Rikthehet Teuta Kurti, së shpejti balada “Arushi”

Rikthehet Teuta Kurti, së shpejti balada “Arushi”
Këngëtarja e njohur kosovare Teuta Kurti prej disa kohësh i ka munguar skenës me projektet e saj muzikore.

Por mesa duket ajo ka vendosur të rikthehet së shpejti dhe këtë herë me një baladë.

Nëpërmjet një publikimi në faqen e saj në Facebook, Kurti është shprehur se kënga e saj më e re ka përfunduar.



“Faleminderit Ilir Tolajt për baladën më të mirë në botë, “Arushi”. Së shpejti do ta promovojmë dhe shpresojmë shumë se do ta pëlqeni punën tonë”,- ka thënë Teuta Kurti.



Kënga “Arushi” do të shoqërohet edhe me klip, xhirimet për të cilin kanë nisur.

Këngëtarja Teuta Kurti është shquar gjithnjë për vokalin dhe stilin unik të të kënduarit.

(xh.k/shqiptarja.com)

101/2
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Skeda/ Kush është Altin Hajri, nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali me kodet ‘Enigma’, te kompleksi ‘Golden’, bizneset dhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës

Skeda/ Kush është Altin Hajri, nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali me kodet ‘Enigma’, te kompleksi ‘Golden’, bizneset dhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës