Rilindja e qyteteve, Rama: Investim
në Elbasan sa s'është bërë në 20 vjet

Rilindja e qyteteve, Rama: Investim<br />në Elbasan sa s'është bërë në 20 vjet
ELBASAN - Programi “Rilindja e qyteteve” do t’i japë një zhvillim të ri Elbasanit. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama i cili ishte në këtë qytet për të prezantuar investimet që do të bëhen. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini, prefekti Arben Kamami dhe deputetja Evis Kushi, kreu i qeverisë ka parë një prej segmenteve në ndërtim në vendin e quajtur “Shtëpia e Demir Hyskjas” ku edhe ka takuar aktorin e madh të kinematografisë shqiptare duke marrë edhe bekimin e tij për ndërtimin e kësaj rruge.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka theksuar se projekti i Rilindjes e zgjeron ndjeshëm bashkinë e Elbasanit, duke sjellë potencialet e shumë komunave me mundësi më të mëdha zhvillimi.

Ai hodhi gjithashtu akuza ndaj ndaj qeverive të mëparshme për mungesë ndër vite të investimeve serioze në qendrat urbane dhe lënien e tyre në harresë. Duke u ndalur tek Elbasani, Rama tha se në 4 vite do të bëhen aq investime sa nuk janë bërë në 24 vjet të marra së bashku duke u shtrirë në çdo rrugicë.

“Ne kemi filluar nga qendrat urbane, të cilat janë lënë në harresë për shumë vite. Elbasani ka vuajtur për investime në infrastrukture. Jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra urbane. Në Elbasan jemi zotuar se do bëjmë në Elbasan sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ne do investojmë përsëri në Elbasan. Sot vetëm krijimi i qendrës së gravitetit që do shkojë deri në rrugicën e fundit të qytetit. Stadiumi, nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje por dhe zhvillim ekonomik. Investimet shtrihen përtej bashkisë së sotme të Elbasanit. Kemi kaluar në një fazë ku investimet po bëhen me standarde dhe po insistojmë të jenë me standarde. Janë 8 kantiere në Elbasan dhe kryetari i bashkisë premton se do mbyllen brenda këtij viti. Kemi hapur një rrugë të mbarë për të rilindur qytetin e Elbasanin. Përveç rrugëve, stadiumin, ndriçimit, gjelbërimit Elbasani do ketë më shumë zhvillim të biznesit të vogël e të mesëm”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur tek stadiumi, Rama tha se Elbasani do të jetë shtëpia e kombëtares deri në ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar duke pritur ndeshjet që nuk do të sjellin vetëm ekipe dhe tifozë, por edhe më shumë zhvillim për biznesin dhe qytetarët.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, njoftoi se më 11 Tetor në stadiumin e Elbasanit do të pritet skuadra e Danimarkës, duke e falenderuar njëherësh kryeministrin për këtë investim.

Në përfundim, kryeministri ka theksuar se qeveria është duke punuar për t’i kthyer Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë vlerësimin për mandatin e fituar me investime cilësore dhe jo me asfalt elektoral si qeverisja e mëparshme.
 Kryeministri inspektoi gjithashtu, edhe ecurinë e rikonstruksionit të stadiumit “Elbasan Arena”, që do të mirëpresë ndeshjet e Kombëtares së Futbollit.  Një investim me vlerë 5.5 milionë euro, njëherësh i konsideruar pjesë e rëndësishme e rilindjes së Elbasanit.

“Jam shumë i impresionuar nga shpejtësia e punës, cilësia e punës edhe nga fakti që ndërkohë që Kombëtarja rrezikonte të mbetej jetime dhe të trokiste në rrugët e Europës për të gjetur fushë për të luajtur, ne garantuam në një kohë rekord që Kombëtarja të luajë në shtëpi. Shtëpinë ta ketë në Elbasan. E ku më mirë se në Elbasan, sepse është pika që i mbledh të gjithë dhe besoj që askujt nuk i mbetet hatri. Se po të ishte në Shkodër, do t’i mbeste hatri Vlorës, po të ishte në Vlorë, do t’i ngelte hatri Shkodrës,” – u shpreh Kryeministri, i cili e mbylli vizitën në Elbasan, duke garantuar për transformimin urban të Elbasanit dhe qendrave të tjera urbane të vendit.

Në qytet do të rindërtohen rreth 50 mijë m2 rrugë;25 mijë m2 trotuare, 70 mijë m2 fasada godinash, 2 mijë m2 gjelbërim.

Rama: Elbasani i kthyer në kantier ndërtimi e shprese falë qeverisë
Kryeministri Edi Rama ndalet sërish tek punimet në qytetin e Elbasanit, të cilat synojnë t’i japin një pamje të re qytetit. Duke u ndalur tek investimet e munguara në vite, kreu i qeverisë thotë se falë mbështetjes së qeverisë në këtë qytet kanë filluar investimet.
 
“Elbasani i kthyer në kantier ndërtimi e shprese falë mbështetjes së qeverisë. Vetëm këtë vit më shumë se në 10 vjetet e fundit të marra bashkë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Twitter”.
  Ndërkaq, kryeministri është shprehur se edhe bulevardit të këtij qyteti do t'i jepet një pamje e re.

Duke u ndalur tek projekti për rikonstruksionet në qytetin e Elbasanit, kryeministri Rama thotë se do të ndërtohen 50 m2 rrugë, do rindërtohen trotuaret dhe fasadat e godinave. Ndërsa shton se vëmendje do t’i kushtohet edhe hapësirave të gjelbra në qytet.
‘Rilindja e qyteteve, impuls të ri zhvillimi’
Rilindja e qyteteve, do t'u japë qendrave urbane një impuls të ri zhvillimi shprehet kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.
   
 Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë