Rinasi, Ahmetaj: Në 2 javë nuk 
ka më ekskluzivitet fluturimesh 

Rinasi, Ahmetaj: Në 2 javë nuk <br />ka më ekskluzivitet fluturimesh 
Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shprehet se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ka një ekonomikë e cila nuk është e varur nga importet.

Gjatë intervistës “5 Pyetje nga Babaramo”, Ahmetaj thotë se të majtët e morën drejtimin e vendin me një nivel të lartë borxhi, që ishte akoma edhe më i lartë nga borxhi i padeklaruar.

Pavarësisht kësaj, gjatë vitit 2014 ekonomia shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ishte në nivelin 2.82%. Ahmetaj nënvizon se në bazë të borderosë kemi një rritje të numrit të të punësuarve me 106 121 vende të reja.
 
Ministri u shpreh se, në 3 mujorin e parë të këtij viti u shënuan rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 268 milionë euro investime të huaja.

Ahmetaj paralajmëroi se brenda dy javëve qeveria do të deklaroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit të “Rinasit” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.

Ahmetaj gjatë intervistës së tij theksoi se kreditë e këqija mbetën një krizë për ekonominë shqiptare pasi krijojnë një pasiguri në sistemin bankarë

Intervista e plotë
Ekonomia pa dyshim mbetet argumenti kryesorë politik jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të Botës dhe për këtë arsye sot jam zhvendosur në zyrën e ministrit të Ekonomisë zotit Arben Ahmetaj për të folur për situatën ekonomike në Shqipëri.

Përse Shqipëria pas 5 vjetësh ende nuk po rimerr atë ritmin ekonomik të rritjes që kishte para 5 vjetëve një rritje ekonomike që shkonte nga 5% ,7 % kishte raste edhe 9 %, ndërkohë që statistikat për 2015 parashikojnë një rritje diku tek 2%.
 
Si e shpjegoni përse Shqipëria nuk ka dalë ende nga kriza në të cilën hyri para 5 vjetëve kriza ekonomike?
 Nuk bie dakord plotësisht me pyetjen tuaj me fjalën krizë. Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ajo institucionale madje tani po del dhe nga kriza e strukturës ekonomike strukturë që e kishte kapur në një sistem mercantilist ku ishim të varur totalisht nga importi në shumicën e produkteve. A mund të quhet një rritje 3% plus vendi të jetë në krizë? Në asnjë mënyrë jo. Ritja 3% në aspektin statistikorë dhe krahasues me vendet e rajonit dhe Europës është një rritje e kënaqshme. Po a është e kënaqshme krahahsim me domosdoshmërinë që ka vendi dhe qytetarët shqiptar dhe atë shpeëjtësi që ka nevojë ekonomia të rritet.Jo nuk është ,3% krahasimisht me rajonin jemi nga 3 vendet mnë te avancuara në aspektin ekonomik në rajon por në krahasim me kerkesën domosdoshmërinë dhe shpejtësinë e rritjes nuk jemi aty ku duhet. Mos harrojmë se e morëm vendin me borxhe të rënda me borxhe të padeklaruara nëse e doni me shifra 726 mln dollar të grabitura ditën me diell nga sipërmarrja shqiptare që lëngonte nën peshën e borxhit dhe rrënojat e ekonomisë

Më lejoni t’iu ndërpres zoti ministër ju thoni që e morët me borxhe,borxhi qe 62% e pppb ndërkohë ju e keni cuar 72% ndërkohë ky 10% që është rritur nuk ka reflektuar në një investim capital siç qe rruga e kombit që bëri Berisha
Jo nuk është kështu,praktikisht vetëm trasparenca e borxhe të marra nga ajo qeveri e të padeklaruara e rriti borxhin publik automatikisht  me 5.2%.nuk rritëm ne ne vetëm shënuam ato borxhe që ishin marrë po nuk ishin deklaruara për këtë duhet të jëmi shumë të qartë .E dyta a e dini se 23 tetor të 2013 nëse ne nuk do bënim atë që bëmë do kishte  mbetur bucheti i shtetit me 0 zero lekë nuk do kishim mundësi të paguanim pensionet shërbimet.

Janë të thjeshta për tu treguar me gisht të vështira për tu realizuar sot i tregojhmë me gisht si një trashëgimi e një papërgjegjshmëri nga qev e kaluar por që të korrektoheshin ka qënë një betejë e përditshme me kthesën që do duhej ti jepnim ekonomisë shqiptare dhe ja dhqamë.Që në 2014 ekonomia shënoi rritje 2.1% dhe vetëm 3-mujori parë i këtij viti është 2.82% thënë kjo duhet të shtoj disa të dhëna tejet të rëndësishme është rritur punësimi në bazë të borderosë njëqind e gjashtë mijë e 121 vënde të reja pune
 
Në bazë të borderosë apo në bazë të Institutit të Sigurimeve shoqërore?
Në bazë të borderosë Ti dhe unë paguhemi në bazë të borderosë ti dhe unë firmosim te punëdhënësi jonë për pagën që marrim në muaj dhe jemi duke folur për të punësuar 121000 bordero të reja në sektorin privat.dhe tjetra mos harrojmë se vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti shënuam record në tërheqjen e investimeve të huaja 268 milionë euro investime të huaja dhe 6 mujori shënon rritje serioze,shifrat dalin nga banka e Shqipërisë janë akoma të pakonfirmuara zyrtarish por kanë një rritje shumë serioze.
 
Cili është investimi kryesor nga këto milionë euro që ju thatë
Kemi kompani që janë industri mekanike,logjistike, kompani nafte,logjistike hidrokarbure.

Që kanë ardhur rishtaz?
Po janë para të reja të hedhura në ekonominë shqiptare nuk janë të rinumëruara. Mos harroni që vetëm vitin e kaluar u rregjistruan 16 mijë e 700 kompani të reja në QKR
dhe 948 kompani të huaja 29% rritje

Sa u çrregjistruan në fakt?
Unë po flas për efektin NETO ky është efekti NETO nuk është efekti Bruto është shtesa NETO dhe sa për dijeni është një statistikë dhe një fakt që e rrëzon atë thashethemnajë të PD që thotë rrëëzimi i taksës së shejhstë do largojë investitorët e huaj.Sështë e vërtetë. se të flasësh kështu me këtë infantilizëm nuk e di se çpo bëhet me ekonominë shqiptare e kundërta po ndodh po jo nga taksa e shtetit. Gjithë logjika e tërheqjes së investitorëve ka të bëjë me reformën e të bërit shtet të gjitha janë të lidhura janë enë komunikuese ,kur degradon një shtet degradon ekonomia kur një shtet fillon tregon seriozitet ekonomia përmisohet

Në ekonominë reale një nga indikatorët më të rëndësishëm është kreditimi, sa biznesi merr kredi në banka. Banka e Shqipërisë e ka ulur normën e interesit në kufijtë historik kurrë ska qënë më i ulët madje bankat e nivelit të dytë i marrin depozitat ndaj qytetarët poshtë normës së inflacionit dhe niveli i kredititmit është shumë i ulur si shpjegohet kjo?
Kjo që thoni ju është shumë e drejtë dhe nëse do numëroja problemet dhe sfidat kreditimi i ekonomisë është një nga sfidat tona.Kreditimi ëhstë një nga detyrat e qeverisë.Dua të bëj një retrospektivë.

Mos harroni që vetëm nga 2005-2008 ku çudibërja me kreditë ishte në maksimum janë kredituar gati 6 miliardë dollarë ndërkohë që sot rritja e kreditimit është në nivele jashtëzakonisht modeste kredia për biznesin është rritur 2.2%.Para dy vitesh mund të thotë dikush ishte rritje negative po kjo smë mjafton mua se ekonomia ka nevojë për investime.Ka një shenjë të mirë që më bën optimist të përmbajtur është rritja e kredisë konsumatore në lëk është rritur 7.5% që është shifër domethënëse.2008,2009,,2010 20011,2012 rritja ekonomike gjithmonë nën 3% shumë shpesh dhe nën  2%.Kjo ekonomi në dy vite po rritet me 2% e sipër jam i bindur këtë vit do të mbyllet midis 2.7 3-shit pa kreditim që do të thotë se ekonomia ka filluar të bëjë korrigjimet e veta në struikturë.

Që do të thotë ekonomia i është kthyer prodhimit     dhe në të gjitha raportet gjeneratori kryesor është kërkesa e brëndshme rritja e konsumit të brendëshme vetëm vitin e kaluar u importuan 1.1 miliardë dollar makineri dhe pajisje që tregon që ekonoomia po thith investime në teknologji.Po i kthehsim pyetjes tuaj Është sfidë këmi marrë një zgjidhje për kreditë me problëmë kur i morëm i morëm 29% në korrik ishin tëk 20%. Po të ruajmëe klëtë trend i bie që në fund të 2016 ti jemi kthyer normalitetit në situatën e kredive të këqija.Dua të them se kreditë e këqija janë një nga faktorët kryesore të mosekspansionit

Si do ti zgjidhi shteti?
Të mërkurën kryeministri dhe guvernatori do ta shpallin këtë plan me detaje që nga ndërhyrja në legjislacion në procedura në aspektin fiscal janë mbi 20 masa prekin thembrën e akilit që nga procedura në gjykata që kanë të bëjnë me përgjegjësinë nga ministria e Drejtësisë ,që nga trajtimi…

Një biznesmen ose bankier me këtë paketë të re cfarë klauzolash ka?
Shkurton procedurat gjyqësore,e dyta e bën shumë më trasparente se e dimë mes bankave dhe një pjesë të sipërmarrjes kanë qënë macja me miun, se ne e dimë që ata që quhen kolaterale dhe garancitë e lëna nuk egzekutoheshin dot.Cfarë sensi ka kjo?

Cfarë ndryshon edhe përmbarimi është privatizuar cafrë ndryshon?
Nëse un jam përmbarues ti je banka dhe ti mua më jep të drejtën të egzekutoj një kolateral dhe më paguan paraprakisht dhe unë vazhdoj me histori pafund për ta egzekutuar apo gjyklata më kërkon të bëj rivlerësim dhe historira pafund në këto ndryshime ligjore dhe këtë paketë kjo zhduket.E para ti si bankë më paguan me një pagesë suksesi,që gjykata smë kthen 7 herë për vlerësim se ka system të drejtëpërdrejtë është egzekutuar kolaterali të gjitha këto bëjnë të mundur që në përballjen midis bakave dhe sipërmarrjes në gjykata ajo të jetë zbatues i drejtëpërdrejt i ligjit.

Një ndërhyrje të till bëri dhe Georgeë Bush në muajt e fundit të mandatit të tij por që u Federeal Reserve dmth që kreditë e këqija u morën përsipër nga shteti..
Jo ska krahasim ska të krahasuar

Si parim,,Këtë faturë kush e paguan??
Fatura është nëpërmjet bankave dhe sipërmarrësve nuk merr shteti dhe tatim paguesi në kurriz gabimet që kam bërë un apo banka kjo është një kontaratë komerciale
Për shkjak të rëndësisë që ka banka ka këtë rëndësi në ekonomi dhe kreditë kanë atë rëndësi shteti nuk mund të rri ta shohi këtë dhe mos veproi
Kreditë e këqija tërheqin zhvbiliimin e ekonomisë poshtë dhe në mosdhënien e kredisë apo mosclirimit të potencialeve ekonomike në të gjithë territorin.Kredidhënia është sfidë,jemi larg rritjes së kredisë sidomos te kreditë.

Z.Ahmetaj gjithsesi sektori bankar është i pavarur nga qeveria kontrollohet nga BQ por gjithsesi veprojnë në një mjedis që ligjet i aprovon dhe i harton qeveria, a mendoni se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë që paratë e shqiptarëvë që janë në banka të huaja me filiale këtu të vihen në funksion të ekonomisë shqiptare,se për hir të së vërtesës kriza greke ka qënë një bekim për ekonominë shqiptare.

Asnjëhërë... e kuptoj dimensionin tuaj po ansjëherë

Gjithë depozitat që kishin e migrantët shqiptarë në Greqi i transferuan në shqipëri,gjithë këto kapitale financiare kanë vërshuar,portofooli i depozitave bankare ka vërshuar nga 2008 e deri tani portofoli është dyfishuar përse nuk qarkullojnë këto përse nuk ka një lëgjislacion që ti imponojë bankave që këto para mos të rrinë të fjetura?

Këtu jam drastik në qëndrimin tim dhe besoj se nuk jam i vetmi në këtë qëndrim.Bankat nuk i detyron me ligj të japin kredi dhe nuk duhet ti detyrosh detyra si qeveri është të krijosh ambient ekonomik të përshtatshëm ku idetë e tregut të lirë të bëhën të financueshmë kjo është sfida.Ca ligji të bëjë

z. Ahmetaj cili është … se në daljet tuaja publike tuajat dhe kryeministrit herë flisni për fasonët herë për turizmi… keni një vizion ku është dhe ku do të shkojë ky vend?

Ahmetaj: Pyetje duhur por njëra nuk e përjashton tjetrën. Pra të fokusohet tek manifaktura, të fokusohesh tek turizmi, të fokusohesh tek turizmi do të thotë të fokusohet tek rritja e kapacitetit prodhues të ekonomisë shqiptare dhe kjo bën të ndërrohet kahja e hyrjes dhe daljes së parasë. Ne jemi të fokusuar tek manifaktura. Faktet kanë treguar se janë rritur eksportet në mënyrë drastike, me 26% në 2014. Të shohim shifrat e 6 mujorit janë shumë të mira. Ka rënë vlera e eskportit të naftës dhe mineraleve për shkak të çmimit ndërkombëtar sepse ka zbritur çmim nga 110 në 52-53 dollarë çmimi i naftës. Ka rënë gjysëm për gjysëm i kromit në tregun ndërkombëtar. Megjithëse ka rënë e gjithë rënia është zëvendësuar nga prodhimi vendas, nga industritë e lehta ushqimore dhe jo ushqimore.  T’ju thëm një shifër mjaft interesante sikur të hiqnim efektin e çmimit të naftës dhe të mineraleve, pra ta merrnim këtë grup ta spostonim, eksporti do të ishte rritur me 9%. Unë nuk e konsideroj situatën ekonomike rozë, e konsideroj të mirë me trend rritës.
 
Unë po këmbëngul tek fasonët se 90% e rritjes është fason… a mendoni se kjo nuk është afatgjatë dhe mbështet tek tregu fare i lirë i punës
 
As një nga ne nuk është profet. Nuk e parashikojmë dot për 100 vite. Sfida është që ti ke burime punësimi dhe burimet e punësimit është manifaktura, turizmi, bujqësia, turizmi dhe të gjithë këto shfrytëzohen. Kush e mendonte që do të binte ndërtimi.. të gjithë në 2005 mendonin se do të vazhdonte tërë jetën… nuk ka si prona e patundshme…po ku jemi sot. Nuk e përjashtoj se ekonomia dhe struktura nuk ndryshon. Kjo industri nuk është ende në ciklin e plotë.

I keni shifrat operative të të ardhurave të këtij sezoni në turizëm?

Shifrat e të të ardhurave jo, por në total ka shënuar një rritje të konsiderueshme. Të ardhurat mendohet të kenë një rritje nga 8-10%. Numrat do ti verifikojmë, por të gjitha të dhënat tregojnë se është një vit shumë i mirë për turizmin. Por i cili zbuloi edhe problemet e turizmit. Është një turizëm modest. Sot kemi nevojë që Shqipëria të njihet si një vend i panjohur Evropian dhe një vend normal. Sfida është tek shërbimi.

Ju përshkruar me të drejtë që turizmi duhet të jetë një industri, por që ende jemi shumë larg se që të jetë një industri duhet të ketë infrastrukturë dhe më elementare janë aeroportet, portet e jahteve, resortet, nuk kemi asnjërën nga këto. Ta nisëm me aeroportin në ca pikë jemi me negociatat për lejimin e ndërtimit të aeroporteve të tjera në jug të vendit?

Të falënderoj për këtë. Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare. Dhe menjëherë pas kësja mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë m procedurat e aeroportin e Vlorës apo Sarandës. Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut. Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë.

Çfarë mori që hoqi dorë nga eksklusiviteti?

Çështje negociate. Ti heqi ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar nuk është pak dhe ka qenë shumë e vështirë. Në infrastrukturë ka investime serioze dhe në turizmin malor. Tani ngelet që të kalojmë në fazën tjetër që të tërheqim resorte me emra seriozë në industri dhe të kalojnë në jnë element ë ri ku mjetet motorike detare ta shohin detin shqiptar si shtëpi prta si destinacion. Hapësira detare shqiptare është e pashfrytëzuar. Shumë shpejt do të shkruajmë një ligj për ta bërë flamurin shqiptar në anijet turistik shumë të lirë për t’u marrë në mënyrë që portet shqiptare të jenë shtëpi dhe destinacion i një numri të madh jahtesh. Jemi larg akoma, por ne besoj fillojmë që në fund të këtij muaji fillojmë të shkruajmë ligjin.

Shërbimi në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar... në restorante dhe një polic në rrugë edhe shqipen e flet atë të deleve. Etikën dhe për gjuhën e huaja si do të zgjidhet?

Shumë e drejtë kjo që thoni. Lë ta lëmë menjëanë gjuhën e huaj sepse shumë shqiptarë e flasin gjuhë të huaj por kjo nuk i kushtëzon një sjellje modeste apo të sofistikuar kur jep shërbim. Sipërmarrja shqiptare ende nuk e ka rritur nivelin e shërbimit. Jemi larg dhe këtu e kemi sfidë. Jemi duke mendua për shkolla për profesionale por nuk është zgjidhje. Mund të trajnojmë 200-300 kamarierë, por edhe sipërmarrja duhet ta kujtojë që e ka në ADN fitimin, por edhe shërimi i mirë është burim fitimi. Sipërmarrje duhet ta kuptojnë që shërbimi është burim fitimi. Ne kemi problem me shërbimin se na duket se kur shërbejmë me përulësi dhe modesti duket sikur ke cenuar krenarinë. Jo është dinjiteti të shërbesh me modesti. Se tregon se ti ke kaluar në nivel tjetër të zhvillimit.
 
Në fund të bisedës do të doja të flisja për betejën e këtyre ditëve të kasave fiskale. Mendoni se dy berberë janë evazorët më të mëdhenj...
 
Unë të falënderoj për pyetjen me tendencë sepse po të më bëjë ndonjë pyetje të butë unë do jepja një përgjigje të zvargur. Patjetër që duhet patur kujdes në përqasje, por ky vend nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk mund të vazhdojë kështu sepse bie shteti. E mbani mend ca ndodhi me energjinë, po e filluam dhe e kemi debatuar me njëri-tjetrin brenda Këshillit të Ministrave dhe për hir të së vërtetës kryeministri ka qenë shumë i qartë dhe shumë këmbëngulës dhe po ashtu dhe me informalitetin. Duhet të ndryshojë kultura shqiptare, nuk mundet që dikush të paguajë dhe dikush jo. Në radhë të parë lufta ndaj informalitetit është lufta ndaj pabarazisë. E dyta lufta kundër informalitetit është lufta kundër varfërisë. Ti kur nuk merr faturën ke financuar varfërinë sepse ajo TVSH e munguar do të ishte spitale do të ishte investime...
 
Ndoshta do të ishte mirë që të ishte prioritet Porti i Durrësit, Porti i Vlorës, Porti i Shëngjinit, apo i Porto Romanos ku shkarkohen anijet e naftës...ndërkohë që tek një dyqan 5 metra katror që ushqehet një familje
 
Më fal më fal... pse mendon se e do sipërmarrjen e vogël më shumë se mua. Nuk e kam fjalën për ty dhe mua. Ky është një debat i shëndetshëm që na bën të reflektojmë dita dite, nuk është se reflektojmë në një muaj. Unë sapo erdha nga një takim me Kryeministrin, ku reflektojmë dhe për këto gjëra. Pra kush është thelbi i formalizimit? Bashkëpunimi dhe edukata, nuk është represioni. Tani a ka raste ku... tani me qenë të sinqertë mos të jemi hipokritë përpara atyre që na dëgjojnë. A ka raste kur në terren kalohet e drejta e administratës për të kontrolluar? Po patjetër që ka. Por filozofia e aksionit është tjetër gjë. Është bashkëpunimi. Kompanitë e mëdha të parat, fillon javës që vjen strukturimi i auditeve dhe kontrolleve të kompanive të mëdha. Nuk kemi për qëllim për të vënë gjoba. Jo nuk është ky qëllimi madje madje nuk është as instrument i matjes së suksesit të operacionit. Jo, rritja e xhiros ishte sot. Ka qenë 11,2 miliardë xhiroja e kasave për bizneset e vogla. Është 20 miliardë për shtatorin dhe prap është larg. Po si ka mundësi që unë si biznes i madh vij të jap faturë ty si biznes i vogël dhe ti nuk e pranon dhe vazhdon shet me kasë. Ja të jap shembullin e ujit. Një shishe ujë shumica e shet me 23 lek tek pakica dhe paguan TVSH-në për 23 lek që është 4.6 lekë. Nga ky segment hidhemi tek shitja me pakicë që është 50 lekë, mungesa në buxhetin e shtetit është 5.4 lekë.  Po 5.4 lekë sikur 500 mijë shishe të jenë të hapur në ditë ja ku i ke 25 mijë dollarë të munguara në ditë vetëm nga uji. Duhet të kuptojmë që ajo që i takon shtetit i takon shtetit në mënyrë që pastaj të kërkojnë llogari shtetit. Biznesi i madh është në fokus Porti i Durrësit është në fokus, Porti i Shëngjinit është në fokus, bizneset e mëdha janë në fokus, por qasja është totale kundër informalitetit. Është aksion i munguar në këtë seriozitet në 25 vite.

Pyetja e fundit në çfarë pike janë marrëdhëniet e qeverisë me FMN-në? Është shkruar në shtyp që është larguar FMN. Një pjesë tjetër shkruan që nuk u arrit një marrëveshje me fondit. Çfarë ndodhi se kur morët pushtetin thatë do ta kthejmë fondin si garant të ekonomisë shqiptare...
Ne kemi një marrëveshje 3-vjeçare me fondin, fondi nuk është larguar akoma, do të largohet kur të mbarojë marrëveshja. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me fondin. Debatojmë jashtëzakonisht shumë, shumë debatojmë shumë.
 
Këstin e radhës të kredisë e kanë derdhur në buxhetin e shteti shqiptar?
Jo

Pse? Se nuk u arritën kushtet?
Jo, ne jemi në diskutim akoma. Fondi kërkon njëgjë për ekonominë shqiptare. Ne jemi të vetëdijshëm çfarë kërkon ekonomia shqiptare. Debatojmë dhe pastaj arrijmë në konkluzione. Mund të kenë të drejtë ata, mund të kemi të drejtë ne, mund të kemi një rrugë të mesme. Se harrojeni kohën kur një qeveri shqiptare ishte ushtare e drejtpërdrejtë e logjikës e debatuar, apo të harrojmë kur një qeveri bënte me kokën e vet dhe shkatërronte ekonominë. Ne debatojmë dhe nuk biem dakord për ato gjëra që nuk i shërbejnë ekonomisë shqiptare. Biem dakord për ato që mendojmë që i shërbejnë ekonomisë shqiptare. Është debat super i shëndetshëm. Pra Fondin e ke këtu këmbëkryq, madje na vjen dhe me 24 tetor për të bërë buxhetin e viti 2016.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)