Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e nisjes së Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, që zhvillohet nga nesër deri më 12 shtator.
Kreu i qeverisë vlerëson rolin e festivalit në promovimin e artit, historisë dhe të ardhmes së kinematografisë shqiptare, duke shoqëruar mesazhin me pamje panoramike të Tiranës gjatë natës.
“Mirëmëngjes dhe me rikthimin e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili nga nesër deri më 12 shtator do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.







Komente
Komento