Rishikimi i tretë i buxhetit, Denaj: Investime për të amortizuar goditjet nga pandemia

Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se buxheti po rishikohet për herë të tretë brenda një periudhe të shkurtër për të amortizuar goditjet nga pandemia me investime shtesë. "Situata buxhetore e vitit 2020 është shoqëruar me sfida e problematika të cilat lidhen me dy goditje të forta, si ajo  që lidhet me termetin e 26 Nëntorit, ashtu edhe me situatën epandemisë.

Si rrjedhojë, Qeveria Shqiptareështëpërshtatur duke ndryshuar buxhetin e shtetit nëpërmjet disa akteve, duke filluar nga ai i muajit mars, prill dhe ky për të cilin po diskutojmë.

Në këtë akt të tretë normativ paraqesim disa ndryshime që bëjnë të mundur përdorimin maksimal tëfunksionit stabilizues të buxhetit të shtetit, si intrument kryesor për të amortizuar një pjesë të efekteve të forta negative, por edhe si një mundësi shtesë për shumë projekte të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare.

Ndryshimi i parametrave makrofiskal, sikurse cituar edhe në javën e shkuar në diskutimin e ndryshimeve të Ligjit Organik të Buxhetit, do të jetë i përkohshëm dhe në periudhën afatmesme politika fiskale do të rikthehet qartësisht drejt objektivit të saj prioritarasaj të konsolidimit makro- fiskal.

Rritja e defiçitit buxhetor, në 8.4% e PBB dhe e borxhit publik total në nivelin rreth 80% të PBB, duke përdorur plotësisht hapësirat fiskale të buxhetit të shtetitështë një periudhë e përkohshme që vjen si domosdoshmëri.

Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje reale negative prej -4.3%, për vitin 2020, e cila pritet të pasohet nga një rritje e lartë pozitive në 3 vitet e ardhme, edhe si rrjedhojë e zhvillimeve në vend, rritjes së investimeve dhe nxitjes së konsumit.

Tkurrja e pritur në investimet private pritet të kompensohet nga një nxitje e fortë e investimeve publike, jo vetëm me investimet publike tipike në infrastrukture që këtë vit janë planifikuar rreth 16% me tepër se një vit më parë, por edhe nga investimet publike për ri-ndërtimin nga tërmeti, duke mbajtur kështu një premtim të qeverisëRama për rikuperim të menjëhershëm.

Në këtë akt normativ propozohen ndryshimet që vijojnë:

1.     Reduktimi në masën -63.1 miliardë lekë të të ardhurave buxhetore, kundrejt planit fillestar 2020, si rrjedhojë e impaktit negativ të pandemisë Covid-19.

•      Si rezultat i efekteve të mbylljes, në 6 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan me -17 % , krahasuar me vlerësimin fillestar të të ardhurave.

•      Deviacionet kryesore rezultojne ne tatimit mbi vlerën e shtuar, si dhe në tatimit mbi të ardhurat si rezultat i pezullimit të pagesave të tatimit mbi fitimin për kompanitë dhe efekteve në tatimit mbi pagat nga reduktimi i numrit të të punësuarve.

•      Për shkak të gjendjes së krijuar nga efektet e pandemisë, kemi parashikuar, që edhe ne 3-4 muajt në vijim, të rezultojmë përsëri me rënie në të ardhurat e programuara, në ritme më të ulëta se periudha që lamë pas.

2. Rritja e shpenzimeve buxhetore me rreth 30.16 miliardë lekë, me synim kryesor injektimin me financim të sektorëve prioritarë të ekonomisë, specifikisht përmes investimeve publike.

Do të sigurohet procesi i rindertimit dhe vijimësia e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, duke përfshirë:

-      14 miliardë lekë shtesë për fondin e rindërtimit, duke ulur vlerën e grantit nga 7 në 3 miliardë, por duke e çuar në vlerën 34 Miliardë lekëmbështetjen buxhetore.

Në terma të shpenzimeve korente:

·       Financimin shtesë në masën 900 milionë lekë të nevojës së NJVQV-ve për bonusin e qerasë sociale në kuadër të tërmetit të datës 26.11.2019, deri në fund të vitit 2020.

·       Alokimin e fondit shtesë prej 400 milionë lekë për Skemën e Fermerëve, bazuar në tejkalimin e pritshërive të MBZHR për aplikimet e vitit 2020.

·       Alokimin e fondit shtesë prej 500 milionë lekë për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike, në menaxhim të AKSHI-t.

·       Financimin në masën 400 milionë lekë të programit të ri të anglishtes dhe IT-së për ciklin e ulët.

·       Rritjen me 200 milionë lekë të fondit të planifikuar për skemën e Papunësisë, si rrjedhojë e parashikimeve dhe pritshmërive deri në fund të vitit 2020.

·       Alokimin e një fondi prej 200 milionë lekë, si parakusht për përthithjen e mbështetjes buxhetore të BE në kuadër të Projekteve IPA.

·       Sigurimin e organikës së mjaftueshme për strukturën e re të OFL-së me një kosto prej 40 milionë lekë.

·       Rritjen e strukturës organike të Policisë së Shtetit me 500 efektivë të rinj.

Në terma të shpenzimeve kapitale:

·       Alokimin e fondit 4 miliardë lekë për shpenzime shpronësimi dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura në sektorin e infrastrukturës.

·       Financimin shtesë 1 miliard lekë për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi.

·       Alokimin e fondit shtesë prej 3 miliardë lekë për FSHZH, për programe zhvillimi.

·       Alokimin e fondit prej 2 miliardë lekë për projektin madhor të Unazës së Re të Tiranës.

·       Financimin e projektit të Rrugës së Ersekës në masën 800 milionë lekë.

Të nderuar deputete,

I. Me qëllim:

-      Lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, e cila konsiderohet më e ndjeshme ndaj situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19;

-      Realizimin e reformave të mëtejshme të ndërmarra së fundmi nga qeveria në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Qeveria Shqiptare propozon përmes projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi te ardhurat”, që:

Tatimpaguesit me qarkullim, deri në 14 milionë lekë të mos tatohen, pra norma e tatim fitimit të jetë në shkallën 0%.Situata me të cilën përballemi, e ka bërë domosdoshmëri krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.

Edhe më herët gjatë situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, Parlamenti ka miratuar shtyrjen e afateve në mbrojtje tëinterest të biznesit.

Në vijim të diskutimit tim më lejoni tëpërmbledh shkurtimisht edhe nevojën për ndryshime në3 ligje që lidhen me:Fiskalizimin, Shkëmbimin Automatik të Informacionit dhe Procedurat Tatimore.

Situatae krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndër të tjera edhe vështirësi në zbatimin e afateve, për këtë arsye projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiaresynon shtyrjen e disa afateve të parashikuara në ligjin për të njëjtën çështje.

Konkretisht propozohet shtyrja e afateve

*propozohet shtyrja e afatit të raportimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke e ndryshuar nga afati 31 korrik 2020, në “deri në 15 nëntor 2020”.

Gjithashtu, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Grupi Drejtues i Forumit Global të OECD ka rekomanduar që afati i shkëmbimit automatik të informacionit ndërmjet juridiksioneve të zgjatet deri në fund të Dhjetorit 2020 vetëm për vitin 2020.

Për këto arsye, afati i shkëmbimit automatik të informacionit të parashikuar vetëm për shkëmbimin e parë automatik të informacionit me juridiksionet e tjera kompetente do të shtyhet nga “brenda 9-mujorit”, në “brenda datës 31 dhjetor”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, ‘Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit’”

Ky projektligj ka si qëllim shtyrjen e datës së fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për transaksionet me para në dorë.

Në kushtet kur pandemia globale COVID-19 ka krijuar një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, si dhe në vijim të masave të tjera të ndërmarra gjatë kësaj periudhe nga qeveria shqiptare, me qëllim mbështetjen e biznesit, propozohet që për transaksionet me para në dorë afati i fillimit të efekteve të ligjit të shtyhet më 1 shtator 2021.

Ndërkohë që, për transaksionet pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve me organet publike, si dhe ndërmjet tatimpaguesve me njëri-tjetrin, afatet e fillimit të efekteve të ligjit mbeten të pandryshuara.

 Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” synon rregullimin e funksionimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale ekzistuese deri në fillimin e efekteve të ligjit për fiskalizimin.

Në kushtet kur është propozuar shtyrja e fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, për transaksionet me para në dorë, për në 1 shtator 2021, lind e nevojshme që paralelisht, të bëhet një rregullim lidhur me funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzistuese

Duke qenë se pajisjet fiskale ekzistuese rregullohen nga dispozitat e ligjit për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, rregullimi i nevojshëm adresohet në dispozitatkalimtare e këtij ligji.

Përmes këtij projektligji propozohet edhe heqjen e masës së bllokimit të aktivitetit përpara afatit 30-ditor, nëse tatimpaguesi shlyen të plotë dënimin (tatim, kamatvonesë dhe gjobat), duke ardhur në ndihmë të bizneseve dhe duke shmangur ndërprerjen e aktivitetit për një periudhë 30-ditore.

Qeveria Shqiptare në këto muaj është angazhuar maksimalisht për të kryer detyrën e saj ndaj qytetarëve. Të pesë ligjet e mësipërme, i shërbejnë vijimit të mbështetjes dhe lehtësimit të sipërmarrjes në vend" tha ndër të tjera ministrja.


Lajmi kryesor:

Miratohet rishikimi i buxhetit! Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, fasha e re e TVSH-së deri në 10 mln lekë! Lokalet e natës dhe muzika ndalohen me ligj


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse