Rishikimi i kufijve, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kundër: Diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara
Gjermania tërhoqi vërejtjen të premten se rivizatimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë tensionet etnike. Në hapje të takimit ndërmjet ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me ata të vendeve kandidate për anëtarësim në Vjenë,
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas
Gjermania tërhoqi vërejtjen të premten se rivizatimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë tensionet etnike. Në hapje të takimit ndërmjet ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me ata të vendeve kandidate për anëtarësim në Vjenë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara.
"Ne besojmë se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra dhe së këndejmi jemi shumë skeptikë," u tha ministri Maas gazetarëve. Edhe disa nga ministrat e tjerë të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, ritheksuan qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shfaqi drojën për "pasojat shumë negative", ndërsa shefi i diplomacisë finlandeze, Timo Soini, tha se kjo do të ishte e rrezikshme.
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, tha se "ndryshimet e kufijve gjithnjë kanë krijuar probleme të reja".
Edhe Britania e Madhe ka tërhequr vërejtjen se shkëmbimi i territoreve do të ishte destabilizues.
Ministrat e Jashtëm mbështetën ndërkaq vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat pritet të vazhdojnë më 7 shtator./ VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania me ambasadë në Kabul?
1 Shtator 2021, 15:15
-
Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm të Ballkanit u takuan në konferencën e drejtuar nga Maas! Gjermania: Brenda vitit negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
8 Qershor 2021, 09:46
-
Mediat në Bruksel: KE propozon Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që në qershor
3 Maj 2021, 14:30
-
'Non-Paper'-i slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkan, Rama-medias austriake: Turp! Kurrë s'e kam thënë apo mbështetur një gjë të tillë! Fake News
3 Maj 2021, 12:09
-
Vuçiç: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi me Kosovën
23 Prill 2021, 12:47
-
Ministri i jashtëm gjerman: Idetë për prekje kufijsh në Ballkan, jorealiste dhe të rrezikshme
23 Prill 2021, 10:50
-
Ministri i Jashtëm gjerman në Prishtinë, programi i vaksinimit në fokus të bisedimeve
22 Prill 2021, 15:48
-
Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën dhe Serbinë
21 Prill 2021, 14:52
-
BE dhe Gjermania në një zë për Shqipërinë: Të nisin sa më shpejt bisedimet për integrimin e saj
22 Mars 2021, 16:09
-
Ministri i Jashtëm gjerman Maas: Jo ndryshimit të kufijve në Ballkan! Këto diskutime nuk na çojnë përpara
5 Mars 2021, 08:27
-
Xhaçka bisedë telefonike me homologun gjerman: Zgjedhjet, moment i ri për reformat e integrimit! Reforma në drejtësi e pandalshme
2 Mars 2021, 19:48
-
Ministri i jashtëm gjerman/ Maas për Ballkanin Perëndimor: Jemi të fundit që frenojmë në BE
26 Dhjetor 2020, 11:18