Rimbursimi i ilaçeve/ Ulqinaku: Qytetari t'i shkojë farmacistit me recetë mjeku dhe nuk i jep asnjë lek! Ekonomi: Qeveria ka paguar për 1.400.000 vaksina anti-COVID

Rimbursimi i ilaçeve për të prekurit me COVID që trajtohen në shtëpi, një vendim i miratuar nga qeveria sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka qenë temë diskutimi në emisionin Repolitix në Report TV.

Nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku ka folur për këtë vendim të qeverisë, duke thënë se mjafton që qytetarët të paraqiten me një recetë mjeku në farmaci dhe nuk paguajnë asnjë lek.

"Me recetën e mjekut paraqitet në farmaci dhe qytetari nuk paguan asnjë lek. Çdo recetë specifikon diagnozën si për çdo diagnozë tjetër. Mjafton të jetë një recetë e rimbursueshme për mjekun e familjes. Me këtë recetë merr gamën e trajtimit. S'duhet ta kalojë vlerën e 16 mijë lekëve. Vendimi  i sotëm është vijim i asaj që ekspertët nxjerrin. Kjo do të rrisë rëndësinë e mjekut të familjes", tha ai.

Kurse kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi, ka deklaruar se qeveria ka siguruar 1.400.000 vaksina për qytetarët e prekur nga COVID, të cilat po ashtu do të jenë falas, siç ka thënë më herët në një konferencë kryeministri Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
A do rriten shifrat e COVID? Ulqinaku: Spitalet po mbushen, lufta për jetën shumë e ashpër! Me rritjen e rasteve të gjithë spitalet rajonale pjesë e skemës

Nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku ka parashikur një dimër të vështirë nëse nuk ndryshon mënyra e jetesës dhe nëse nuk ulen rastet me COVID.

Nëse kjo situatë vijon të përkeqësohet ai tha se të gjithë spitalet rajonalë do të bëhen pjesë e skenës.

"Duke parë vendet fqinje si Maqedonia që është më e vogël se ne dhe ka të njëjtin numër rastesh mund të them se nëse nuk ulim shifrat ky dimër do jetë i vështirë. Spitalet po mbushen, lufta për jetën është shumë e ashpër, nëse nuk ndryshojmë jetën tonë do të jetë muaj shumë të vështirë. Janë 6 struktura rajonale që janë në fazë të parë dhe nëse shifrat do rriten të gjithë spitalet rajonalë do të bëhen pjesë e skenës", tha ai.

Ora 22:14
Roshi: Vaksinën anti-COVID s'e kemi të sigurt, ajo është ende në det! Qeveria s'e di kur do vijë

Deputeti Artur Roshi ka deklaruar se vaksina sipas tij ende nuk është e garantuar pasi nuk dimë se kur do vijë.

"Nëse sot themi se kemi 700 raste ato janë të para 5 ditëve sepse tamponët kanë qenë në proces, prandaj gabojmë kur themi se këto janë shifrat e sotme. Koha se kur do ta sjelli vaksinën ne se dimë dhe i takon ministrisë së Shëndetësisë e cila do  të negocionte edhe me kompanitë.

Mund të negocionin direkt  me SHBA. Ne se kemi të parashikuar se sa vaksina, kjo është pikëpyetje për mua. Vaksina është akoma në det ne kemi paguar vetëm 4 milion dollarë. Duhet ta kishin parashikuar në buxhetin e 2021. Skemi parashikuar gjënë egzistenciale dhe pastaj flasim për kanalizime në ujësjellësa dhe kanalizime. Në COVAX janë vendet më të varfra dhe sdihet se kur do të vijë. Qeverinë të  mos e zërë gjumi derisa ta garantojë për qytetarët", tha ai.

Ora 22:13
Rreth 1.2 milion doza për COVID, Cenko: Mund të vaksinohen 600 mijë persona

Pedagogu Fabian Cenko ka deklarur me rreth 1.2 milion doza vaksine anti-COVID mund të vaksinohen 600 mijë persona.

"Me 1.2 milion doza të vaksinën mund të vaksinohen 600 mijë individë. 1.2 milion doza mjaftojnë për 600 mijë persona. Unë besoj se çdo vend do mundohet të garantojë mbulimin e vaksinimit. Se di nëse vaksina do jetë e indikuar për të gjithë grupmoshat apo do të ketë grupmosha të përjashtuar", tha ai.

Ora 21:50
Ekonomi zbulon shifrën: Qeveria ka paguar për të siguruar 1.400.000 vaksina anti-COVID

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi ka deklaruar në Repolitix se qeveria ka siguruar 1.400.000 vaksina për qytetarët për qytetarët.

"Shëndetësia në këtë vitin 2021 është sektori që ka përfituar rritjen më të madhe. U rrit me 23.3% krahasuar me vitin e kaluar., shtresat janë bërë në një sasi fondesh prej 16.6 miliardë lekë, përveç 1.2 miliardë lekë që jepen sishtesë në fondin e sigurimit t ë detyrueshëm shëndetësor ka dhe disa shtesa të tjera për pagat e mjekëve dhe infermierëve që çon në rritjen e tyre me 40%.

E dyta shërbimet në infrastrukturë shëndetësore. Pagesa shkon në 2.4 miliardë lekë. Pagesa për medikamentet e në tërësi, që shkon në  6 miliardë lekë. E treta për tu theksuar ëshë pagesa për të përfituar nga instrumenti COVAX  duke qenë pjesë e një netëorku që quhet Gavi që Shqipëria të mund të aksesojë më shoejt vaksinën kur ajo të jetë e gatshme.

Një pjesë u pagua këtë vit, një pjesë pagohet në 2021. Ne sigurojmë 1 milion e 400 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë, pastaj  hapa pas hapi mund të rritet numri i vaksinave sipas nevojës që kemi", tha ajo.

Ora 21:46
Cenko: Ka një sfidë për sistemin shëndetësor! Të gjendet një formulë që s'vonon trajtimin e pacientëve me COVID

Pedagogu Fabian Cenko ka deklaruar se me rimbursimin e ilaçeve mund të vonohet trajtimi i personave të infektuar me COVID.

Ai ka kërkuar që të gjendjet një tjetër formulë që të mos vonojë trajtimin e tyre.

"Ka një sfidë këtu për sistemin shëndetësor sepse tamponi pozitiv duhet ti hapë rrugë rimbursimit dhe kjo do të kërkojë ngjë angazhim ekstra në mënyrë që të mos vonohet dhënia e ilaçeve. Pse të mos gjendet një formulë që të mos vonojë trajtimin, sepse kjo mund ta vonojë", tha ai.

Ora 21:43
Lokalet plot përpara orës 22:00, mjeku paralajmëron nga studioja e Report Tv: Po vazhduan kështu, do mbyllen

Gjatë një vëzhgimi "live" të bërë nga Report Tv vihet re se lokalet e kryqytetit janë plotë përpara se ora të shkojë ora 22:00. 

Mjeku Dritan Ulqinaku  nga studioja ka thënë se nëse vahzdohet kështu do  të mbyllen edhe lokalet.

"Në rast  se vazhdohet kështu masat do  vijnë duke u forcuar dhe do mbyllen lokalet, palestrat. Nëse sensibilizimi nuk arrihet pastaj  do të fytet forca e ligjit. Pastaj është kombinimi i kapaciteve spitalore", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 19/11/2020 09:20

    Po talleni sa me ska! Mos ju rafte po provojeni njeher sa ju sherben mjeku i familjes! Pa nje bakshish te vogel nuk te shef me sy! Ai 16000 leksh( te vjetra) te del prej hundesh! Mjeket e familjes ne shume raste nuk dallojn gripin nga kovidi( vetem kur te iken nuhatja ta quajne kovid) Per tu siguru duhet tamponi.pastaj vjen grafia e ne fund skaneri e analizat.Keto kerkojne kohe e nerva te çelikta! E te gjitha keto per 1.600 lek!!!! Mos e provofte kush por ky virus te shkaterton ekonomikisht dhe emocionalisht POR ME TE LEHTA PER KEDO QE E PROVON!

    Përgjigju
  • I infektuari: 19/11/2020 08:27

    Cfare prisni onjerez, mbyllni lokalet apo prisni katastrofen,ju qani hallin lokaleve se nuk kan fitu,shendeti i njerezve ne radh te par,mos ndigjoni qeveritaret se ata edhe me i kap virusi kan pasuri boll te vjedhur tash 30 vjet e sherohen gjithmon mendoni per shendetin e njerezve

    Përgjigju
  • Alb: 18/11/2020 23:38

    Po ti besh llogarit me kete ecuri te virusit ne shqiperi me nga 700 800 rastene dit deri sa te vij vaksina eshte ber demi keshtu qe me mir ato lek beji dicka tjt dhe keto rimbursimet kan vlera me te.vogla se gjobat gjynahe te medhaja po beni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat