9 automjete. Gjithashtu një lezhjani i është sekuestruar pasaporta për moslejimin e daljes jashtë shtetit. Por të kujt janë makinat që janë sekuestruar në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të policisë së shtetit? Njëri prej tyre rezulton që të jetë Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i 'forti' i Saukut. Dushkut të njohur edhe me emrin Edison i janë bllokuar tre makina. Ai është i njohur jo vetëm për skedën e pasur kriminale, por edhe për 'biznesin' me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ndërsa mes të tjerëve në listën e zezë të OFL-së 4 janë gra nga Korça dhe Gjirokastra, që u janë bllokuar makinat. 

Lista e personave dhe makinave të bllokuara
- Tre automjete autovetura në pronësi të Eduart Dushkut banues në Farkë, Tiranë;
- Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
- Automjeti Audi A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
- Automjeti  në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
- Automjeti  në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
- Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në  Gjirokastër;
- Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në  Gjirokastër;

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, ndërsa në fund është Gjykata e Posaçme që do të vendosë. Ndërkohë që pasaporta i është bllokuar në kushtet e emergjencës për të mos lejuar daljen jashtë vendit për një afat 6-mujor një personi nga Lezha. Policia e Shtetit deklaron se gjatë ditëve të fundit që nuk ka dërguar formularin për vetëdeklarimet ka vijuar punën për kopsitjen e dosjeve, ndërsa shton se "nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar' mbyllet deklarata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Zbulohet emri i të 'fortit' të Saukut që iu sekuestruan 3 makina, bëri 'biznes' me Adriatik Llallën

OFL-ja i ka sekuestruar tre makina në kushtet e emergjencës Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i 'forti' i Saukut. Formulari i është dërguar që në shkurt për të justifikuar pasurinë.  Dushku ka një "karrierë” të pasur kriminale, i arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, i njohur edhe me emrin Edison.

Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv. Por historia e Eduart Dushkut nuk mbyllet këtu, pasi dy vite më parë emri i tij doli në media edhe për 'biznesin' që kishte bërë me ish-kryeprokurorin Llalla, i cili bleu pronën e tij.

Biznesi i Adriatik Llallës me tokat nis më 9 janar 2007, në kohën kur ai mbante postin e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës dhe përfshin blerjen e një sipërfaqeje toke prej 3 mijë metrash katrorë ullishte në Mjull Bathore. Çmimi i deklaruar i blerjes është 1.5 milionë lekë të reja dhe burimi i tyre, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2008 është një borxh i marrë te kunati. Sipas kontratës noteriale, Llalla ia bleu këtë tokë Eduart [Edison] Dushkut, person i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje.

Dushku zotëronte edhe një linjë urbanësh në Sauk. Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes. Çmimi në treg i pronës rezultoi të ishte megjithatë edhe më i lartë se ai i referencës, ç’ka i siguroi atij një portofol të pasur parash për transaksionet e mëvonshme në pasuri të paluajtshme (lexo ketu).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/04/2020 13:39

    Vazhdon spektakli me makina te blinduara qe i kane perdorur qe para 15 vjetesh, dhe jane kalbur neper oborre. Vazhdon tallja dhe propoganda per makina qe nuk bejne me shume se 2 mije euro si ai rasti lushnjes, makine e blinduar e vitit 1989! Po llogarite bankare ku jane o OFL-ja. Po vilat, tokat, apartamentet...???? Kjo fushate ka qellimin vetem qe tju mbylle realisht dosjet banditeve dhe qe neser pasneser nese vertet do kete hetime mirefillta keta te mbrohen e te thone, i kemi te formes se prere vendimet, na jane beee hetimet etj etj. Ide gjeniale te mafiozeve.

    Përgjigju
    • A. N.: 23/04/2020 13:44

      Ska dyshim qe eshte vetem loje per ti thene popullit qe po luftojme krimin. Tani do bejne edhe amnistine ne menyre qe te gjithe te pastrohen njehere e mire nga parate e pista si dhe te kene mundesine te justifikojne blerjen e vilave, apartamenteve, tokave, makinave. etj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI