Rindizet zjarri në Rrogozhinë duke djegur ullishtet, flakët përhapen me shpejtësi nga era (VIDEO)

Një zjarr i madh është ndezur në fshatin Ballaj të Rrogozhinës duke djegur një sipërfaqe të madhe me ullishte.

Sipas informacioneve për Report Tv, zjarri ka nisur që mbrëmë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por flaktët janë përhapur me shpejtësi pasi janë favorisuar nga era e fortë. 

Zjarri ishte fikur më herët, por ai është ndezur sërish duke vazhduar që të djegë sipërfaqe të tëra me ullinj. Flakët vazhdojnë të pushtojnë pemët dhe bimësinë në këtë fshat. 

Më herët, një zjarr në fshatin Zambishtë të Rrogozhinës dogji 15 hektarë me ullishte. 

1600180663_zjarri.JPG

Zjarri në Rrogozhinë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm